Author: Hamdi Kumanova

Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në Evropë, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Rreziku i një lufte në Lindjen e Mesme mori një kthesë shqetësuese. Ajo që filloi si sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit. Zyrtarë izraelitë dhe perëndimorë thanë se raketat balistike iraniane kanë kapacitet që të arrijnë qëllime jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe thellë në Evropë Në një deklaratë, Ministria e Punëve…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjietikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska informoi se rezervat shtetërore të naftës janë të qëndrueshme dhe garantojnë sigurinë e furnizimit me derivate të naftës në vend. Ministria njoftoi se situata aktuale energjetike dhe rreziqet e mundshme gjeopolitike po monitorohen nga afër, ndërsa Agjencia për Rezervat e Detyrueshme të Naftës – MAKORA vazhdimisht i mirëmban rezervat me qëllim sigurimin e stabilitetit të tregut. Rezervat shtetërore formohen dhe mirëmbahen në përputhje me rregulloret evropiane dhe përfaqësojnë sigurinë strategjike të sistemit. Ato mund të përdoren ekskluzivisht me vendim të Qeverisë, në rast të një krize energjetike ose ndërprerjeje serioze të…

Lexo më Shumë

Mbishkrim vetëm në maqedonisht, pa gjuhën shqipe në mes të Likovës, shkruan gazeta KOHA. Sinjalistakat e reja të vendosura në Likovë, para një shkolle në fshatin Likovë janë shkruar vetëm në një gjuhë, në maqedonisht. Bëhet fjalë për projektin për sinjalizimin e rrugës lokale nga varrezat e fshatig Likovë deri te Penda e Likovës, financuar nga Banka Botërore, por që mbikëqyret nga Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut. Mbishkrimi në maqedonisht “Školo” është vendosur mu përpara hyrjes së gjimnazit “Ismet Jashari”. Pas këtij skandali, përveç banorëve, ka reaguar kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ndërsa ka…

Lexo më Shumë

Shtetas të Serbisë, si dhe disa nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia, të cilët u evakuuan nga Izraeli, mbërritën rreth orës dy pas mesnate në Beograd me një fluturim special të Air Serbia nga Sharm el-Sheikh, i organizuar nga Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Fluturimi special, i cili u nis nga Beogradi dje rreth orës 17:00, mbërriti në Sharm el-Sheikh rreth orës 21:00 sipas kohës lokale dhe u kthye me 67 shtetas të Serbisë të evakuuar nga Izraeli, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, raportoi RTS. Fillimisht ishte organizuar…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka hapur tashmë të 6 klasterët e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut është e bllokuar në narrativa mesjetare me qëllim që ta shmangë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova ka çështje të pazgjidhura me Serbinë për të filluar me negociatat. Shqipëria me hapa të shpejtë po ec drejt negociatave me Bashkimin Evropian. Vendi po i mobilizon të gjitha burimet me qëllim që t’i përfundojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Klasteri 1, i cili është baza për negociatat, hapet i pari dhe mbyllet i fundit në negociatat me Bashkimin Evropian, shkruan Scoop, transmeton Portalb.mk.…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pasqyrave financiare të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në llogarinë e buxhetit themelor (637), së bashku me revizion të pajtueshmërisë për vitin 2024. Është shprehur opinion i pafavorshëm lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje që tregojnë dobësi në mënyrën e evidentimit dhe në përdorimin e mjeteve me të cilat disponon Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Revizorët kanë konstatuar se regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve për periudhën dhe gjendjen deri më 31.12.2024 nuk është…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Kumanovës, profesori, gazetari e publicisti z.Bajram Sulejmani, i lindur në fshatin Mateç te Kumanoves. Gjatë karrierës së tij, tanimë i ndjeri ka punuar si arsimtar ne shkollen fillore “Bajram Shabani” Kumanovë, më pastaj si gazetar ne radion lokale te Kumanovës si dhe ka qene kryetar i komunes se Kumanoves gjate sistemit komunist, per nje periudhe te caktuar. Lajmin e kane bere te ditur familjarët.

Lexo më Shumë

Ndërtimtaria përsëri me rritje dyshifrore, publikoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, dhe shtoi se ka një dinamikë të fuqishme në ndërtimin e projekteve kapitale. “Rritje prej 14,6 për qind po shënojmë në një kohë kur po ndërtojmë projekte kapitale, autostrada, hekurudha, rrugë rajonale dhe lokale, si dhe një numër të madh projektesh komunale. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, Sektori i Ndërtimit shënoi një rritje dyshifrore prej 14,6 për qind, gjë që vetëm sa konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë të fortë për realizimin e projekteve kapitale. Jam veçanërisht i kënaqur me…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 7 është matur në Berovë – 3 gradë dhe në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, – 1 gradë. Zero gradë në Manastir dhe Shkup-Petrovec, 1 në Strumicë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, 2 në Prilep, Kumanovë, Veles, Pretor, Ohër dhe Shtip, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Krushevë, 4 në Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit ka 74 centimetra borë. DPHM paralajmëroi mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për mëngjesin e sotëm, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë…

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes një kumtese thotë se tragjedia në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ku humbën tragjikisht dy jetë, një nënë dhe një fëmijë, tregoi mangësi serioze të institucioneve për mbrojtje nga dhuna në familje. Nga atje kujtojnë se për dy vjet u raportua dhunë në familje, fizike dhe psikologjike. Kishte deri në 12 raportime për bashkëshortin, i cili kishte edhe akuza të tjera, dhe në rastin e fundit, tek ai u gjetën drogë. “Institucionet u njoftuan, u bë një raport, kishin informacione, kishte indikacione për rrezik, dhe me reagimin e tyre joadekuat, nuk i mbrojtën viktimat. Pançe Toshkovski…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në seancën e 90-të duhet të vendosë për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes dhe të Arsimit dhe Shkencës. Propozimi për zëvendësministër të Mbrojtjes është Admir Shabani, ish-zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës është Driton Sulejmani, ish-këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe zëdhënës i VLEN. Në rendin e ditës të seancës është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar. Sipas shpjegimit, me ndryshimet duhet të mundësohet përditësimi i pamjes së përgjithshme në Kadastrën e pasurisë së patundshme dhe infrastrukturës i vendndodhjes…

Lexo më Shumë