Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka fajësuar palën serbe për dështimin e formimit të komisionit për të pagjeturit në raundin e radhës të bisedimeve të zhvilluara sot në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut. Ai në konferencën për media të mbajtur pas takimeve ka treguar mbi detajet e diskutimeve. Bislimi tha se për sot ishte planifikuar themelimi i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur me forcë dhe mbajtja e një takimi tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia duhet të dilnin me propozime konkrete. “Në pikën e parë, fatkeqësisht nuk arritëm që ta kryejmë misionin tonë, pra…
Author: Hamdi Kumanova
Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 33 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 32 gradë Celsiusë.
Deputeti Salih Murat shpreh krenarinë dhe nderin e të qenit zgjedhur si deputeti më i mirë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjysmën e parë të vitit 2025, sipas platformës “Deputeti Im”. Ky vendim është rezultat i punës së tij të palodhur dhe angazhimit të vazhdueshëm për interesat e qytetarëve dhe komunitetit turk. Analiza e platformës rendit Muratin si deputetin më aktiv në disa kategori: Propozime ligjore më të shumta Deputeti më aktiv në propozimet për ndryshime ligjore Pyetje parlamentare më të shumta Pjesëmarrje më e lartë në seancat plenare Deputeti…
Kundërkandidati im thotë se Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka përjetuar Çairin si shtëpinë e vet, por vetëm si një hap drejt një karrigeje në Qeveri. Për të, Çairi asnjëherë nuk ka qenë qëllim, por mjet. Kështu tha sonte kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani para qytetarëve të Çairit, ndërsa sfidoi kundërkandidatin e tij me një propozim të qartë. “Hajde të bëjmë një marrëveshje. Unë sot do të nënshkruaj, madje edhe te noteri nëse duhet, që nuk do ta lë komunën e Çairit deri sa ju të mos më ndërroni me votë. Asnjëherë, për asnjë funksion, pa…
Qytetarët për vite panë si një grusht njerëzish vidhnin dhe pasuroheshin mbi djersën e tyre, ndërsa BDI u rrinte rojë dhe u siguronte karrige. Kjo epokë ka marrë fund. Kështi e nis njoftimin për media koalicioni VLEN, ndërsa informojnë se me vendimin e Qeverisë, në krye të Këshillit kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë është vendosur një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Arben Fetai. “Ky është institucioni më i lartë që do të garantojë se askush nuk do të mund ta mbajë pasurinë e fituar me korrupsion dhe krim. Për herë të parë, shqiptarët udhëheqin mekanizmin që…
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Brazilit, pasi u shpall fajtor për udhëheqjen e një komploti për grusht shteti ushtarak pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Vendimi historik u mor nga një panel prej pesë gjyqtarësh, ku katër votuan për dënim dhe një për lirimin e tij. Bolsonaro akuzohet se ka kërkuar ndërhyrje të ushtrisë për të qëndruar në pushtet dhe se ka përhapur akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve. Përveç burgut, Bolsonaro është ndaluar të kandidojë për poste publike deri…
Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Konjat. Aksidenti në orën 5.25 të.mëngjesit kur një autobuz me targa greke i linjës Tiranë Athinë ka marrë para një motomjet. Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç.
MPB njofton se kanë humbur jetë dy punëtorë gjatë kryerjes së detyrave të punimeve, njëri në Dellçevë dhe një në Kavadar. Në një fabrikë në Delçevë, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi V.R. (30) nga Dellçeva ra nga një lartësi prej rreth tre metrash dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra, gjatë rrugës për në Spitalin Klinik në Shtip, ai vdiq në autoambulancë. Një inspektim u krye nga një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Dellçevës, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion. Një rast tjetër ka…
Serbia gjatë dhjetë muajve të fundit ka arritur një nivel të ri të represionit, dhunës dhe polarizimit, vlerësuan eurodeputetët, gjatë debatit në Strasburg mbi gjendjen e demokracisë në Serbi. Sipas tyre, presidenti Aleksandër Vuçiq ka vendosur një model autoritar pushteti, i cili nuk ka vend në Bashkimin Evropian. Eurodeputetët theksuan se është e domosdoshme të ndalet degradimi i mëtejshëm i demokracisë. Pas këtij debati, një pjesë e opinionit në Serbi konsideron se diskutimi në Parlamentin Evropian mbi përdorimin e forcës kundër protestuesve ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes BE-së dhe autoriteteve në Beograd. “Është e qartë se…
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se po të kishte pak sens të drejtësisë, presidentja Vjosa Osmani nuk do të dërgonte komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme përmes së cilës ky institucion ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re. Të enjten në KTV, Hasani ka deklaruar se ajo nuk do të duhej të dërgonte komente pasi nuk po sfidohen vendimet e saj. “Po të kishte pak sens të drejtësisë ajo, meqenëse nuk bëhet fjalë për…
Gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka reaguar pas konferencë së sotme për media të presidentes, Vjosa Osmani, në të cilën ajo është marrë përsëri me gazetarët, duke pretenduar se disa prej tyre kanë dalë nëpër dosjet që po hetohet Radojçiqi, por pa përmendur asnjë emër. Gashi ka shkruar se s’duhet t’i shihet e madhe Osmanit, meqë nuk e ka të lehtë që do t’i duhet t’ia dorëzojë detyrën e presidentes, Dimal Bashës, dhe sipas gazetarit kosovar, kjo është edhe arsyeja pse presidentja po she filma me “partizanë e gjermane”. “Mos ja shihni per te madhe, nuk e ka te…
Policia e Shtetit ka arrestuar Ermal Kostare alias Denis Rama (50), banues në Tiranë, në momentin kur tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë me gjeneralitete të tjera. Gjatë verifikimit të pasaportës në Pikën Kufitare Port Sarandë, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë. Pas verifikimeve, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi, pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar, me gjeneralitete të tjera, për…

