Më 08.09.2025, rreth orës 09:00, në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e qytetit se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore E.I. (50) nga fshati Gllogjë, komuna e Tearcës. Sipas raportit mjekësor, ai ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim në rrugën “Ilinden” në Gostivar. Një ekip policor nga DPB Gostivar ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e plotë të rastit.TS
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shtip pas hulumtimit të plotë të kryer dhe provave të siguruara, ngriti padi kundër shefit të suspenduar të Prokurorisë së lartë publike në Shkup, Mustafa Hajrullahu për pesë vepra penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së shërbimit” nga neni 143, si dhe veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353, paragrafi 1 i Kodit penal. Siç informojnë nga PTHP-ja, i akuzuari në periudhën prej shator të vitit 2023 deri më 24.10.2024, si person zyrtar – prokuror i lartë publik i Prokurorisë së lartë publike Shkup, në hapësirat zyrtare dhe gjatë kryerjes së shërbimit nga…
Derivatet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE). Me vendimin, bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,46 për qind në krahasim me vendimin paraprak. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 76 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78, EURODIZEL BS (D-E V) për 69,5 ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 69 denarë për litër.…
Lidershipi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) ka konfirmuar se do të shqyrtojë pjesëmarrjen e Partisë Progresive Serbe në grupimin politik, pas ngjarjeve të muajve të fundit në Serbi. Dhuna ndaj protestuesve në qytete të ndryshme kundër regjimit aktual ka shkaktuar debate brenda PPE-së për të vendosur nëse partia e Vuçiqit meriton të mbetet pjesë e kësaj familjeje politike. “Është e qartë se situata në Serbi po krijon një debat brenda familjes së Partisë Popullore Evropiane. Ne si PPE jemi të vetëdijshëm për zhvillimet atje. Ne i shohim fotografitë, ne i shohim zhvillimet. PPE nuk i mbyll sytë ndaj asaj…
Një 31 vjeçare ka vdekur dje në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK. Siç mëson Klan Kosova, e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes. Ndër tjera Klani, deri më tani merr vesh se në këtë rast se nuk bëhej fjalë për neglizhencë, por komplikime shëndetësore.
Nga VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave thonë se Prokuroria vazhdon t’i fsheh krimet e LSDM-së dhe BDI-së. Siç thonë nga DPMNE-ja, në rastin “Reket 2”, edhe pse Prokuroria Themelore Publike hapi procedurë parahetimore, procesi u pezullua. Kumtesa e plotë e VMRO-DPMNE-së: “Një skandal i ri rreth qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe BDI-së ka dalë në dritë, dhe sistemi gjyqësor dhe Prokuroria po e fsheh dhe mbulon atë. Gjyqësori, me një nivel gabimi statistikor prej 2%, vazhdon të bjerë, dhe Ljupço Kocevski, në krye të Prokurorisë Publike, vazhdon t’u shërbejë dhe t’i mbrojë me besnikëri kriminelët që votuan…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe pune në Strasburg. Siç informojnë nga MPJ, në kuadër të vizitës ministri Mucunski do të marrë pjesë dhe do të flasë në ngjarjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori. Krahas kësaj, është paraparë të realizojë takime pune me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Despina Haxhivasiliu, me zëvendësin e guvernatorit të Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Tomash Boçek, me drejtorin e përgjithshëm për të drejta të njeriut…
Pas 34 viteve pavarësi dhe pas aq shumë vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare si OSBE dhe ODIHR se nuk kemi ndarje të keqpërdorimeve të resurseve shtetërore gjatë fushatës parazgjedhore, për herë të parë kjo administratë tregoi edhe njohuri edhe dëshirë që gjërat të vendosen ashtu siç duhet, para së gjithash të jemi transparentë, të jemi llogaridhënës, ndërkaq të gjithë ne si qytetarët të dimë se cili automjet dhe cili resurs shtetëror përdoret për qëllime partiake. Për herë të parë po bëhet hap përpara në ndarjen e shtetit nga partia, një prej hapave kryesorë të cilët i trajtojmë, deklaroi sot drejtori i…
Më 08.09.2025 në orën 20:35 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nëpunës policorë nga Departamenti i policisë për Siguri në Qarkullimit Rrugor Gostivar, kanë privuar nga liria personin P.D.(26) nga Kriva Pallanka, pasi që me automjetin e tij të pasagjeve “Audi” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin e drejtonte, ka kryer parakalim të parregullt të kolonës së automjeteve në kthesë të me dukshmëti të pamjaftueshme. Ai është mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdeshshëm i automjetit”.
Shërbimi për Punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë ka filluar procedurën e brendimit, përkatësisht shënimit të të gjitha automjeteve zyrtare në vend. Qëllimi është që deri më 29 shtator, përkatësisht deri në fillimin e fushatës zgjedhore lokale, të gjitha automjetet zyrtare dhe automjetet shtetërore të markohen, përkatësisht të zëvendësohen targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, targa të veçanta në ngjyra, deklaroi drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë, Ivica Tomovski. Tomovski sot në konferencën për shtyp informoi se bëhet fjalë për rreth 7 deri në 7.5 mijë automjete, duke theksuar se…
Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të tij në çerdhen “Borëbardha” në lagjen Fushë Tophanë. Më poshtë shkrimi i plotë i Osmanit: Dita e parë në çerdhe është gjithmonë një moment i veçantë për fëmijën dhe për prindërit. Sot, me krenari dhe gëzim, e regjistrova fëmijën tim në çerdhe ku së bashku mësojnë dhe rriten fëmijë nga komunitete të ndryshme. Besoj se pikërisht kjo larmi është forca e Çairit – vend ku respekti, shoqëria dhe barazia mësohen që në moshë…
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron informim të plotë dhe me kohë të qytetarëve lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Bashkimin Europian, të cilat sipas njoftimeve do të hyjnë në fuqi më 12 tetor. Qëllimi është të shmangen vonesat në pikat kufitare. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BJB), Aleksandar Janev theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët evropianë dhe se, sipas rregullativës aktuale të BE-së, qytetarët do të duhet të plotësojnë aplikacione online. “Diskutojmë çdo ditë që kjo procedurë të jetë sa më e lehtësuar dhe e qasshme për qytetarët tanë. Pajtohem se problemi…

