Lionel Messi nuk është ylli i parë nga Amerika e Jugut që arrin në “MLS League”, kampionati profesionist amerikan. Por në SHBA janë të gjithë të bindur se prania e yllit argjentinas në këtë kampionat do t’i japë një hov mediatik dhe cilësor sportit të topkëmbës përtej Atlantikut. Aq më shumë që përpara është dhe Botërori i vitit 2026 që do të zhvillohet mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. Kishte të tjerë para tij që morën vendimin për të luajtur në SHBA pavarësisht ofertave nga klube të tjera në Evropë ose në vendet e tyre, dhe ata presin që Messi të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përgjatë ditës së sotme ka shprehur gatishmërinë e subjektit politik të tij për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Këtë ai e bëri të ditur në një letër të bërë publike drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për një takim të propozuar nga AAK-ja, teksa refuzoi pjesëmarrjen në atë takim. Në anën tjetër, AAK-ja ka përmendur që ta sjellë në Kuvend mocionin e mosbesimit, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Por, cili është qëndrimi i LDK-së? Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka bërë një qëndrim të qartë nëse do ta shohë vendin në…
Klori është një dezinfektues kimik i shtuar në pishina për të vrarë mikrobet. Në formën e tij origjinale të gazit, klori është një kimikat shumë irritues dhe i dëmshëm. Kur shtohet në ujin e pishinës, klori teknikisht shndërrohet në kimikate acid hipoklorik dhe anion hipoklorit, të cilët dezinfektojnë ujin dhe konsiderohet i sigurt në përqendrimin e duhur. Ata që pëlqejnë pishinat duhet të zbulojnë se uji i klorur shkakton efekte anësore të padëshiruara. Kur përqendrimi i klorit është shumë i lartë, ai gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me alergjinë. Zbuloni mënyrat se si klori mund të ndikojë në…
Administrata shtetërore është mbipopulluar me punësime të reja para çdo cikli zgjedhor thonë nga shoqatat civile, kurse tani që u erdhi koha për tu rritur pagat, kërkojnë matjen e produktivitetit në punë. Për të mos u mjaftuar kjo, si kryeministri Kovaçevski ashtu edhe ministri financave Besimi thonë se është e pashmangshme edhe verifikimi i prejardhjes së pasurisë së të punësuarëve në sektorin publik. Por, të punësuarit në DAP dhe Dogana zotohen se do të futen në grevë të përgjithshme duke bllokuar sistemin. “Nuk ka asgjë zyrtare në dokumente si paralajmërime që thuhen, sa ju përket pagesës së pagave apo të…
“Kryetari i komunës Ramiz Merko, për të tretën ditë fshihet në zyrat e komunës këtu pas meje në katin e dytë, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e futi atë në listën e zezë së bashku me të gjithë familjen e tij. Ai sot në orën 11:00 mbërriti me makinën e tij zyrtare në komunëë. Ekipi i Alsatit shkoi deri te zyrat e tij, por na u tha nga sigurimi i tij, se ai ishte i zënë, dhe nuk do të na pranonte ”. Alsat: Ku është kryetari? Sigurimi: Është i zënë. Alsat: Ti nuk e informove atë për neve. Lajmërojse…
Ministria e Shëndetësisë informon se drejtori i ri i Klinikës Universitare Shtetërore për Kardiokirurgji është emëruar Dr. Marjan Shokarovski, i cili ka qenë pjesë e ekipit të klinikës që nga themelimi i saj. Dr. Shokarovski është subspecialist në kirurgji kardiake, i diplomuar në Qendrën Spitalore Klinike Universitare – Zagreb, Kroaci me përvojë shumëvjeçare kirurgjikale dhe akademike në këtë fushë, është drejtues i bllokut operativ, është i angazhuar edhe si asistent në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup. Ai është pjesë e ekipit të transplanteve të zemrës të kryera deri më tani në vendin tonë, dhe gjithashtu është i përfshirë në operacione…
Vazhdojnë përplasjet mes Nismës “Më mirë për Tetovën” dhe Regjistrit Qendror. Kjo organizatë nuk mund të regjistrohet në gjuhën shqipe pavarësisht se Ligji për zbatimin e gjuhëve e mundëson një gjë të tillë. Edhe Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve ka konstatuar shkelje në punën e Regjistrit Qendror. “Pas zhagitjeve të panumërta administrative, nga Regjistri Qendror, kemi pranuar përgjigje me shkrim ku shpjegojnë se, ky institucion, nuk është në gjendje të zbatoj Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Si pasojë e kësaj rastin e kemi paraqitur në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, me ç’rast, inspektorati, pas kontrollit të kryer ka konstatuar parregullsi…
Inflacioni në Maqedoni edhe më tej mbetet i lartë me 11.6 për qind në muajin maj, duke mos u ulur nën 10 për qind. Bile të dhënat statistikore për muajin të Bankës Popullore tregojnë se në nivel vjetor vetëm kostoja e ushqimit si pjesë e inflacionit është rritur me 14.8 për qind. Shtrenjtim më i madh në muajin maj gjithashtu në nivel vjetor është regjistruar tek produktet ushqimore, gjegjësisht tek mishi me 23.4 për qind dhe tek buka dhe drithërat me 20.1 për qind. Të dhënat statistikore për inflacionin kanë një trend të uljes megjithëse inflacioni ka mbetur dyshifror në…
Biznesmeni kontrovers rus, Oleg Viktoroviç Bojko i cili gjendet në listën e të sanksionuarve në Ukrainë, Kanada dhe Australi, për shkak të mbështetjes së Qeverisë së Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, ka firma për kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk. Ministria e Financave të Amerikës, Bojkon e ka vendosur në të ashtuquajturën “Listë të Putinit”, në të cilën gjenden oligarkët e afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Bojko posedon firma për kredi të shpejta në mbi 30 vende të botës. Njëra prej firmave në Shqipëri ishte e lidhur me…
Eksponenti i lartë politik i Lëvizjesh Besa Fatmir Limani duke komentuar zhvillimet politike sidomos pas shpalljes non grata të kreut të Komunës së Strugës Ramiz Merko nga ana e SHBA, ai ka thënë se kjo nuk mbaron këtu duke treguar edhe emra të tjerë të kësaj partie që do përfshihen në këtë listë informon Tetova sot. Ai mes emrave ka përmendur edhe atë të Teuta Arifit që ishte në dy mandate kryetare e Komunës së Tetovës dhe aktualisht është pjesë e strukturave të larta partiake të këtij subjekti politik . Kjo sipas tij fillon me Ramiz Merkon , do vazhdojë…
Ministria e Drejtësisë ka shqyrtuar Iniciativën për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve, të cilën e parashtroi Këshilli Gjyqësor për Media. Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor për Media, Vasko Magleshov, Emilija Shopar dhe Sanije Duraku, u arrit marrëveshje që ndryshimet të përfshihen në Strategjinë për Zhvillim të Sistemit Gjyqësor 2023-2027. Me ndryshimet e ligjit do të mundësohet publikimi i aktgjykimeve jo të plotëfuqishme të shkallës së parë në ueb faqen e gjykatës me një masë të veçantë: Qasja e opinionit publik në aktgjykimet jo…
Ajo çka ka arritur nga Departamenti i Shtetit, sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, është vetëm konfirmim i krimit dhe korrupsionit të cilët e ndjejnë qytetarët. Mickoski konsideron se ajo që shpalli Departamenti i Shtetit me vendosjen e “listës së zezë” të kryetarit të Strugës Ramiz Merko nga BDI është vetëm konfirmim i krimit dhe korrupsionit që e ndjejnë të gjithë qytetarët në vend. I vetmi që mbron kryetarin e Strugës, thotë kryetari i partisë opozitare, është kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Kjo çka ka arritur nga Departamenti i Shtetit është vetëm konfirmim i asaj që e ndjejmë. Kryetari i komunës dhe…

