Veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin e deklaratave manipulative të funksionarëve të caktuar. Kështu Komuna e Likovës e konsideron urdhëresën e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për mbylljen e deponisë komunale në Nakushtak, ndërkohë që nuk ka gjetur lokacion tjetër, ndërsa thonë se Urdhëresa është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe me Planin dhe Programin për Menaxhimin me Mbeturinat dhe deponitë regjionale, ku parashihet ndërtimi i deponisë regjionale në Sveti Nikollë. Reagimi i plotë i Komunës së Likovës: Në lidhje me…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski do të qëndroj sot për vizitë në Komunën e Kumanovës. Sipas njoftimit të press-shërbimit qeveritar gjatë qëndrimit në Kumanovë Mickoski do të vizitoj edhe kompleksin sportiv “Sokolana”.
Skandali më i fundit që po qarkullon në terren dhe në opinion është dëshmi e gjallë se BDI ka humbur çdo lloj orientimi politik. Marrëveshja e errët që është kurdisur mes të dërguarit të Ahmetit, Krenar Llogës kreut të Levicës, Dimitar Apasiev, me të përfshirë edhe sekretaren e tij të përgjithshme, Jovana Mojsovska, nuk është gjë tjetër veçse një tradhti e rëndë ndaj struganëve. Skenari është i qartë: Mojsovska futet si kandidate “surprizë” në Strugë, me mision të mbledhë votat e bllokut maqedonas gjoja për të parandaluar fitoren që në rrethin e parë të kandidatit që mbështetet nga…
Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare,ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Sipas policisë, telefonata alarmuese mbërriti rreth orës 19:00, ku u raportua se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë…
Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapjen e kantiereve të reja të ndërtimit, ndërsa shumë projekte të tjera pritet të zhvillohen. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar 62,9 mijë të punësuar. Peshën më të madhe për numrin e të punësuarve e mban Tiranë. Në kryeqytet numri i të punësuarve në ndërtim arriti në 24,350 të punësuar deri në…
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka folur mbi procesin gjyqësor të mbajtur në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Bosch, i cili mbajti një fjalim në protestën e së dielës në Hagë në mbështetje të Thaçit, theksoi se ngritja e kësaj gjykate është perceptuar jo si një përpjekje e sinqertë për drejtësi. “Unë kam qenë i përfshirë që në 2010-tën, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka më ndërkombëtarët për të sjellë paqe, kemi pasur negociata në Kosovë edhe kur u bënë zgjedhjet në Serbi dhe jemi përpjekur të zgjedhim rrugën e duhur. Tashmë e dimë…
Opinionisti Ilir Deda ka vlerësuar se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Dhomat e Specializuara është ndër më domethënëset në procesin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen në paraburgim në Hagë. Duke folur në emisionin Rubikon, Deda theksoi se mesazhi i Rubin ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që roli i tyre historik në çlirimin e Kosovës nga regjimi i Millosheviqit të vihet në pikëpyetje apo të zbehet. ”SHBA nuk e lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset”. ”Ata që dëgjojnë e kuptojnë se çka du me thanë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane të nisin krijimin e një “ombrelle mbrojtëse ajrore”, pasi Rusia bombardoi sërish qytetin ukrainas Zaporizhia, duke plagosur të paktën 13 persona, mes tyre dy fëmijë. Në një postim në rrjetet sociale më 16 shtator, Zelensky tha se raketat ruse “goditën qëllimisht për të terrorizuar popullin tonë”, duke dëmtuar “shumë ndërtesa banimi”. Ai shtoi se që nga fillimi i shtatorit, Moska ka lëshuar mbi 3,500 dronë dhe gati 190 raketa, si dhe mbi 2,500 bomba ajrore, kundër objektivave brenda Ukrainës dhe ka kryer “provokime ndaj partnerëve tanë”. “Kjo është pikërisht…
Kryeministri Hristijan Mickoski akuzon se partia politike e Majta ka nxjerrë kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë me qëllim që t’i përçajë votat kundër BDI-së dhe me këtë ta shpëtojë Ali Ahmetin nga disfata që e pret në tetor. Thelbi i këtyre zgjedhjeve, siç tha Mickoski është mposhtja e BDI-së dhe heqja e saj nga skena politike. “Qëllimi i tyre është i koordinuar me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim që të vijë deri në përçarjen dhe shtresimin e votave kundër BDI-së në ato komuna, pasi BDI kupton se në ato komuna nuk mund të fitojë…
Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti përmes një urdhëresë të lëshuar ditë më parë, ka mbyllur deponinë ilegale në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës. Një vendim i tillë erdhi pas protestave që banorët bënë ditë më parë duke i bllokuar kamionët e Ndërmarrjes Publike “Pisha” që po hidhnin mbeturinat aty edhe pas vendimit që ministria kishte marrë për pastrimin e asaj zone. Në urdhëresë Mexhiti ka potencuar se “kjo masë ndërmerret për mbrojtjen e mjedisit jetësor para se të shkaktohen pasoja të dëmshme dhe për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit…
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës se po shkel kushtetutën dhe nuk respekton rendin e ditës në Kuvend. Ajo tha se Kuvendi duhet të respektojë rregulloren. “Një vend ku kryeministri ka mbledhur të gjitha pushtetet. Siç kishte Enver Hoxha 90 përqind të pushtetit. Parlamenti është si një oaz ku ka dhe opozitë. Ndaj ne kërkojmë gjithpërfshirje. Për çfarë ka shkuar dhe po bërtet sot Edi Rama që; kemi hapur 4 kapituj? Një pjesë e kapitujve është gjithëpërfshirja. Ku është gjithëpërfshirja jonë? Kur nuk ka konsensus siç është kjo, duhet të respektoni këto dy libra, rregullore…
Vlerësoj se ajo që e pamë sot është me të vërtetë mbresëlënëse. Por kjo është vetëm një pjesë e asaj të cilën Dime, si kryetar komune, së bashku me administratën, këshilltarët, deputetët nga Jegunovci, por edhe nga rajoni i Pollogut, po bëjnë për Komunën e Jegunovcit. Në periudhën që vijon, siç tha edhe kryetari i komunës, do të kemi edhe projekte shtesë që do të financohen nga buxheti i shtetit, por njëkohësisht edhe nga buxheti i komunës. Pres që ky “bum” ndërtimor të vazhdojë, me ç’rast do të përmirësohen kushtet e jetesës, do të rritet niveli dhe standardi…

