Author: Hamdi Kumanova

LSDM ka reaguar për djegien e deponisë “Vardarishte” e cila shkaktoi edhe ndotje të ajrit. Nga partia opozitare maqedonase thonë se “Maqedonia ka qeveri të paaftë që tregon histori ndërsa deponitë dhe fabrikat digjen. “Mbi 500 mijë banorë të Shkupit dhe zonës përreth po mbyten në tym toksik nga zjarret në Trubarevo, Drisla dhe Vardarishte, dhe qeveria po fshihet pas historive të sajuara për “sulme hibride”. Ndërsa qytetarët thithnin substanca kancerogjene, institucionet reaguan me vonesë, madje as nuk dolën në kohë për të informuar qytetarët, për të dhënë rekomandime ose për t’u treguar atyre se si të mbrohen”. “Banorët…

Lexo më Shumë

Sipas Novaya Gazeta Europe, duke cituar një burim nga FSB-ja, Kadyrov përdor tashmë një qese urinimi dhe pothuajse është tërhequr nga drejtimi i përditshëm i Çeçenisë. Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë dhe një nga figurat më të afërta të Kremlinit, po përballet me një gjendje shëndetësore gjithnjë e më të rëndë, që sipas burimeve ka ndikuar edhe në aftësinë e tij për të drejtuar rajonin. Sipas Novaya Gazeta Europe, duke cituar një burim nga FSB-ja, Kadyrov përdor tashmë një qese urinimi dhe pothuajse është tërhequr nga drejtimi i përditshëm i Çeçenisë. Problemet e tij shëndetësore lidhen me…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë, ndërkohë që ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, u tregua i padukshëm dhe i papërgjegjshëm përballë krizës. Në momentet kur Shkupi u mbulua nga re toksike, me erë plastike, goma e bateri të djegura, qytetarët prisnin informata, rekomandime dhe apel për mbrojtje. Por Mexhiti nuk doli para opinionit, nuk mori masa, nuk ofroi zgjidhje. Për të, më e rëndësishme ishte të shfaqej në aktivitete partiake, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Është paradoksale që Ministria që ai…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale të Shkupit ka urdhëruar masë paraburgimi prej 48 orësh për katër të dyshuar për zjarrin në Trubarevë. Personat në fjalë dyshohen për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe ambientit me mbeturina”. “Gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike – Shkup caktoi masën e paraburgimit për 4 persona: V.M., Z.S., M.D. dhe L.D.”, njoftojnë nga Gjykata. Ndërkohë që opinioni është në pritje të rezultateve nga matja e ndotjes të kryera nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Lexo më Shumë

Analisti politik Visar Ymeri, ka komentuar reagimin e presidentes pas arrestimit të kameramanit të Paparacit. Ai ka thënë se presidentja ka tejkaluar kompetencat dhe ka shfrytëzuar pozitën për qëllime personale. “Presidentja e ka keqpërdor pozitën e vet. Për mendimin tim, ajo ka zhvilluar një luftë për qëllime personale me këtë rast, jo vetëm me gazetarët, por në veçanti me Paparacin si medium,” tha Ymeri. Sipas tij, shkelja më serioze është përdorimi i pretenduar i informacionit të klasifikuar, që i vijnë presidentes nga AKI-ja dhe institucionet e tjera. “Me këto informacione ajo ka zhvilluar një luftë personale, dhe kjo…

Lexo më Shumë

Në Gjermani janë mbajtur në disa zona zgjedhje komunale, ku në garë për këshilltar ka pasur edhe shqiptar që jetojnë dhe veprojnë atje. Befasia ishte në qytetin e Leverkuzenit, ku i riu Abdulhamid Rizvani nga Jazhinca e Tetovës është zgjedhur këshilltar komunal në qytetin e Leverkuzenit. Abdulhamidi është një djalë punëtor, i cili jetën e tij ja ka kushtuar profesionit të tij. Me këtë zgjedhje të Rizvanit, tanimë mërgata që jeton në Leverkuzen do të përfaqësohet denjësisht.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte drejtoi kritika të ashpra ndaj kundërkandidatit të tij, duke e akuzuar se po përpiqet të rikthehet në Çair, jo sepse ka vizion, por sepse ndodhet në një “rrezik politik”. “Nuk mund të jesh 20 vjet kryetar i një komune pa vizion, pastaj ta braktisësh dhe të shkosh në një tjetër, e më pas të rikthehesh vetëm pse je në rrezik politik. Kjo është fyese”, deklaroi Osmani. Ai parashtroi pyetje që, sipas tij, sot i bën çdo banor i Çairit. “Pyetja e parë është: kush e la Çairin…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, është bërë një nga pronarët e konsorciumit ndërtimor “Smart Invest Group”, i cili bashkon disa investitorë të njohur nga rajoni i Pelagonisë për ndërtimin e komplekseve banesore. Nga java e kaluar, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-kryeministrit Nikola Gruevski ka hyrë në grupacion në vend të investitorit të ndërtimit Krste Nedelkovski nga Manastiri, i njohur si pronar i kompanive “Konkrit” dhe “BV Inxhinering”. Partnerët e rinj të biznesit të Janakieskit do të jenë biznesmenët e njohur nga Manastiri: Dragi Filevski (Mario Mateo), Pece Taleski (OHO Production), Filip Stojçevski (Çiflik), Vladimir Hristovski…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur një procedurë hetimore ndaj dy personave, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 10 shtator, në orët e mbrëmjes, në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup, të dy të dyshuarit, të moshës 44 dhe 46 vjeç, qëllimisht e kanë lënduar rëndë një person, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital. “Të tre ishin takuar dhe kishin pirë alkool së bashku, pas çka kishte nisur një zënkë verbale. Përleshja verbale u shndërrua në konfrontim fizik, dhe të dy të…

Lexo më Shumë

Një baba ka ngritur alarmin për zhdukjen e të birit, i cili është larguar nga banesa. 63-vjeçari ka denoncuar në polici një ditë më parë zhdukjen e 22-vjeçarit me iniciale E. K.. “Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.

Lexo më Shumë

Tre ditë para ndeshjes së tyre të parë në Ligën e Kampionëve, të mërkurën kundër Atalantas (ora 21:00), PSG fitoi 2-0 në Parc des Princes kundër Lens këtë të diel. Bradley Barcola u kujdes për gjithçka me një dygolësh të bukur (15’ dhe 50’). Por kjo ndeshje u kushtoi shtrenjtë kampionëve evropianë, të cilët humbën Khvitcha Kvaratskhelia, Lee Kang-in dhe Lucas Beraldo për shkak të lëndimeve. Pas kthimit nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare dhe tre ditë para se të prisë Atalantën në Ligën e Kampionëve, PSG kishte bërë rotacion në skuadrën e saj, tashmë pa Ousmane Dembélé dhe…

Lexo më Shumë

Barcelona ka shkruar histori në La Liga më 14 shtator 2025, duke shkatërruar Valencian me rezultatin 6-0 në “Estadi Johan Cruyff”. Për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, dy lojtarë të aktivizuar nga stoli shënuan nga dy gola secili në të njëjtën ndeshje. Protagonistët ishin Raphinha dhe Robert Lewandowski, të cilët pasi u futën në lojë nga trajneri Hansi Flick, gjetën secili dopietën. Ndërkohë, Fermin Lopez kompletoi spektaklin me dy golat e tij si titullar. Raphinha shënoi dy herë në momente kyçe ndërsa Lewandowski vulosi fitoren me dy goditjet e tij të sakta në minutat e fundit.…

Lexo më Shumë