Author: Hamdi Kumanova

Pasi qortoi e kritikoi mbarë komunitetin Trans-Atlantik se po bëjnë “gabime të rënda strategjike”, Ministrja e Jashtme e Kosovës ka vazhduar të njëjtin “leksion” ndaj Perëndimit. Nuk e njohin Serbinë dhe po e përkëdhelin atë, tha ajo në një intervistë mbrëmë në ATV, ku veçse qëndroi në linjat e intervistës së saj të fundit në “Der Standard”, intervistë kjo që argumentativisht mund të shënohet për skandal të madh diplomatik në vend. Gërvalla i mëshoi Perëndimit, e kuptueshëm më së shumti ShBA-së si lidere e Perëndimit, se “nuk kanë nxjerrë mësimet nga gabimet që i kanë bërë në të kaluarën”.…

Lexo më Shumë

Brenda dy javësh, Maqedonia e Veriut do të dorëzojë në Kuvend amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve. Këtë e ka bërë të ditur për mediat bullgare eurodeputeti dhe raportuesi special i PE për progresin e vendit tonë, Ilhan Kyuchyuk. Ai mohoi se i është bërë presion për të shtyrë votimin e raportit të vjeshtës. Arsyeja e vonesës së raportit është se javën e kaluar eurodeputetët nuk ranë dakord që të përfshihen në të temat e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Nuk ka pasur presion nga asnjë shtet, as bullgar, as amerikan, as maqedonas, as ndonjë…

Lexo më Shumë

VMRO dhe Mickoski nuk mund të interpretojnë vendimet e Departamentit të Shtetit Amerikan, thonë nga LSDM. “Mickoski është kryetar i partisë OBRM-PDUKM me pasuri të fituar kriminalisht në kurrizin e qytetarëve, me Pallatin e Bardhë të konfiskuar dhe kryetar nderi i listës së zezë amerikane. Janë të shumta vendimet e gjykatave për dënime afatgjata me burgim, njëqind zyrtarë aktualë dhe ish-partiakë të VMRO-DPMNE-së të dënuar me rrëfimet e tyre publike, përfshirë edhe për një shoqatë kriminale. VMRO-DPMNE, duhet të pyesë veten se çfarë vërteton kjo dhe pse nuk janë mbrojtur plotësisht nga krimet e regjimit deri më tani?”, thuhet në…

Lexo më Shumë

“Hetim gjithëpërfshirës nevojitet për Ali Ametin. Të gjithë tjerët ai i emëron dhe para tij përgjigjen”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri i financave dhe njohësi i zhvillimeve politike, Xhevdet Hajredini. Ai ditëve të fundit me disa postime ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe familjes së tij si persona të padëshiruar nga SHBA, përcjell portali MKD. Hajredini ka ironizuar edhe deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se: “po të isha në listën e zezë do të jepja menjëherë dorëheqjen!”. Sipas tij, ai që e fshehu të…

Lexo më Shumë

Tri rashe të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku raportohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. closevolume_off “Fushë Kosovë 22.06.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. Po ashtu në mbajtje për 48 orë është dërguar edhe një i dyshuar…

Lexo më Shumë

Një burrë ka njoftuar në Polici se gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Sipas komunikatës së Policisë, rasti ka ndodhur një ditë më parë në Rahovec, derisa është duke u hetuar nga Policia. “Rahovec 23.06.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. closevolume_off Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

Lexo më Shumë

Në Policinë e Kosovës nuk dinë se prej nga po hyjnë mjetet shpërthyese, me të cilat dyshohet se po sulmohen kryesisht stacionet e saj, në komunat në veri.Javëve të fundit, në pjesën veriore të Kosovës janë regjistruar disa incidente, ku janë përdorur ato që mendohet të kenë qenë shok-bomba. Mbrëmjen e 22 qershorit, në Mitrovicën e Veriut pati dy shpërthime, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka sugjeruar se ato mund të jenë shkaktuar nga lloji i njëjtë i armës.Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione për prejardhjen e këtyre mjeteve shpërthyese në njoftimet zyrtare, në…

Lexo më Shumë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, ndërkaq në agjendë do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi. Sipas njoftimit Ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje. “Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Duket se telenovela e gjatë e të ardhmes së Kylian Mbappe po shkon drejt fundit. Sipas mediave spanjolle të cilat publikuan edhe datën e transferimit të yllit francez te skuadra e Real Madrid duket të jetë 23 korriku, shkruan GazetaBlic Sport. Thuhet se edhe në kampin e PSG janë ‘dorëzuar’ mbi këtë çështje. 200 milionë euro + 50 milionë të tjera në formë bonusesh do të përfitojë PSG nga shitja e tij te Real Madridi.

Lexo më Shumë

Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hedh poshtë akuzat nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ai mendon se Serbia duhet të përgjigjet. Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë më të tensionuara se në vitet e mëparshme. Uashingtoni paralajmëron se kriza mund të përshkallëzojë në një konflikt rajonal, ndërsa Bashkimi Evropian po kërcënon Kosovën me sanksione. Kështu e përshkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” gjendjen aktuale. Gazetari Tobias Tzick u shpjegon lexuesve gjermanë se “përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së dhe SHBA-së kanë për qëllim të bindin Prishtinën që të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi duhet…

Lexo më Shumë

Ankthi i madh mbizotëron për fatin e 5 pasagjerëve të nëndetëses së fundosur në vendin e Titanikut, pasi me kalimin e kohës oksigjeni i tyre po mbaron. Sipas vlerësimeve, ekipet e shpëtimit nuk kanë më kohë për të vepruar për të gjetur gjallë turistët e zhdukur pasi oksigjeni i tij mbaron ka përfunduar. Vendndodhja e saktë e anijes dhe gjendja e pesë anëtarëve të ekuipazhit në bord mbeten të panjohura. Më shumë se 10,000 milje katrore të Atlantikut të Veriut janë kontrolluar deri më tani, sipas Rojës Bregdetare të SHBA. Një skenar që ekspertët kanë frikë është se energjia elektrike…

Lexo më Shumë

Suad Misini ndërpret grevën me etje pas garancive që mori nga kryeministri dhe nga grupi punues në Kuvend, se në periudhë sa më shpejtë të mundur do të bëjnë edhe ndryshimet e mbetura ligjore të domosdoshme për zgjidhjen e përhershme të problemeve të personave fantomë. Ai tha për Alsat se deputetja Sinja Mirakovska i ka garantuar se sapo të marrin ndryshimet ligjore nga Qeveria do ti miratojnë me procedurë të shpejtë. “Personalisht më garantoi dhe mori për sipër se sa ti marrin materialet nga Qeveria menjëherë do të vendosen në rend të ditës në seanca të komisioneve dhe në seancë…

Lexo më Shumë