Author: Hamdi Kumanova

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se të martën e 17 tetorit ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit, shkruan Reporteri.net. Në njoftim thuhet se bashkë me përfaqësuesit e DRP në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, familjes ju dhurua një donacion mbi 9 mijë dollarë. “Me date 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në…

Lexo më Shumë

Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë “TOARKIQE” javën e kaluar është realizuar një ndërhyrje e rrallë – rikonstruim i ekstremitetit të sipërm te një burrë 44-vjeçar i cili ishte plagosur me armë zjarri. Siç bëjnë të ditur nga Klinika, është bërë transplant i parakrahut me ind kockor nga një dhurues. “Bëhet fjalë për lëndim si pasojë e të shtënave të armëve të zjarrit në mars të vitit 2023. Gjatë kësaj është dëmtuar një nga eshtrat e parakrahut me defekt të madh prej tetë centimetrave. Për tejkalimin e defektit, është shfrytëzuar fibulë nga një dhurues i vdekur dhe është fiksuar me…

Lexo më Shumë

Në stacionin e matjes në Gjurishtë është matur sasia më e madhe e shiut gjatë 24 orëve të kaluara – 19 litra në metër katror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Deri në orën 8 të mëngjesit, pasi kaluan 24 orë, 18 litra në metër katrorë shi janë matur në Ohër dhe Berovë, 17 në Shtip dhe Krushevë, 16 në Hanet e Mavrovës dhe Topollçan, 15 në Pretor, 14 në Prilep, Kodër të Diellit, Vinicë, Kumanovë dhe Dibër, 13 litra në Demir Kapi, 12 në Kriva Pallankë, Pozhar, Strumicë, Tetovë dhe Manastir, 11 në Shkup – Petrovec, 10 në Gjevgjeli, 9…

Lexo më Shumë

Në rrugën lokale në vendin e quajtur “Krushinë”-Kërçovë, mbrëmë nëpunës policorë të Stacionit policor Kërçovë e kanë privuar nga liria J.L. (51) nga f. Zajaz. Siç njoftojnë nga MPB-ja, J.L kur i ka vërejtur nëpunësit policorë ka hedhur një qese me materie të bardhë në gjendje pluhuri, e cila është gjetur dhe është sekuestruar. Më vonë, me urdhëresë gjyqësore, është kyrer bastisje në shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar sende me mbetje të materies së bardhë në gjendje pluhuri. Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Nga partia VMRO-DPMNE thonë se presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka mundur t’i pengojë ndryshimet në Kodin Penal. Nga partia opozitare maqedonase thonë se Pendarovski miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal e ka bërë me urdhër të Kovaçevskit dhe Ahmetit. “Pendarovski ka nënshkruar shprehimisht ndryshimet në KP, me urdhër të Kovaçevskit dhe Ahmetit, me qëllim që kriminelët nga pushteti të mos përgjigjen. Pendarovski ka mundur ta kthejë ndryshimet në rishqyrtim, por ka vendosur që verbërisht t’i zbatojë urdhrat e Kovaçevskit dhe Ahmetit. Pendarovski me nënshkrimin e amendamenteve të Kodit Penal, fjalë për fjalë i ka shpëtuar të gjithë zyrtarët nga…

Lexo më Shumë

Është lënduar një person dje në Ferizaj si pasojë e përleshjes me disa persona të tjerë. Ai ka deklaruar në polici se njëri nga personat me të cilët është përleshur ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Nuk raportohet për të arrestuar. “Ferizaj 17.10.2023-00:27. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Si pasoj e përleshjes fizike, viktima…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30 në fshatin Dubovik, në Deçan. Po ashtu në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës ka finalizuar një operacion antikanabis, ku u zbulua një banesë që ishte kthyer në një ‘shtëpi bari’, ndërkohë në pranga ranë tre persona. Babë e bir dhe nipi i tij ka rënë në prangat e policisë, ndërsa janë sekuestruar 158 621 bimë kanabisi, armë dhe dy ‘Jet ski’. Konkretisht pas hekurave ranë, Lorenc Trieshi dhe babë e bir, Dedë dhe Anton Laca. Po ashtu mësohet se ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Trush dhe të elektricistit, për moskonstatim të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike. NJOFTIMI I POLICISE Strukturat e Drejtorisë Vendore…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Gjatë intervistës për “Real Story”, i pyetur për përplasjet mes Tiranës dhe Prishtinës, ai tha se duhet të ketë një shtensionim dhe bashkërendim të marrëdhënieve. “Së pari, në rast se i referohemi marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera sepse flasim për një komb dhe s’ka ndonjë barrierë në mes në kuptimin njerëzor, ekonomik dhe të shkëmbimeve. Pra, s’duhet të barazojmë politikën me marrëdhëniet që janë mes nesh. Kjo është e rëndësishme ndërkohë mendoj që ka nevojë për një shtensionim dhe bashkërendim…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Macron gaboi 08:32 | 18/10/2023 Vizita e presidenti francez në Tiranë, për ambasadorin Agim Nesho ishte historike, por ai thekson se Macron gaboi në dy aspekte. Në A2 CNN ai tha se kreu i Elizesë minimizoi samitin e Berlinit dhe ka një plan për Europën ndryshe nga Gjermania, sa i takon zgjerimit. “Gaboi në dy aspekte, minimizoi samitin e Berlinit që u zhvillua dy ditë më parë në Tiranë duke hedhur alternativën që komuniteti politik i vendeve të Evropës është ecuria më e mirë. Kjo tregon që Macron nuk…

Lexo më Shumë

Veprimtari nga Amerika Ramazan Bekteshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me kryeministrin Rama dhe mbrojtjen që në vazhdimsi po bënë ndaj Serbisë. Sipas tij , Rama nuk kritikon serbët asnjëhere mirëpo sulmon Kosovën, përcjell “Bota sot”. Është koha që ky faqezi të shpallet tradhtar, sepse non-grata është pak, thotë ndër të tjera Bekteshi. Gjithashtu veprimtari përmendi vizitën e Macron në Tiranë duke jep mesazhin që liberalizimin e vizave nuk mund ta ndaloj as Macron e as Rama. Postimi i plotë Rama edhe në Samitin e Berlinit që u mbajtë në Tiranë i kritikoi politikat kosovare. Une…

Lexo më Shumë