Author: Hamdi Kumanova

Nga MPB thonë se është identifikuar dhe sanksionuar personi që me automjet zyrtar në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup kaloi mbi dy vija të plota dhe përdori “flesherë”. “Sot (11.10.2025), zyrtarë policorë nga SPB-Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me B.B., pas publikimit të videos më 09.10.2025 në rrjetet sociale, ku shihet se në bulevardin “Aradhet Partizane” ai drejtonte një automjet zyrtar të markës “Škoda” me targa të Shkupit, duke përdorur pajisje për sinjalizim (rotacione) dhe duke kaluar mbi dy vija të plota. Ndaj B.B. janë ndërmarrë masa sipas nenit 139 paragrafi 11 dhe nenit 30 paragrafi 5 të Ligjit për Sigurinë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partitë opozitare i bashkon dashuria ndaj pushtetit dhe urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së. “Në këto zgjedhje kemi dy mundësi. Mundësi të tretë nuk ka. Njëra mundësi është një koalicion gjysmëformal. në disa momente joformal, ndërsa në thelbin e saj të thellë, shumë formal, në të cilin bëjnë pjesë partitë politike, të cilat janë bashkuar për dy qëllime kryesore. E para është pushteti dhe dëshira për pushtet. Dhe e dyta është urrejtja patologjike ndaj VMRO-DPMNE-së. Këto janë koalicioni LSDM-BDI dhe partia politike E Majta. Janë bashkuar Venko, Aliu dhe Dimçe sepse pushteti është më i dashur…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi ndaj deklaratave të fundit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas atyre lokale. Sipas BDI-së, Mickoski mund të jetë i gatshëm për një matje të re elektorale, por “problemi qëndron te aleatët e tij shqiptarë të VLEN-it, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i shmangur zgjedhjet”. “VLEN e di shumë mirë se pas 19 tetorit nuk do të mund të fshihet më pas Mickoskit, sepse shqiptarët do t’i ndëshkojnë për nënshtrimin, për dështimet dhe për mungesën totale të legjitimitetit,” thuhet në reagim. Sipas BDI-së, arsyetimet…

Lexo më Shumë

Në tubimin e mbajtur sonte në komunën e Zhelinës, njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, mbajti një fjalim të fuqishëm drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të ndryshimit politik në vend. Duke folur për nevojën e një epoke të re në politikën shqiptare, Kasami goditi ashpër kundërshtarët e tij politikë, duke përdorur një metaforë që ngjalli entuziazëm të madh në publik: “Ata i ndrojnë emrat si thotë populli, ujku e ndron qimen po jo edhe tabiatin. Aliu është po ai që ka qenë, prandaj në këto zgjedhje janë ato që Aliun duhet ta çojnë…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi projektet kryesore shëndetësore që janë pjesë e programit të tij për katër vitet e ardhshme, duke paralajmëruar një qasje të re në politikën lokale shëndetësore. “Unë sot, por edhe si kryetar i ardhshëm, e shoh veten si mjek kujdestar për 80.000 banorët e komunës së Çairit,” deklaroi Osmani, duke theksuar se, megjithëse shëndetësia nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë komunale, çdo politikë lokale ndikon në shëndetin e qytetarëve. Projekti më i rëndësishëm që Osmani paralajmëroi është krijimi i një spitali mobil, si një karvan që…

Lexo më Shumë

Shërbimet ambulatore dominohen nga çrregullimet neurotike, të lidhura me stresin dhe somatoforme, të cilat përbëjnë mbi 60% të të gjitha rasteve, të ndjekura nga çrregullimet e humorit (13.6%) dhe skizofrenia (6.3%), raporton Portalb.mk. Hulumtimet e kryera pas pandemisë Covid-19 tregojnë se të rinjtë janë një grup veçanërisht i prekshëm – pothuajse çdo i treti adoleshent raportoi simptoma të depresionit ose ankthit, gjë që tregon pasojat psikologjike afatgjata të krizave shëndetësore dhe sociale. Këtë e tregon raporti mbi çrregullimet mendore në Maqedoni i përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili u botua me rastin e 10 tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar pushtetin e OBRM-PDUKM-së se ata që do t’i bënin maqedonasit krenar, të gjitha i kishin premtime me gënjeshtra. “Vetëm një vit e gjysmë më vonë, askush nuk është krenar. Pse nuk kanë sloganin “Maqedonia krenare”? Sepse askush nuk është krenar për standardin e shkatërruar të jetesës, për mashtrimet me pensionet, për çmimet që rriten në mënyrë të pakontrolluar dhe për stagnimin e pagave. Ka kaluar pothuajse një vit e gjysmë që kur Mickoski dhe banda e tij morën pushtetin. Askush nuk është krenar për faktin që 17,000 njerëz u larguan nga vendi brenda…

Lexo më Shumë

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit, i cili nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve lokale, janë tregues se lideri i VMRO-DPMNE-së është i gatshëm për një matje të re elektorale. Por problemi nuk qëndron te ai, problemi është te aleatët e tij shqiptarë të VLEN-it, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i shmangur zgjedhjet. VLEN e di shumë mirë se pas 19 tetorit nuk do të mund të fshihet më pas Mickoskit, sepse shqiptarët do t’i ndëshkojnë për nënshtrimin, për dështimet dhe për mungesën totale të legjitimitetit. Ata e dinë se zgjedhjet do të jenë…

Lexo më Shumë

Profesori dhe historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov ka kritikuar qasjen që ka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit ndaj komunitetit bullgar në RMV, e poashtu dhe ngecjen që po bën ai në procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Nga Mickoski po vërejmë sulme negative kundër Bullgarisë, kundër politikës së jashtme bullgare. I njejti person tha para disa muajve se dëshiron nga BE që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pasi që vendi të anëtarësohet në BE, gjen arsyetime, mirëpo ai duhet ta dijë që BE nuk është Akademi Shkencore që merret…

Lexo më Shumë

Pas grabitjes së armatosur që ndodhi sot në një artari në qendër të Gostivarit, policia ka gjetur veturën me të cilën dyshohet se janë larguar autorët. Automjeti është gjetur i djegur në rajonin e Mavrovës, shkruan Pa Censurë. Ndërkohë, forcat policore po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë për kapjen e grabitësve. Hetimet janë në vijim.

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut do të shënohet 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore. Më 1941, populli u ngrit kundër fashizmit, me një kryengritje të armatosur. Për shkak të festës, sot në vend është ditë jopune, ndërsa do të ketë organizime të ndryshme. Nga ora 12:30 do të mbahet akademi solemne me temë “Në rrugën e duhur, për një atdhe me të ardhme”, në INQK “Marko Cepenkov” në Prilep.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike. Tutje, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, Sheholli ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të…

Lexo më Shumë