Sot vazhdojmë me serialin e vizitave në të cilat janë të përfshirë të gjithë sektorët e punëve të brendshme në shtet, në kuadër të projektit të MPB-së, “Kabineti i hapur”, edhe një aktivitet në pajtim me konceptin “MPB për qytetarët”. Qëllimi është që përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët t’i dëgjojmë idetë dhe propozimet e tyre për përmirësimin e sigurisë në komunitetin në të cilin jetojnë, tha ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës në NJPB Kavadar. Në këtë mënyrë, sipas tij, dëshmojmë se e vlerësojmë mendimin e çdo qytetari për atë se si policia mund të kontribuojë…
Author: Hamdi Kumanova
EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2023, pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV. SHA EMV i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është për rreth 5,35% më i ulët se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2023), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 56 euro për megavat-orë. Për çmimin e…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, sot së bashku me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, në Aeroportin e Shkupit pritën udhëtarët e parë në linjën Oslo – Shkup, e cila shënoi themelimin e linjës së re ajrore, përcjell Klan M. “Vazhdojmë me realizimin e politikave tona të suksesshme për zhvillimin e trafikut ajror në Maqedoninë e Veriut. Në vazhdimësi, ofrojmë destinacione të reja për qytetarët tanë, e bëjmë të mundur ritjen e zhvillimit të turizmit në vend”, tha Boçvarski. Deri më tani e vetmja linje për në Oslo ka qenë me kompaninë Wizaair, ndërsa qëllimi i…
GJATË FUNDJAVËS MOT JOSTABIL ME RESHJE SHIU Në këto ditë vape dhe valës së të nxehtit afrikan, të gjitha rrugët çojnë në drejtim të Matkës. Vendi është i mbushur me vizitorë nga vendi por edhe turistë të huaj, njofton KlanM. “Bukur, po pikërisht po vij për herë të pare, është bukur unë ua sugjerojë të gjithëve të vijnë”. “Matka është e bukur edhe qendra është e bukur, Shkupi është i bukur edhe Maqedonia është e bukur, na pëlqeu”. “ Koha është pak e nxehtë, nxehtë.. Natyra e bukur, flladi veror, Kanjoni I Matkës paraqesin magnet për vizitorët. “Nuk e di,…
Në një letër të hapur për publikun, një grup prindërish nga Kopshti “Detska radost” në Autokomandë pohojnë se në objektin “Temjanushka” nga e njëjta lagje është zhdukur një fëmijë nga moskujdesi i kujdestarit dhe pasi e kanë gjetur në. lagjes, nënës së tij beqare iu ofrua të paguante një tarifë mujore më të ulët për të heshtur. “Përkatësisht, me datë 20.06.2023, në objektin Temjanushka te kopshti “Detska radost” në Autokomandë, një fëmijë nga grupi i dytë i çerdhes është larguar nga objekti i kopshtit për shkak të mungesës së shpejtësisë dhe pakujdesisë së punonjëses dhe pas. duke kërkuar për disa…
Në katër vitet e fundit, Komisioni Kundër Korrupsionit ka zhvilluar një numër të madh të lëndëve, ndërsa deri në vitin 2022 ka dhënë më shumë se 100 iniciativa dhe rekomandime, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Megjithatë, siç shton ajo, në shtet ka lidhje që nuk i lejojnë institucionet të funksionojnë siç duhet. “…ka lidhje që nuk i lejojnë institucionet të funksionojnë siç duhet. A duhet nisur nga përzgjedhja negative, përzgjedhja e strukturës drejtuese, punësimet… në çdo mënyrë, në çdo pore, përpiqen të ndikojnë. Dhe, nëse kësaj i shtohet mungesa e integritetit tek individët që…
Dje rreth orës 18:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, R.S. (41) nga Shkupi, duke drejtuar një tricikël, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë së bashku me një vajzë të mitur. Pas aksidentit, të dy janë transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku drejtuesit të mjetit R.S. i janë konstatuar lëndime fizike. Ndërkaq, e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook, ka shkruar se për herë të parë të punësuarit e komunës së Tetovës, kanë marrë pagë “Jubilare” në vlerë të një rroge mesatare. “Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës ndoshta edhe në shtet. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë përvojë pune 10, 20, 30 vjet e më tepër. Përkushtimi jonë për një administratë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve po bëhet realitet. Për një periudhë shumë të shkurtër bëmë rritjen e pagave prej 2800 denar, dhe tani edhe rrogën jubilare…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Republikës së Bullgarisë, Nikollai Denkov, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Kryeministri Kovaçevski, thuhet në njoftim, e uroi kryeministrin bullgar Denkov për mandatin e tij dhe i uroi Qeverisë së sapozgjedhur që ai të udhëheqë punë të suksesshme. “Në bisedë u shpreh pritshmëria e të dyja palëve, për bashkëpunim të mirë ndërqeveritar, në interes të qytetarëve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ata diskutuan për rëndësinë e promovimit të retorikës pozitive që kontribuon në besimin…
– Besoj se punonjësit nuk do të ishin kundër dhe do ta mbështesnin këtë nismë. Drejtoria e të Ardhurave Publike ka kompetencë ligjore që të zhvillojë procedurë të veçantë për pronën e personave fizik, prejardhja e të cilave nuk mund të vërtetohet, nga e cila nuk përjashtohen punëtorët e Drejtorisë e të Ardhurave Publike, tha Lukarevska në intervistën për “Local ” . Kovaçevski u ka bërë thirrje drejtorëve të këtyre institucioneve që të gjejnë model për “vetting” të punëtorëve. Prej datës 15 korrik punonjësit e IRS-së janë në grevë çdo ditë nga ora 10 deri në orën 12:00 pa…
Dje rreth orës 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin M.O. nga Debreshi i Gostivarit, i cili një ditë më parë ishte raportuar nga një 60-vjeçari turk dhe 26 bashkatdhetarë të tjerë, se ata dhe një person tjetër nga Gostivari i kanë mashtruar dhe nuk ua kanë paguar shumën e dakorduar për kryerjen e punëve ndërtimore në zonën e Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ku do të pasoj edhe parashtresë përkatëse.
Në periudhën nga 26 qershori deri më 10 korrik nuk do të qarkullojnë trenat e udhëtarëve në linjën Shkup – Veles dhe Veles – Shkup. Arsyeja është, siç informojnë nga Ndërmarrja publike “Hekurudhat e RMV – Shkup”, kryerja e detyrave të punës dhe mirëmbajtja e hekurudhës, me qëllim të rritjes së shpejtësisë së trenave. Megjithatë, në këto dy javë, trenat në këtë linjë do të qarkullojnë vetëm të dielave, sipas orarit.

