Author: Hamdi Kumanova

Tre oficerë u vranë dhe 13 të tjerë dhe ushtarë u plagosën në një shpërthim në një shtëpi në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës. Sipas La Repubblica, policia po evakuonte shtëpinë, ku ndodheshin tre persona, kur ndodhi shpërthimi. E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb, duke i zënë poshtë. Shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë gazi. Dy 60-vjeçarë, një burrë dhe një grua që duket se janë vëlla e motër, janë arrestuar në lidhje me incidentin, ndërsa një i afërm i tretë është ende në kërkim në zonë. Shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe e përfshirë nga flakët, dhe…

Lexo më Shumë

Donald Trump konfirmoi të hënën se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten. Në aeroplanin presidencial në fluturimin e kthimit nga Lindja e Mesme, presidenti amerikan u përgjigj “Unë besoj se po”, kur u pyet nga një gazetar nëse do të takohej të premten në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”. Më herët, presidenti ukrainas tha se armëpushimi i arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump do të jepte “shpresë shtesë për paqe” në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan aspiron…

Lexo më Shumë

Kepi i Gjelbër ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote në futboll. Shteti afrikan me mbi 500 mijë banorë arriti suksesin e madh pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Etsuatinit, duke siguruar vendin e parë në Grupin D me 23 pikë dhe duke lënë pas vetes madje edhe Kamerunin – një nga emrat më të mëdhenj të futbollit afrikan. Kjo arritje shënon një moment historik jo vetëm për futbollin e Kepit të Gjelbër, por për të gjithë rajonin, duke treguar se edhe kombet e vogla mund të bëjnë mrekulli në arenën…

Lexo më Shumë

Varshava është në luftë me Rusinë në hapësirën kibernetike dhe e vetmja aleancë ushtarake e dobishme për vendin është NATO. Kjo u deklarua nga Slawomir Czenskevich, kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare Polake (BBN). “Polonia është aktualisht në luftë me Rusinë në hapësirën kibernetike, e cila nuk është më një situatë kërcënuese”, tha ai. Sipas S. Tsentskevich, vepron një rrjet agjentësh që veprojnë në vendet e BE-së ku kryhen pagesa me kriptomonedha, gjë që u lejon atyre të shmangin kontrollin e shërbimeve speciale. Ai e akuzon këtë rrjet për “sulme hibride” – shkelje të hapësirës ajrore të vendeve të…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur katër ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë dhe sot. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime dhe takime me qytetarët në komunat Probishtip, Kratovë, Rankovcë dhe Kriva Palankë. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp. LSDM-ja opozitare do të vizitojë komunat e Shkupit si Saraj dhe Çair, këtë pasdite. Në mbrëmje, karvani i LSDM-së do të jetë në komunat Novaci, Resnjë dhe Manastir. Përfaqësuesit e VLEN-it do të kenë një takim me…

Lexo më Shumë

Kur populli zgjohet, asnjë mashtrim nuk mund ta ndalë. Kur e vërteta del në dritë, errësira e gënjeshtrës digjet vetë. Kur shqiptari ngrihet me dinjitet, askush s’mund ta mashtrojë më me flamur në dorë e me xhep të mbushur. Mbrëmë, sot, dhe çdo ditë që po vjen, shqiptarët janë duke e fituar betejën me frikën, me mashtrimin dhe me patriotizmin e rremë. BDI përpiqet t’i kthejë zgjedhjet lokale në “referendum”, sepse s’ka më çfarë të tregojë, as punë, as besim, as rezultat. Por populli shqiptar e njeh mirë këtë skenar: e ka parë 23 vite me radhë të…

Lexo më Shumë

Kina ka deklaruar se është e gatshme të përballet deri në fund në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave shtesë deri në 100% mbi mallrat kineze. Masa e paralajmëruar vjen si reagim ndaj vendimit të fundit të Pekinit për kufizimin e eksporteve të metaleve të rralla – komponentë strategjikë në teknologjinë moderne dhe mbrojtjen. Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë u shpreh: Lidhur me çështjen e tarifave dhe luftërave tregtare, qëndrimi i Kinës mbetet i qëndrueshëm. Nëse doni të luftoni, ne do të luftojmë deri në…

Lexo më Shumë

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ai madje u shpreh se i urojnë fitore kryetarit, derisa tha se kanë dëshirë që të ketë sukses. “Ne e pranojmë këtë rezultat, i urojnë kryetarit fitore. Sinqerisht kemi dëshirë me pas sukses, sepse komuna e Kamenicës është një komunë që po ka shumë ngecje në zhvillim, po ka shumë largim të popullësisë dhe shumë probleme tjera”. “Ka nevojë që të bëhet shumë më shumë sesa vetëm administrim i komunës”, u shpreh tutje Kastrati.

Lexo më Shumë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Meksikën javën e kaluar kanë lënë të paktën 64 të vdekur dhe 65 të zhdukur. Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, ndërprenë energjinë elektrike në disa komuna dhe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, raporton Reuters. Autoritetet meksikane kanë vendosur mijëra personel për të ndihmuar në evakuimin, pastrimin dhe monitorimin e zonave në Bregun e Gjirit dhe shtetet qendrore më të prekura nga shirat, të cilat vazhduan gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar. Laura Velazquez, koordinatore kombëtare e mbrojtjes civile, ka thënë se Hidalgo dhe Veracruz ishin shtetet më të…

Lexo më Shumë

Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në Shqipëri. Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen…

Lexo më Shumë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen në Gaza, duke thënë se nëse do të linte duhanin, “mund të vriste dikë”. Komenti u bë gjatë një bisede informale me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili u zotua se do të përpiqej ta ndihmonte Melonin ta linte duhanin. Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit, i tha Melonit: “Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”. Presidenti francez Emmanuel Macron, që ndodhej pranë tyre, ndërhyri me një buzëqeshje duke thënë: “Është e pamundur!”, duke nënvizuar…

Lexo më Shumë

Greqia paralizohet sot përsëri nga një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe , e dyta brenda dy javësh, në shenjë proteste ndaj projektligjit të ri të punës, i cili parashikon, mes të tjerash, mundësinë e punës deri në 13 orë në ditë tek i njëjti punëdhënës. Kjo grevë, e cila zhvillohet pa thirrjen e Konfederatës së Përgjithshme të Punës (GSEE), është shpallur nga 38 Qendra të Punës, një numër rekord pjesëmarrjeje, si dhe nga ADEDY, federata e punonjësve të sektorit publik, dhe dhjetëra sindikata të sektorit privat. Protestuesit kërkojnë që projektligji të mos miratohet në parlament dhe kërkojnë rikthimin…

Lexo më Shumë