Sot në Kamp Film City në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it. Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’i dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas. Ndryshe dje në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City (Prishtinë), u mbajt inaugurimi simbolik i stemës dhe ngritja e flamurit të KFOR-it, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Kjo është një traditë e hershme në historinë e KFOR-it. Ajo paraqet kalimin pa ndërprerje ndërmjet dy komandantëve të KFOR-it dhe dëshmon përkushtimin dhe lidershipin e komandantit…
Author: Hamdi Kumanova
Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare. Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e Eurostat për lejet e qëndrimit dhënë për herë të parë dhe arsyet e tyre. Numri i individëve shqiptarë, që largohen për arsye punësimi, ka ardhur në rritje të ndjeshme vitet e fundit. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune…
Kandidati për Qytetin e Shkupit nga “Të pavarurit bashkë”, Goran Markovski, thotë se fokusi i tij është ndërtimi i tërësishëm dhe në kohë i stacionit të pastrimit për ujërat e zeza që do të nënkuptojë mbrojtje të ambientit jetësor dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë shkupjanët. Markovski ka premtuar edhe transport publik të organizuar dhe stimulimin e përdorimit të biçikletave. “Ndodhemi përpara stacionit të pastrimit për ujërat e zeza, projekti më i madh kapital i Shkupit që është në fazë realizimi. Ky projekt, për fat të keq, me sukses u prek nga lojërat politike. Në periudhën…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka inspektuar punimet në Bllokun Urban 70, prej ku deklaroi se epoka e “Tetovës së rrënuar dhe me gropa” ka marrë fund, ndërsa qyteti po hyn në një fazë të re të zhvillimit infrastrukturor. Me një investim prej 15 milionë denarë vetëm në këtë lagje, Kasami tha se është arritur transformimi i plotë i Bllokut 70, i cili për vite të tëra kishte mbetur i harruar nga pushteti i mëparshëm. Kasami theksoi se në kuadër të projekteve dhe investimeve nga komuna, po ndërtohen dhe rinovohen rrugë në lagjet Drenovec, Teqe, Potok,…
Një padi penale është dorëzuar kundër anëtares së Këshillit Gjyqësor, me iniciale L.G. nga Strumica, për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”, njoftoi Ministria e Brendshme, përcjell TV21. Sipas padisë, në periudhën nga gushti 2022 deri në janar 2024, ajo nuk ka raportuar ndryshimin në gjendjen pasurore të familjes së saj dhe ka vazhduar të marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit nga Strumica në Shkup. Në atë periudhë, asaj i janë paguar 291 mijë denarë dëm për buxhetin e Këshillit Gjyqësor. MPB thekson se L.G. me këtë ka përfituar dobi pasurore të paligjshme dhe ka mashtruar Këshillin, i cili…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot me në pres-konferencë informuan se është shpallur prokurimi publik për ndërtimin e një poliklinike të re në Butel. “Ky është një investim i rëndësishëm për banorët e kësaj komune dhe për vendbanimet përreth, të cilët për herë të parë do të kenë një poliklinikë afër vendbanimit të tyre. Bëhet fjalë për një investim me një vlerë totale prej mbi 117 milionë denarë. Objekti i ri do të përbëhet nga përdhesa dhe një kat, me një sipërfaqe prej mbi një mijë metra katrorë dhe do…
Gjatë muajit shtator, policia e Maqedonisë së Veriut ka privuar nga liria mbi 100 persona, përfshirë disa të mitur, në kuadër të aksioneve operative kundër trafikimit të paligjshëm të drogës. Gjatë kontrolleve personale dhe të automjeteve, në posedim të të dyshuarve u zbuluan dhe sekuestruan sasi të ndryshme të marihuanës, lëndë të bardhë të trashë, pluhur të bardhë dhe kafe, tableta MDMA, amfetaminë, heroinë dhe thërrmues informon Tetovasot Në disa raste të veçanta, më shumë se 15 persona u arrestuan dhe kundër tyre u ngritën kallëzime penale për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Po…
Në një takim të organizuar në Cyrih, me pjesëmarrjen e afaristëve, profesorëve dhe aktivistëve të komunitetit shqiptar në Zvicër, filantropi Lazim Destani përcolli një mesazh të qartë për rëndësinë e unitetit dhe pjesëmarrjes qytetare në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Lazim Destani u bën thirrje shqiptarëve për unitet dhe dalje masive në zgjedhje Lazim Destani u bën thirrje shqiptarëve për unitet dhe dalje masive në zgjedhje Aktuale October 02, 2025 – 13:22 Shpërndaje: Në një takim të organizuar në Cyrih, me pjesëmarrjen e afaristëve, profesorëve dhe aktivistëve të komunitetit shqiptar në Zvicër, filantropi Lazim Destani përcolli një…
Pas bastisjeve gjatë ditës së djeshme në Gjorçe Petrov të Shkupit, policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale D.B. Sipas Policisë, tek i njëjti janë gjetur sasi të mëdha të kokainës dhe marijuhanës. Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup, me urdhër paraprak gjyqësor, ka kryer bastisje në tre lokacione në rajonin e Gjorçe Petrovit. Gjatë aksionit është arrestuar D.B. (24) nga Shkupi, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marijuhanë dhe para. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, për vepër…
Digjitalizimi, ndërveprimi, siguria kibernetike, lidhja e institucioneve dhe sfidat e kohës së re – nga inteligjenca artificiale deri te pjesëmarrja në sektorin e biznesit dhe komunitetin akademik, janë temat kryesore të diskutimit në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025. Ky event rajonal, që mbahet sot në Shkup, i bashkon liderët e transformimit digjital nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, para fillimit të Samitit theksoi se në Shkup janë mbledhur përfaqësues të shteteve dhe ekonomive nga i gjithë Ballkani Perëndimor, ekspertë, përfaqësues të korit diplomatik dhe të biznesit rajonal. Ai shprehu…
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar sot në mëngjes një video të re nga terreni, duke dëshmuar edhe njëherë vizionin dhe vendosmërinë e tij për të vazhduar ndryshimin e Çairit. Në pamjet e publikuara, shihet puna që po zhvillohet në rrugën Banatska, e cila po ndërtohet nga e para për të ofruar standarde moderne për qytetarët. Përmes këtij projekti, Mexhiti thekson angazhimin e tij për të sjellë investime konkrete në çdo lagje, duke mos lënë asnjë pjesë të komunës pas dore. “Punë, investim e përkushtim për çdo lagje, për…
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili mbështet nga VV-ja, nuk ka ndonjë dallim të madh me Listën Serbe. Në emisionin “Konfront” në KTV, ai ka thënë se Nenad Rashiq dhe Lista Serbe punojnë ditë e natë që ta minojnë rendin kushtetues. Ai ka bërë me dije se të dy palët shfrytëzojnë privilegjet kushtetuese. “Lista Serbe, njësoj si Nenad Rashiq i shfrytëzojnë të gjitha privilegjet e Republikës së Kosovës që ia jep Kushtetuta e Kosovës, Kuvendi i Kosovës. Por edhe Rashiqi edhe Lista Serbe, punojnë ditë…

