Author: Hamdi Kumanova

Vetëm një kandidat deri më tani ka aplikuar në njoftimin e ri që u shpall në fillim të muajit nga Komisioni i ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtar Maqedonas në Strasburg, i cili u formua pasi tre kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni i mëparshëm nuk ishin sipas pëlqimit të qeverisë. Siç njofton “Sloboden Peçat” nga Komisioni ka marrë informacione se, në pesëmbëdhjetë ditët që nga hapja e konkursit, deri dje ka pasur një kandidat, dhe afati është 5 tetori, pra pesëmbëdhjetë ditë të tjera. Konkursi i ri ka pothuajse të njëjtat kërkesa që duhet të përmbushë një gjyqtar i…

Lexo më Shumë

Një rezolutë e re amerikane për Maqedoninë e Veriut, duke na uruar për 34 vjet pavarësi, është paraqitur nga senatorët amerikanë Peter Welch (Demokrat i Vermontit), Tom Tillis (Republikan i Karolinës së Veriut), Gene Shaheen (Demokrat i New Hampshire) dhe Pete Ricketts (Republikan i Nebraskës). Welch i bëri homazh 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike dhe miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut, raporton “Benningtonbanner”. “Lidhja e miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është jetike për përparimin e reformës demokratike dhe sundimin e ligjit në Evropën Lindore. Ne jemi mirënjohës për partneritetin e…

Lexo më Shumë

Një shtetase 19 vjeçe e Turqisë është arrestuar në Gostivar, përcjell TV21. Sipas Policisë, tek e njëjta janë gjetur substanca narkotike. “Më 18.09.2025, në orën 12:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Gostivar e kanë privuar nga liria A.B. (19) nga Republika e Turqisë, pasi tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar tableta dhe një send me mbetje marihuane. Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në banesën dhe hapësirat ndihmëse ku ajo jeton dhe i përdor në Gostivar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një bluarëse me mbetje marihuane, tableta, substancë e bardhë pluhur, peshore…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela sot së bashku me kandidatin për kryetar komune të Strugës nga AKI, Arsim Dalipi, në zyret e ASH-së në Strugë, u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci. Në këtë takim u bisedua mbi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit dhe mbarëvajtjen e tyre. Në lidhje me këtë takim, Sela ka shkruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve, andaj edhe mbarëvajtja e tyre dhe gjithë procesi duhet të shihen si të tilla nga të gjitha palët dhe aktorët e përfshirë. Shkrimi…

Lexo më Shumë

Në vijim është një aksion i madh i policisë në rajonin e Berovës, Pehçevës dhe Dellçevës, i cili po zbatohet prej mbrëmë dhe ende po zgjat. Aksioni është i orientuar ndaj shkatërrimit të një grupi të organizuar kriminel, i cili ka kryer prerje ilegale të pyjeve, keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e rryshfetit, si dhe vepra tjera të rënda kundër mjedisit jetësor. Nga MPB-ja konfirmuan se aksioni është në vijim dhe se së shpejti do të dalin me më shumë hollësira.

Lexo më Shumë

Ilija Dimovski theksoi se zgjedhjet lokale në Kërçovë do të jenë një garë atipike krahasuar me të gjitha të tjerat që shohim në Maqedoni. “Ajo betejë atje ka potencialin nga çdo aspekt, për të bashkuar të papajtueshmet dhe për të ndarë të pandashmet. Le të shohim”, tha Dimovski në emisionin “Click Plus” në “TV21”. Ai tha se në letër ka më shumë shqiptarë për nga numri, por në terren ka më shumë maqedonas. “Dhe sipas kësaj dinamike do të përcaktohet rezultati në Kërçovë”, shtoi ai.

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin Onkologjia 2 i cili zhvillohet kundër ish drejtorit medicinal dhe ekonomik të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për punë të pandërgjegjshme dhe krim financiar. Në seancën e kaluar dëshmoi një infermiere, e cila ishte përgjegjëse për spitalin ditor në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, derisa drejtor ishte Nino Vasev, e cila tha se ndonjëherë ka ndodhur që në klinikë të mos ketë ndonjë terapi, ndërsa pacientë të tjerë ta marrin, si dhe se ka pasur pacientë të cilëve…

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare përmes një kumtesë për media thotë se “rasti i fundit i vrasjes së grave në Veles ka treguar paaftësinë e plotë të qeverisë për të siguruar mbrojtjen e gjësë më të rëndësishme – jetës njerëzore”. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për të gjitha dështimet e institucioneve. “Ministri Pançe Toshkovski duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ka dëshmuar se është i paaftë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve. Në vend të një institucioni që duhet të mbrojë jetët e njerëzve, Toshkovski e ka shndërruar Ministrinë e Brendshme në…

Lexo më Shumë

Gjithsej 31 zjarre në vende të hapura janë regjistruar në vend deri sot në mëngjes në orën 07:00, prej të cilëve dy janë aktivë, dy janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, njoftoi QMK. Ende është aktiv zjarri në fshatin Viniçe të Shkupit ku po digjet pyll i ulët, si dhe në malin Kozhuf ku është kapluar pyll ahu. Nën kontroll janë zjarret në deponitë Drislla dhe Ostrec në Dellçevë.

Lexo më Shumë

Moti sot në mëngjes është i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit, erë veriore përkohësisht e fuqishme. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë. Në Shkup moti sot do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 30…

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa rrymë sot prej orës 9 deri në orën 12 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Ho Shi Min”, në lagjen Butel, kumtoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza. Rrymë prej orës 9 deri në orën 14 nuk do të kenë as shfrytëzuesit e rrugës “Studeniçanska” në komunën e Kisella Vodës.

Lexo më Shumë

“Shtëpia jonë, Çairi ynë nuk po ecën në rrugën e duhur. Sipas të gjithë parametrave që i analizuam, kjo shtëpi jonë po shkon drejt kolapsit të plotë. Sepse për 20 vjet është punuar pa vizion dhe pa plan. I vetmi ‘plan’, për fat të keq, ka qenë interesi personal”, deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me qytetarët. Osmani kritikoi ashpër menaxhimin e komunës dhe paralajmëroi se “funksionet e Çairit janë në kolaps të plotë”. Sipas tij, sot Çairi është “komuna më e ndotur në Shkup”, “komuna me problemet më të mëdha…

Lexo më Shumë