Kryetari i PD, Sali Berisha refuzon, njësoj si kryeministri Edi Rama, thirrjen e protestuesve për të dhënë dorëheqje nga politika aktive.
Nga oborri i Parlamentit, Berisha deklaroi se ai nuk mund të krahasohej me Edi Ramën.
Lideri i opozitës tha se po të largohej ai nga politika, kryeministri Edi Rama do të forcohej.
“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë.”, tha ai.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



