Drejtimi i një taksie në kryeqytetin rus nuk ka qenë kurrë punë shumë fitimprurëse për Saidin – një imigrant taxhik që jeton në rajonin e Moskës – por i ka siguruar të ardhura sa për të mbuluar shpenzimet. Tani, thotë ai, benzina është rritur për më shumë se 30 për qind në javët e fundit – nga 45 rubla për litër në 60. Në total, të ardhurat e tij ditore janë vetëm tri të katërtat e asaj që ka fituar më parë. “Punon, paguan qiranë dhe benzinën – këto janë të gjitha shpenzimet tua”, thotë Saidi – duke…
Author: Hamdi Kumanova
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza informon se sot pa energji elektrike do të jetë një pjesë e komunave të Karposhit dhe Gjorce Petrovit. “Duke iu referuar informacionit nga EVN Maqedoni, QRMK-Shkup informon se nga ora 9 deri në 14 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës përpara stacionit të fundit të autobusit 22 në Volkov, dhe në të njëjtën periudhë pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës Budapest në komunën e Karposhit.
Zyrtarët e lartë amerikanë dhe kinezë do të zhvillojnë sot një raund të dytë bisedimesh tregtare në Spanjë, në përpjekje për të zbutur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Takimi vjen në një moment kritik, ndërsa afati për ndalimin e mundshëm të TikTok në SHBA po afrohet. Bisedimet udhëhiqen nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng. Dy palët pritet të diskutojnë mbi marrëdhëniet tregtare, çështjet e sigurisë kombëtare dhe ndikimin e teknologjisë kineze në tregun amerikan. Takimi vjen pas raundit të fundit të negociatave në korrik, kur u arrit një…
Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar. Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish. Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”. Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si…
Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të diel pasdite është zhvilluar një protestë, raporton media holandeze AD.nl. Sipas raportimit, grupe demonstruesish janë mbledhur pranë objektit në Raamweg, ku kanë bllokuar qarkullimin. Për shkak të situatës, policia ka qenë e pranishme në numër të madh për të menaxhuar tubimin dhe për të ruajtur rendin publik. AD.nl thekson se protesta është zhvilluar pranë asaj që në Holandë njihet si “Kosovotribunaal” – term që përdoret për Gjykatën Speciale, ku po mbahen proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në tubimin e parë në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka filluar fushatën me thirrje për çlirim të Kosovës, e në përkrahje të Milan Radojçiqit. Njohës të sigurisë e politikës, vënë në pah dirigjimin e Listës Serbe nga Beogradi zyrtar, ndaj bëjnë thirrje për monitorim të fushatës dhe vëzhgim nëse ka bazë për vepër penale. “Të gjithë për vëlla Milanin”. Kjo ishte njëra nga parullat kryesore në nisjen e fushatës zgjedhore të Listës Serbe, në tubimin e mbrëmshëm në Mitrovicë të Veriut. Milan Radojçiq, emri i të cilit u brohorit, mbetet i kërkuari i organeve të rendit dhe drejtësisë,…
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në studion e “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN deklaroi se gjendja e sigurisë në vend “është e rëndë, për aq kohë sa në qytete të ndryshme kemi atentate”. “Në shumë raste, ngjarjet janë të pazbardhura. Atentatet e vitit 2025, siç është rasti i atentatit në autostradën Fier-Vlorë, nuk kemi ende autor. Ngjarjet e rënda tregojnë sërish se krimi është problem shqetësues. Nuk është ajo që tha kryeministri “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasi krimi është shqetësim për qytetarët e thjeshtë”, deklaroi Softa. “Në çdo atentat kemi viktima banakierë, kalimtarë të rastit… Kontrolli…
Izet Mexhiti Mbi 760 mijë euro për rekonstruksionin rrugëve: Ismail Qemali, Metodija Mitevski, Mehmet Gega, Nikolla Maleshevski dhe Gjorgji Pop Hristov, në Fushë Topanë. Investimet përfshijnë asfalt të ri, trotuare bashkëkohore, ndriçim tërësisht të ri, parkingje dhe sipërfaqe të gjelbërta. Do të vendosen edhe zhardonjerë dekorativë dhe lule, sepse duam që Çairi të ketë një pamje më estetike dhe më të pastër. Njëkohësisht nis edhe rekonstruksioni i rrugës “Maksut Sadik”, që lidh Çairin me Universitetin “Nënë Tereza”, sepse kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për studentët dhe qytetarët. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto…
Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor, përfaqësues të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzuan kandidaturat e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar komune dhe anëtarë të këshillit të Komunës së Gostivarit. Kandidati për kryetar komune është Valbon Limani (kryetari aktual i komunës) i cili i përket krahut të Aleancës për Shqiptarët, të cilin e udhëheq Arben Taravari. Bartës i listës për anëtarë të këshillit komunal është Valdet Xhaferi, kryetar aktual i degës së BDI-së. “Kjo kandidaturë bazohet në dëshirën për të bërë më të mirën për Gostivarin…
VMRO-DPMNE përmes një reagimi me shkrim akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarret nëpër deponi. Sipas VMRO-së BDI dhe LSDM duke mos siç thonë pranuar faktin se janë të mposhtur, merren me metoda të rrezikshme dhe kriminale. Partia maqedonase në pushtet thotë se në vend të politikës, shkaktojnë tym dhe helm përmes djegies së deponive të Shkupit. VMRO pyet se si është e mundur që pikërisht para zgjedhjeve të digjen deponitë dhe nëse pas kësaj qëndron strukturë e organizuar. Kjo parti i bën thirrje MPB-së dhe Prokurorisë urgjentisht të bëjnë hetime për siç thotë përfshirjen e këtyre strukturave në djegien e…
Më 12.09.2025, rreth orës 14:10, në SPB Shkup është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup. Në aksident janë përfshirë një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.A. (72) nga Shkupi, dhe një motoçikletë “Piaggio Beverly” me targa të Shkupit, e drejtuar nga E.I. (36) nga Shkupi. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij, E.I. (33) nga Shkupi, ka marrë lëndime trupore. Të dy u transportuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Një ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe…
Më 12.09.2025, rreth orës 13:00, në Vendkalimin Kufitar Dellçevë, në dalje nga shteti, nëpunës policorë kanë privuar nga liria E.O.A. (31) nga Republika e Bullgarisë. Gjatë kontrolleve kufitare u konstatua se ai kishte qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut më gjatë nga afati i lejuar ligjor. Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit iu gjetën pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shoferi në emër të një personi nga Republika e Turqisë, për të cilin më parë autoritetet kufitare të Bullgarisë kishin informuar se kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe ishte kapur në territorin e tyre. Personi u mbajt në stacionin policor, ndërsa…

