Pagimi i taksës është një mënyrë e manifestimit të besnikërisë ndaj shtetit dhe pikërisht për këtë arsye Oda Ekonomike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese vendosjen e instrumentit të masës së përkohshme për Taksën e Solidaritetit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nëse futja e saj bie ndesh me Kushtetutën. Aneta Trajkovska, nga Oda Ekonomike, tha se nisma është dorëzuar më 12 tetor dhe në të është kërkuar një masë e përkohshme pikërisht për shkak të afateve të parashikuara në ligj për të parandaluar shfaqjen e mundshme të disa pasojave që më pas mund të jenë të vështira për t’u korrigjuar.…
Author: Hamdi Kumanova
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, të programit studimor të Arkitekturës, morën pjesë në konkursin ndërkombëtar me studentët e arkitekturës “Riciklo Kreativ”, të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). Fituesit u shpallën me 13.10.2023, ku studentët tanë, Fortuna Ismaili, Venera Ziba dhe Fjolla Halili me projektin “Ecolamp” – Llambë nga materialet e riciklueshme, e fituan vendin e parë. Ky punim prezanton ndriçimin e jashtëm duke shfrytëzuar potencialin e materialeve të ricikluara. Ndërkaq llamba sjellë një qasje të re për reduktimin e mbeturinave duke shtuar bukurinë në hapësirat e jashtme. Tubat PVC…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e 17 tetorit, ditës së Komandës për Operacione, komanda më e madhe në Armatë, e cila përfshin të gjitha llojet e gjinive dhe shërbimeve të ushtrisë. Ministrja Petrovska e quajti këtë komandë “shtylla e Armatës”, e cila shumë herë i ka demonstruar cilësitë e saj. “Komanda për Operacione ka demonstruar cilësitë e saj gjatë viteve. Në strukturën tuaj është Grupi i Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, përbërja jonë e NATO-s që është e trajnuar intensivisht dhe e pajisur me pajisjet më të…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka zhvilluar takim me përfaqësues të Shoqatës së fibrozës cistike. Në takim, ministri dhe përfaqësuesit e Shoqatës folën për disa tema aktuale që kanë të bëjnë me pacientët me fibrozë cistike dhe përpjekjet për tejkalimin e tyre. Javën e kaluar, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi mjete shtesë për ilaçin “Trikafta” për një numër shtesë të pacientëve me fibrozë cistike. Me këtë buxhet shtesë do të rritet ndjeshëm numri i pacientëve për të cilët Komisioni i ekspertëve do të vendosë që të marrin terapi. Për pacientët që do të…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka njoftuar se grupi punues i ka dorëzuar propozimet për pensionistët dhe pritet të diskutojë në seancën e ardhshme të Qeverisë. Trençevska për Kanal 5, tha se pret që qeveria në mbledhjen e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE “Grupi i punës mori propozimet për masa. Megjithatë, si informacion shkon në Qeveri, ne do t’i shqyrtojmë propozimet dhe mund të pranohen edhe më shumë propozime të grupit punues. Pres që qeveria në mbledhjen e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët…
Ukraina dhe mbrojtja e popullit ukrainës si prioritet i OSBE-së, aktivitete konkrete që Programi i OSBE-së për mbështetje të Ukrainës I ndërmerr në terren, situate e tre pjesëtarëve të OSBE-së që janë të burgosur në Donjeck dhe në Luhansk, kanë qenë pjesë e temave të Kryesusit me OSBE-në dhe Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba. “Si kryesues me OSBE-në, kam vazhduar t`I bëj thirrje Rusisë që ta ndërpresë këtë luftë, t`I tërheq trupat nga Ukraina, sërish t`i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së. Vazhdimi I kësaj lufte jo vetëm që shkatëron jetët, shtëpitë…
Shkolla e re në Vizbeg nuk do të lëshohet në përdorim deri në fund të vitit 2023. Nga Ministria e Arsimit thonë se gjatë kësaj periudhe duhet të përfundojnë të gjitha procedurat administrative dhe teknike që kanë të bëjnë me vendosjen e trafostacionit për energji elektrike që njiherit edhe ishte shkak i mos nisjes me punë të kësaj shkolle. Nga ky dikaster paralajmëruan se paralelisht me punët rreth energjisë elektrike, Komuna e Butelit do të vendos për këshillin dhe udhëheqësinë e saj. Banorët e Vizbegut vlerësojnë se zvarritja është e qëllimshme, për të fituar pikë politike. “Me siguri pritet ndonjë…
Ukraina dhe mbrojtja e popullit Ukrainas si prioritet i OSBE-së, aktivitetet konkrete të cilat Programi i OSBE-së për Mbështetjen e Ukrainës i ndërmerr në terren, situata e tre pjesëtarëve të OSBE-së të cilët janë në burg në Donjeck dhe Luhanski ishin një nga temat e Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kulba. “Në janar, gjatë vizitës sime të parë në Ukrainë si Kryesues me OSBE-në, theksova se guximi dhe sakrifica juaj e meritojnë respektin tonë më të lartë. I frymëzuar nga qëndrueshmëria juaj, sot jam i…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të Këshillit Atlantik, një think tank jopartiak i politikës së jashtme me seli në Uashington, i cili përmes qendrës së tij evropiane, është i përkushtuar që ta mbajë Ballkanin Perëndimor të vendosur fort në rrugën euroatlantike. Në takimin e zëvendëskryeministrit Bytyqi me Lisa Homel, ndihmësdrejtoreshë e Këshillit Atlantik për Evropë dhe Rejçël Rizo, pjesë e projektit “Ballkani Perëndimor Digjital”, potenciali i transformimit digjital në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe u diskutua për…
AKSIDENT FATAL NË RRUGËN E PLASTIKAVE, HUMB JETËN NJË FËMIJË 10 VJEÇAR SHKUP, ARRESTOHET SHOFERI QË ME VETURË GODITI PËR VDEKJE NJË FËMIJË HUMB JETËN KËMBËSORI AFËR VELESHTËS TETOVË: KËMBËSORI HUMBI JETËN NGA GODITJA ME VETURË NË VIZËBARDHA Këto janë vetëm disa nga titujt që muajve të fundit kemi lexuar, e që thuajse janë bërë përditshmëri nëpër rrugët e vendit tonë. Një rast i tillë ndodhi disa ditë më herët në rrugën e plastikave me pasoja fatale për një 9 vjeçar. Por sa raste të tilla kanë ndodhur në tre muajt e fundit në vendin tonë?! Nga MPB njoftojnë se…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot njoftoi se grupi punues i ka dorëzuar propozimet për pensionistët dhe pritet të diskutojë në seancën e ardhshme të Qeverisë. “Grupi i punës mori propozimet për masa. Megjithatë, si informacion shkon në Qeveri, ne do t’i shqyrtojmë propozimet dhe mund të pranohen edhe më shumë propozime të grupit punues. Pres që qeveria e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët dhe mediat menjëherë do të informohen se çfarë do të vendoset si masë në periudhën e dimrit, që të mund të përmirsojmë standardin e jetesës së pensionistëve”,…
Në NTP Shkup prej sot kanë filluar me punë 35 shoferë të rinj, duke e çuar numrin e shoferëve në 623, që është garanci për funksionimin e përditshëm të transportit publik, thonë nga NTP. Deri më tani, siç shtojnë nga kjo ndërmarrje, asnjë vozitës nuk është larguar, përveç atyre që dalin në pension në kushte të rregullta, transmeton Portalb.mk. Ndërmarrja u bën thirrje përdoruesve të transportit publik që të mos i nënshtrohen përpjekjeve për të përhapur lajme të rreme se “autobusët do të ndalojnë” për shkak të mungesës së kuadrit të shoferëve. “Përkundrazi, ngadalë por me siguri po përmirësohen kushtet…

