Author: Hamdi Kumanova

Me krenari të madhe, Tessa Group prezantoi emrin e saj të ri korporativ. Tessa Group është marka e re që bashkon forcat e Infosoft Systems Shkup dhe CPP Shërbime, një hap që nuk është thjesht një ndryshim emri, por simbol i unitetit, vizionit dhe përparimit të vazhdueshëm. Pronari, Airi Shej, theksoi se kjo ribërje e markës është më shumë se një ndryshim vizual: “Sot fillon një kreu i ri dhe emocionues për të gjithë ne – i mbushur me mundësi të reja dhe një qëllim i ripërtërirë. Me këtë ribërje të markës, unë personalisht dëshiroj të ndaj përkushtimin tonë të…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën rajonale Haraçinë-Nikushta, përcjell TV21. Dy vetura, njëra e tipit “VW Golf 4” dhe tjetra e tipit “VW Touran” kanë përfunduar jashtë rrugës. Nuk ka te lënduar, ndërkaq shkak i aksidentit besohet të kenë qenë bagëtitë në rrugë dhe mos-përshtatja e shpejtësisë.

Lexo më Shumë

LSDM sot ka akuzuar Qeverinë se ka vendosur që nga 1 nëntori, qytetarët do të duhet të paguajnë TVSH edhe për porositë më të vogla nga jashtë vendit, për dërgesat nën 22 euro. Nga LSDM thonë se në vend që të mbronin interesat e njeriut të zakonshëm, të të rinjve dhe familjeve që porosisin lirë në internet, Mickoski dhe qeveria e tij zgjodhën t’ua lehtësonin edhe më shumë xhepat. “A duhet kjo qeveri t’i mashtrojë njerëzit, ku do të gjejnë gjithçka? Pse po goditet xhepi i qytetarëve dhe po u mohohet mundësia për të blerë më lirë…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka deklaruar sot se garanton se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton SHENJA. Bujar Osmani, i pyetur për deklaratën e kryeministrit Mickoski se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se shpreson që kryeministri ta ketë kuptuar realitetin dhe dëmin të cilin po ja bën shtetit me veprimet e tij. “Mereni fjalën time, ju them nga gjitha argumentet, marrëveshjet, bisedimet që i kemi në skenën politik se menjëherë pas zgjedhjeve lokale kemi zgjedhje parlamentare në të cilën do të kemi një qeveri të…

Lexo më Shumë

Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’u prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Për sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do t’i prezantojnë kandidatët e tyre në Zelenikovë, Ilinden, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërsa LSDM paralajmëruan aktivitete në Demir Kapi, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë. Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, do…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i vitit 2025 deri më 30 shtator, gjithsej 18,458 shoferë janë sanksionuar në vend për drejtim mjeti pa leje drejtimi, njofton Ministria e Punëve të Brendshme informon Tetovasot. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën nga 01.01.2025 deri më 30.09.2025, gjatë aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e sigurisë rrugore, përfshirë edhe kontrollet e Njësisë Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor, janë konstatuar dhe ndëshkuar mijëra raste të ngjashme në të gjitha Departamentet e Punëve të Brendshme në vend. Shkeljet më të shumta janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë (3,275) dhe SPB Shkup (3,202), ndërsa pasojnë SPB…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi publik, duke theksuar se ky rast përbën një nga aktet më të rënda kundër sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. “Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se Sheholli, pavarësisht hapësirës së madhe mediatike që ka pasur në vend, dyshohet se ka…

Lexo më Shumë

E lanë valixhen në vend publik me rrezik të lartë, i nënshtrohet kontrollit të Antiterrorit Dy të huaj e kanë lënë bagazhin përpara ndërtesës së VMRO-DPMNE-së “Plusinfo” ka publikuar ekskluzivisht dy video, që tregojnë një burrë dhe një grua që i afrohen ngadalë parkingut të biçikletave, nën tabelën e madhe të partisë VMRO-DPMNE, duke shikuar përreth dhe lart. Burri e lë shpejt valixhen e zezë pranë biçikletave të parkuara dhe të dy largohen shpejt nga vendi.

Lexo më Shumë

Në disa lokacione në të gjithë Shkupin, në lagjet Gjorçe Petrov, Hrom dhe Nerez, dje pasdite u krye një operacion i koordinuar policor për shpërbërjen e një grupi të organizuar të dyshuar për trafik droge, transmeton Portalb.mk. Operacioni u krye nga inspektorë të Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me një prokuror nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas informacioneve, cak i operacionit ishte një grup që shpërndante kokainë në zonën më të gjerë të kryeqytetit. U kryen bastisje si pjesë e hetimit,…

Lexo më Shumë

Krijuesit e Chat-GPT kanë zbuluar se cilat profesione janë më të rrezikuara nga zhvillimi i inteligjencës artificiale. Sot, gjithnjë e më shumë njerëz janë të shqetësuar për mundësitë në rritje të inteligjencës artificiale, dhe me të drejtë. Edhe pse askush nuk mund të parashikojë me saktësi se sa shpejt do të zhvillohet ajo në vitet e ardhshme, fakti është se ajo tashmë po e ndryshon botën në të cilën jetojmë dhe po ndikon ndjeshëm në tregun e punës. Kompania Open AI publikoi një punim të titulluar “Matja e efektivitetit të modeleve tona në detyrat e botës reale”, i cili vlerëson…

Lexo më Shumë

Sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet një nga çështjet më të pazgjidhura, pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite. Nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Avdi Hoti ka ngritur sërish shqetësimin për mungesën e veprimeve konkrete nga institucionet përgjegjëse, duke thënë se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje alternative me kompanitë vendore të sigurimeve kanë dështuar. Hoti ka deklaruar për “Front Online” se megjithëse pagat dhe orët shtesë po paguhen me rregull, problemi kryesor mbetet mosrealizimi i sigurimeve shëndetësore për policët. Ai thotë se janë në prije të një përgjigje nga Ministria e Punëve…

Lexo më Shumë

Më 7 tetor 2025, njësitë speciale të Policisë së Shkupit realizuan një bastisje në banesën e M.J., 40 vjeçar nga Shkupi, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy qese me amfetaminë, pesë shishe me lëng amfetamine, komponentë për prodhimin e amfetaminës, si dhe një peshore digjitale me gjurmë kokaine dhe substanca të tjera prekursorë. Nga MPB thonë se personi i dyshuar u arrestua menjëherë. Ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal për trafikim të paligjshëm të drogës. Policia ka publikuar edhe pamje nga operacioni për të treguar angazhimin në luftën kundër drogës…

Lexo më Shumë