Author: Hamdi Kumanova

Sot është caktuar seanca e re e Komisionit Hetimor për të hetuar akuzat për skandalin që po trondit klinikën për radioterapi dhe onkologji. Ish-ministri dhe aktual i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Fatmir Mexhiti duhet të deklarohen para deputetëve pasi dje ka përfunduar shqyrtimi i raportit të auditimit nga Komisioni për financim dhe buxhet. Komisioni i djeshëm përfundoi me disa konkluzione, ndër të cilat përgjegjësit e klinikës së onkologjisë duhet të zbatojnë rekomandimet e auditorit shtetëror nga raporti për vitin 2021, të hartojnë protokollet mjekësore për lidhjen e pacientëve me terapinë biologjike, të bëjnë inventarizimin e të gjitha pasurive sipas rregulloret…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Tiranë, Shqipëri, pas përfundimit të seancave të djeshme të punës të Samitit, realizoi takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc. Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në takimin, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, u bisedua për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në rajon, ndërsa Kryeministri Kovacevski e informoi kancelarin Sholc për zhvillimet politike në vend lidhur me bisedimet aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. “Nga kancelari gjerman Olaf…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike për emisionin 360 mes tjerash deklaroi:”Për shumë çështje nuk na kanë faj vetëm pala maqedone, siç është çështja e arsimit. Edhepse janë 3 universitete në gjuhën shqipe, prap 30-40% të maturantëve më të mirë shkojnë dhe studiojnë në universitetin Shën Qirili dhe Metodi, pra në gjuhën maqedone. Kjo na detyron që të dalim me idenë e fuzionimit të tre universiteteve të cilat nuk kanë nevojë të mbyllen, mund të vazhdojnë të funksionojnë njëri për shkencat teknike, njëri për shkencat natyrore e tjetri për shkencat shoqërore, por me fuzionimin e tyre me automatizëm do të rritet vlera…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi paralajmëroi zgjidhje ligjore me të cilën do të bëhet korrektimi i Ligjit për paga për persona të emëruar dhe të zgjedhur, me qëllim, ashtu si tha, gjetjen e një zgjidhje me të drejt me të cilën do të lirohen mjete që do të dedikohen për masa antikrizë për kategoritë më të dobëta të shoqërisë, transmeton Almakos. Vendimi i këtillë ka ardhur pasi që Qeveria ka sjell vendim me të cilën ka obliguar katër ministrat që të formojnë masa të reja antikrizë. Bytyqi gjatë qëndrimit në 24 Vesti deklaroi se ridedikimi i buxhetit do të jetë rreth 70…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emanuel Macron mbërriti dje pasdite në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit. Siç u zbulua dje, ditën e sotme, Macron do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. AGJENDA E PLOTË: Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sot më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë: 8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të…

Lexo më Shumë

Sipas policisë, foshnja ishte lindur në shtëpi për ta dërguar më pas familjarët në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. “QKUK. Prishtinë 16.10.2023 – 01:15 Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, gjatë ditës së djeshme ka folur edhe për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Kurti gjatë fjalës së tij tha se Kosova vazhdon të kërcënohet me invazion nga shteti serb. Kryeministri tha se akti i 24 shtatorit nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar. “Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i…

Lexo më Shumë

Presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua qytetarëve ukrainas në ditën e 600-të të luftës në shkallë të gjerë. Ai falënderoi të gjithë ata që luftojnë dhe punojnë për lirinë e vendit. “600. Vullneti që nuk dorëzohet, fiton lirinë. Liria e bazuar në unitet gjithmonë mbizotëron. Çështja është të mos humbim kohë. Për të mos humbur unitetin. Për të mos lejuar që dyshimet të gërryejnë vullnetin. Çdo ditë ne duhet të shtojmë forcën e Ukrainës. Çdo ditë ne duhet të shkatërrojmë okupatorin. Çdo ditë ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që e ardhmja e ukrainasve t’u…

Lexo më Shumë

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit. Të gjithë liderët u mblodhën për të dalë në foto, ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, edhe pse aty ishin të pranishëm liderët më të fuqishëm të Bashkimit Europian dhe vetë kancelari Olaf Scholz, vendi i të cilit ka iniciuar këtë nismë. Brnabiç s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur…

Lexo më Shumë

Kadri Sehqiri i akuzuar për rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, nuk e ka respektuar as sot urdhërin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai nuk është paraqitur në seancë. Pasi mungoi për herë të dytë ndaj Sheqirit është lëshuar urdhërarrest. Në seancën e kaluar ndaj Sheqirit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, mirëpo për të njëjtën kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli paraprakisht bëri të ditur se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta gjej të njëjtin. “Policia e Kosovës, përmes emailit na ka njoftuar se ka bërë përpjekje për sigurimin dhe shoqërimin e…

Lexo më Shumë

Mëngjesi i së hënës e gjeti Poloninë përballë një pasigurie politike, pas një pjesëmarrje të gjerë në votimet një ditë më parë, ku rezulton se partitë e opozitës kanë fituar një shumicë të kombinuar. “Pres që gratë të kenë më shumë të drejta, që ato të ndihen më të sigurta, të vlerësohen më shumë në shoqëri. Shpresoj gjithashtu që nepotizmi të marrë fund, për shembull në kompanitë shtetërore dhe të tjera”, thotë 43-vjeçarja Iga Frackiewicz. Por rezultatet paraprake tregojnë se partia konservatore në pushtet ka marrë më shumë vota se çdo parti, ndërsa është shprehur se do të përpiqet të…

Lexo më Shumë

Në Shtetet e Bashkuara një 71 vjeçar, u akuzua të dielën për vrasje dhe me bazë urrjetjen nën dyshimet se qëlloi me thikë mbi 20 herë herë një grua myslimane dhe djalin e saj 6-vjeçar, të cilët jetonin me qera në banesën e tij. Autoritetet e lidhën sulmin me luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmija, që ishte goditur me thikë 26 herë, humbi jetën në spital, ndërsa nëna e tij 32-vjeçare, pritet t’i mbijetojë sulmit “të tmerrshëm” të së shtunës, sipas një deklarate të zyrës së sherifit të kontesë Uill të shtetit Ilinois. Të dielën në mbrëmje Presidenti Joe Biden…

Lexo më Shumë