Kadri Sehqiri i akuzuar për rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, nuk e ka respektuar as sot urdhërin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai nuk është paraqitur në seancë. Pasi mungoi për herë të dytë ndaj Sheqirit është lëshuar urdhërarrest.
Në seancën e kaluar ndaj Sheqirit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, mirëpo për të njëjtën kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli paraprakisht bëri të ditur se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta gjej të njëjtin.
“Policia e Kosovës, përmes emailit na ka njoftuar se ka bërë përpjekje për sigurimin dhe shoqërimin e të pandehurit Kadri Sheqiri, kurse nuk ka arritur ta gjej të njëjtin në banesë sepse thotë “nuk e ka hap derën e banesës dhe as telefonin me të cilin e ka thirrur”, tha gjykatësi Konxheli.
Lidhur me mungesën e Sheqirit në seancën e sotme, mbrojtësi i tij avokati Xhafer Maliqi ka thënë se të vetmen informatë jozyrtare që e ka është biseda me motrën e Sheqirit e cila sipas tij, ka thënë se Sheqiri do të paraqitet te enjten në polici sepse gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë.
“Të vetmen informatë e kom që e kom s’osht zyrtare, është biseda e fundit me motrën e tij me emrin Yllka unë se njoh personalisht, e cila më ka thënë “se Kadriu nuk ka ndërmarrë ndonjë akt të vetëvrasjes siç kanë supozuar motrat dhe vëllezërit e tjerë apo zhdukjes në drejtim të panjohur, më ka thënë se ai do të paraqitet në polic të enjten sepse gjendja e tij shëndetësore është shumë e rënd ajo qysh siç m’ka përmend”, tha avokati Maliqi.



