Author: Hamdi Kumanova

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua në Departamentin e Shtetit me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Andrju Stou. Nga MPJTJ njoftuan se në takim u diskutuan arritjet në 30 vitet e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, partneriteti strategjik, bashkëpunimi politik dhe sektorial, si dhe potenciali për thellimin e tyre të mëtejshëm. “Bashkëbiseduesit konfirmuan së bashku marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësore, të bazuara në vlerat e sigurisë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zëvendësministrin Jovica Andovski, përshëndetën të pranishmit në hapjen e Shkollës së 27-të Sindikale të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale. “Në kohë rekorde kemi realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në gjithë vendin, si pjesë e procesit strategjik për forcimin e kuadrit në sistemin shëndetësor. Paralelisht po zbatojmë edhe procesin e punësimit të specialistëve privatë, me të cilin po zgjidhim një problem ekzistencial disa-dekadësh të kësaj kategorie punëtorësh shëndetësorë. Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale është partneri ynë me të cilin me…

Lexo më Shumë

Në hapjen e shtabit të nëndegës së VLEN-“Hasan Prishtina”, në Lagjen Serovë, kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka shpallur një nga prioritetet kryesore për mandatin e ardhshëm: zhdukjen e mbeturinave nga hapësirat publike dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Çairit. “Do të punojmë që në vitin e parë qytetarët e Çairit të mos shohin më mbeturina me sy. Higjiena komunale do të ketë detyrë vetëm t’i mbledhë ato nga kontinjerët dhe të kujdeset për larjen e rrugëve. Çairi do të jetë komuna e parë me kontinjerë nëntokësor në vend”, deklaroi Mexhiti.…

Lexo më Shumë

Solidariteti i shqiptarëve me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nuk ka te ndalur. Pas protestave në Prishtinë dhe në Hagë, platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar edhe një aktivitete të ti. Kjo platformë ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit. Sipas njoftimit të kësaj platforme, në këtë iniciativë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Evropa. “Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të…

Lexo më Shumë

Gruaja 54-vjeçare kosovare punonte si pastruese në një azil pensionistësh në qytetin e Winterthurit dhe dyshohet se ka kryer gjithsej 19 vjedhje midis janarit 2020 dhe qershorit 2022. Sipas aktakuzës, ajo ka vjedhur bizhuteri, para të gatshme dhe monedha ari nga kasafortat, portofolet, sirtarët dhe arkat e banorëve, duke përvetësuar kështu mbi 40,000 franga zvicerane. Nga 19 viktimat e vjedhjes, dhjetë kishin vdekur tashmë në kohën e aktakuzës në dhjetor 2024, transmeton albinfo.ch. Pesëmbëdhjetë bizhuteri dhe 800 franga zvicerane në para të gatshme janë gjetur tek ajo. E akuzuara refuzoi të dëshmonte në procesin para Gjykatës së Qarkut…

Lexo më Shumë

Pep Guardiola është i njohur për fjalët e tij të papritura gjatë konferencave për shtyp, dhe këtë e dëshmoi edhe një herë përpara një përballjeje të nxehtë të Premier League midis Manchester City dhe Arsenal. I pyetur për luftën për titullin e Premier League, trajneri spanjol i qortoi me sarkazëm rivalët e tij londinezë dhe Liverpoolin. Artetës dhe Slot po u fishkëllejnë veshët… Sipas tij, nëse Mikel Arteta ose Arne Slot do ta ngrinin trofeun në fund të sezonit, kjo nuk do të ishte falë punës së tyre, apo cilësisë së brendshme të skuadrave të tyre, por thjesht…

Lexo më Shumë

Një qytetar nga Komuna e Klinës ka shpëtuar fatmirësisht pasi është goditur në kokë nga një plumb qorr. Sipas raportit të policisë, viktima thuhet se ishte duke qëndruar në oborrin e axhës së tij derisa ishte goditur në kokë nga një plumb qorr. Ai ishte dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa policia ka thënë Policia se është duke e hetuar rastin.

Lexo më Shumë

Kur banorët e Likovës pinin ujë me arsen, Erkan Arifi nuk shqetësohej. Sot, papritmas është bërë “patriot i madh” dhe na del se i dhemb shumë për shqiptarët. Por ky, me fytyrë korrupsioni, nuk mashtron më askënd. Në Matejç, shokët e Erkan Arifit dhe ministrat e BDI-së ndanin para për manastirin pikërisht në kohën kur po e shisnin shqiptarinë në kuadër të Ballkanit të Hapur: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në vitin 2021 dhe 1,5 milion në vitin 2023. Pra, sa ishin në pushtet, nuk u pengonte as kisha, as festa fetare. përkundrazi, i financonin me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një brifing me gazetarë, tha se qeveria nuk planifikon zgjedhje të parakohshme dhe do ta çojë mandatin deri në fund, pavarësisht kërkesave të BDI-së. “Kjo qeveri ka mandat katërvjeçar dhe nuk do të ishte e ndershme përballë qytetarëve që ta ndërpresim mandatin. VMRO-së ndoshta i përshtaten zgjedhjet, mirëpo ne e shohim nga prizmi shtetëror,” deklaroi Mickoski.

Lexo më Shumë

Njësia për Punë të Brendshme (NJPB) në Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër B.S. (50) nga Bogdanci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e tre veprave penale: “Dhunë”, “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Sipas policisë, më 09.09.2025, në një pompë benzine pranë Pikës së Kalimit Kufitar Bogorodicë, i dyshuari e ka kërcënuar G.K. (46) nga fshati Përdejc me një send të mprehtë. Pas incidentit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Bogdanc janë…

Lexo më Shumë

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.D. (43) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas policisë, gjatë muajit tetor 2024, i dyshuari ka futur drogë në repartin gjysmë të hapur të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Shtipit, ku ai vuante dënimin me burg. Më 1 nëntor 2025, është kryer bastisje në hapësirën ku qëndronte A.D., ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, hashash, tableta dhe një përzierje me heroinë.TS

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, po merr pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë, në Llugë të Podujevës. Në fjalën e tij, Ahmeti tha fjalë të mëdha për Zhitinë, transmeton Klankosova.tv. “Sot po ngrihet shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ‘Minatori’, shtatorja e Afrim Zhitisë, të lajmëtarit të lirisë. Ky ishte kryeredaktori që e kërkonin në qiell e ai vepronte në tokën e Kosovës”, tha Ahmeti. “Po ngrihet shtatorja e organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë ta shndërrojmë në rezistencë…

Lexo më Shumë