Më 11 shtator 2025, në orën 19:30, SPB Shkup ka marrë denoncim nga D.V. (53) nga Shkupi, i cili ka deklaruar se më 10 shtator 2025, rreth orës 14:10, në vendin e tij të punës – në një repart të firmës në zonën e Gjorçe Petrovit – është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, S.S. (43) nga Shkupi, për shkak të mosdurimit të ndërsjellë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës ligjor.TS
Author: Hamdi Kumanova
Më 11 shtator 2025, në orën 08:40, SPB Shkup ka marrë denoncim nga A.Gj. (84) nga Shkupi, i cili ka deklaruar se në një park në zonën e Gjorçe Petrovit, një person e ka sulmuar me forcë fizike dhe i ka marrë stolitë personale. Policia po ndërmerr masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.Ç. (37) dhe Z.M. (41), të dy nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas policisë, në një dhomë të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Manastirit, nëpunësit e burgut ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të parë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një telefon celular dhe sasi marihuane, e cila dyshohet se i ishte hedhur më herët përmes gardhit nga i denoncuari i dytë, në bllokun e hapur të institucionit. Materialet…
Çdo amvisëri ka të drejtë në korrigjim automatik të faturave një herë në tre muaj – rikujtojnë nga shoqata Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë. Ata alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home me fatura të përgjithshme dhe hedhja e tërë diferencës në një muaj është në kundërshtim me Ligjin për energjetikë dhe shkakton fatura padrejtësisht të rritura për qytetarët, përcjell TV21. Në qershor dhe korrik amvisëritë merrnin fatura më të ulëta në bazë të vlerësimit, ndërsa në gusht e tërë diferenca u hodh në një periudhë, me ç’rast konsumimi hyri në blloqe tarifore më të larta. Inxhinierët…
Skuadra e njohur turke, Galatasaray, ka shfaqur interes për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, në momentet e fundit të merkatos, sipas raportimeve të medias turke Fotomaç. Sipas burimeve, klubi i Stambollit e ka parë Muriqin si një alternativë të tretë për sulmin, pas dy yjeve të saj, Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, duke kërkuar të forcojë thellësinë e skuadrës në repartin ofensiv. “Galatasaray, që janë të interesuar për një sulmues që do të jetë rezervë e Osimhen dhe Icardi, e ku ka vendosur të përfshijë Vedat Muriqin si synim”, shkruan Fotomaç. Megjithatë, një transferim i tillë duket i…
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se në zgjedhjet lokale që po afrohen pret një fushatë me spekulime, konstruksione dhe të pavërteta nga opozita. Ai theksoi se koalicioni “Maqedonia Jote” ka rezultate për të cilat mund të flasë, si projektet e realizuara në komunat gjatë katër viteve të fundit, ashtu edhe arritjet në nivel qendror në 15 muajt e fundit. Mickoski shtoi se qytetarët do ta shohin dallimin mes periudhës kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet dhe qeverisjes aktuale të koalicionit përcjell ora24.tv „Pres fushatë të mbushur me spekulime, konstruksione dhe të pavërteta nga opozita dhe mbështetësit…
MPB njofton se më datë 11.09.2025, në orën 18:00 në Departamentin Policor Kamnjan, personi S.F. (20) nga fshati Siniçan i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 17:00 në vendin e punës në një punishte mekanike në fshat, ishte sulmuar fizikisht nga S.R. (28) nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti fjalim në hapjen solemne të Kongresit të 21-të të Mjekëve të Maqedonisë, i cili tradicionalisht organizohet nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhe konsiderohet si tubimi më i madh mjekësor në vend, me rreth 600 pjesëmarrës dhe shumë ligjërues eminentë nga vendi dhe jashtë tij. Gjatë fjalimit të tij, ministri Aliu u fokusua veçanërisht në shëndetësinë digjitale dhe digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe të sistemit në tërësi. “Në kuadër të strategjisë së përgjithshme për digjitalizimin dhe optimizimin e sistemit shëndetësor, tashmë kemi paralajmëruar edhe një…
Qeveria e Koresë së Veriut po zbaton gjithnjë e më shumë dënimin me vdekje, përfshirë për njerëzit që kapen duke parë dhe ndarë filma dhe drama televizive të huaja, zbuloi një raport i rëndësishëm i OKB-së. Diktatura, e cila mbetet kryesisht e izoluar nga bota, po i nënshtron gjithashtu njerëzit ndërsa kufizon më tej liritë e tyre, shtoi raporti.Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut zbuloi se gjatë dekadës së fundit shteti i Koresë së Veriut kishte forcuar kontrollin mbi “të gjitha aspektet e jetës së qytetarëve”. “Asnjë popullsi tjetër nuk është nën kufizime të tilla në botën e…
Një aksion i Policisë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës, ka rezultuar me arrestimin e një gruaje nën dyshimin për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin G. Sh. (41) nga fshati Bojanë në rajonin e Shkupit. “Më 11.09.2025, në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:00, pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe dyshimeve për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kryen një aksion…
” Prokuroria hesht, por populli nuk do të heshtë”, tha sot Bashkimi Demokratik për Integrim në konferencën për shtyp para Prokurorisë Publike në Shkup, të udhëhequr nga Besarta Alija. BDI i kujtoi opinionit se kanë kaluar muaj që kur kryetarja e Shkupit ka dorëzuar kallëzime penale kundër, siç i quajnë ata, “çiftit më të korruptuar në shtet” – Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu. “Bëhet fjalë për qindra ndërtime pa leje, dokumentacion të falsifikuar dhe manipulime me pagesat e taksave komunale, por megjithë mijëra dëshmi, Prokuroria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret. Kush e ka urdhëruar heshtjen e Prokurorisë?…
Ta dini që të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me zjarrin në deponinë Drislla, përcjell TV21. Mickoski tha se pas bisedave me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, është siguruar që së shpejti situata do të vihet nën kontroll. “Do të thosha që Vardarishtja është siguruar, ka mbetur Drislla, Drislla gjatë ditës së djeshme, do të thosha që ka qenë gati se e sanuar, por nga disa arsye të çuditshme, gjatë fundit të natës, sërish u ndez dhe me këtë sot do të merret…

