Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, bëri të ditur se shumica e Kongresit amerikan mbështet heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë, pasi u takua të hënën në Washington me ligjvënës amerikanë. “Administrata amerikane është e një mendjeje se Siria meriton të ketë një mundësi për të qenë e qëndrueshme, për të ndërtuar ekonominë e saj dhe për të ruajtur integritetin territorial”, tha Sharaa për “The Washington Post” pas takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump. Sharaa tha se politikat e Trumpit tregojnë mbështetje për stabilitetin dhe unitetin territorial të Sirisë. “Është e qartë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur mundësinë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike duke mos e zvarritur procesin zgjedhor. Limaj ka theksuar se gjatë takimeve të saj me partitë politike është konfirmuar mungesa e vullnetit për të krijuar një shumicë të dytë parlamentare. “Para se të vije te mandatari i dytë, ne kemi qenë te presidentja, sic e kërkon kushtetuta, pra është konsultuar me të gjitha partitë politike. Presidentes, të gjitha partitë politike shqiptare, shumica edhe disa të minoriteteve, janë deklaruar qartë se mungon vullneti politik për…
Rusët kanë përdorur inteligjencën artificiale për qëllime propagandistike, duke prodhuar video që synojnë të dobësojnë moralin e ukrainasve. Këto video paraqesin ushtarë “të lodhur” dhe shpesh shfaqin rrëfime të montuara, të krijuara në mënyrë artificiale, që nuk pasqyrojnë realitetin. Qëllimi i këtij materiali është të ndikojë psikologjikisht tek shikuesit, duke krijuar një imazh të humbjes së besimit dhe të dëshpërimit mes trupave dhe qytetarëve ukrainas. Megjithatë, cilësia e këtyre videove është e lehtë për t’u dalluar; edhe një vështrim i shpejtë tregon qartë se ato janë të manipuluara dhe të rreme. Kjo praktikë është një…
Një autobus turistik u përplas me një kamion në provincën e Detit të Kuq të Egjiptit. Në aksident humbën jetën dy persona dhe u plagosën 39 të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, viktimat përfshijnë 27 rusë, 2 lituanezë, 7 finlandezë dhe 3 egjiptianë (dy shoferë dhe një guidë turistike). Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ras Gharib për ndihmë mjekësore.
Struktura prej druri e një ure në ndërtim e sipër në provincën Diyarbakir të Turqisë është shembur. Është nisur një operacion për të nxjerrë punëtorët e bllokuar nën rrënoja. Katër punëtorë që u plagosën rëndë gjatë incidentit u dërguan në spital. Nga punëtorët e dërguar në spital dhe të nxjerrë nga rrënojat, tre vdiqën dhe dy u plagosën. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonë.
Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të martën se kishte urdhëruar forcat e sigurisë së vendit të tij të pezullonin shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara derisa të mbarojnë sulmet ajrore kundër anijeve që Uashingtoni thotë se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor. ” Lufta kundër drogës duhet t’i nënshtrohet mbrojtjes së të drejtave të popujve të Karaibeve”, deklaroi Petro në platformën X, duke iu referuar bashkëpunimit të gjatë dhe shpesh të tensionuar mes Kolumbisë dhe SHBA-së në luftën kundër trafikimit të narkotikëve. Ky vendim vjen në një moment tensionesh të rritura, pasi Bogota ka kritikuar qasjen ushtarake të…
Venezuela ka njoftuar nisjen e një “mobilizimi masiv” të personelit ushtarak, armëve dhe pajisjeve, në përgjigje të grumbullimit të anijeve luftarake dhe trupave amerikane në Detin e Karaibeve. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, forcat tokësore, ajrore, detare dhe rezervistë do të kryejnë ushtrime deri të mërkurën. Ai e përshkroi këtë vendosje si një përgjigje ndaj “kërcënimit imperialist” që, sipas tij, paraqet përqendrimi i forcave të SHBA-së në rajon. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe njësitë e Milicisë Bolivariane – një forcë rezervë e përbërë nga civilë, e krijuar nga ish-presidenti Hugo Chávez dhe e emëruar sipas Simon…
Aleatët e kryeministrit po e bëjnë të qartë se ai do të luftojë çdo sfidë ndaj lidershipit të tij nga deputetët e Partisë Laburiste. Besnikët e Sir Keir Starmer shprehin frikë se posti i tij si kryeministër dhe lider i Partisë Laburiste mund të jetë nën kërcënim të menjëhershëm – ndoshta që menjëherë pas miratimit të Buxhetit pas dy javësh. Kritikët e qeverisë thonë se ky tension është dëshmi se Downing Street është “në gjendje të plotë hermetike”, një gjendje që “nuk do ta ndihmojë qeverinë të dalë nga gropa në të cilën ndodhet”. Miqtë e afërt…
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur një fushatë të gjerë sulmesh ajrore kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor dhe në Detin e Karaibeve, duke përdorur dronë MQ-9 Reaper, aeroplanë AC-130J dhe aeroplanë tjerë luftarakë. Washingtoni pretendon se synon ta frenojë rrjedhën e drogës në SHBA dhe që nga fillimi i shtatorit, 76 persona janë vrarë në 19 sulme ku u shkatërruan 20 anije, raporton CNN. Shumica e sulmeve, sipas burimeve, u kryen nga dronë MQ-9 Reaper, të cilët janë të armatosur me raketa Hellfire. Ndonëse Pentagoni ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ndien një “detyrim” për të paditur BBC-në, pas mënyrës se si një pjesë e fjalimit të tij është redaktuar në transmetimin e nje dokumentari. Duke folur për rrjetin Fox News, Trump tha se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishte “masakruar” dhe se mënyra si u paraqit në dokumentar “mashtroi publikun”. Kjo është hera e parë që presidenti flet publikisht pas letrës që avokatët e tij i kanë dërguar BBC-së, duke paralajmëruar një padi prej 1 miliard dollarësh nëse korporata nuk tërheq materialin, nuk kërkon falje dhe nuk e dëmshpërblen atë. …
Ndryshimi i kombëtareve të mos jetë i mundur pa paguar. Kjo është ideja që po shqyrtohet nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila duket se kërkon që të shmangë largimin e futbollistëve në të ardhmen. Drejtori i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Reting, ka shpjeguar për mediat se po shihet mundësia që të nxitet FIFA të vendosë pagesa për ndryshimin e kombëtareve. Sipas gjermanëve, është e padrejtë që një Federatë të mos përfitojë asgjë nga një lojtar të cilin e ka stërvitur dhe më pas zgjedh të përfaqësojë një shtet tjetër. “Është plotësisht e pakuptimtë për mua se pse një…
Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur të paktën 27 të tjerë, tha ministri i Brendshëm i vendit. Sipas autoriteteve, sulmuesi kishte si objektiv gjykatën e qarkut të Islamabadit, por nuk arriti të hynte brenda për shkak të masave të sigurisë. Ai aktivizoi eksplozivin pranë një makine policie, pasi kishte pritur për rreth 15 minuta në zonë. “Identifikimi i bombarduesit dhe i të gjithë atyre që mund të kenë qenë të përfshirë është përparësia jonë kryesore. Ata do të nxirren para drejtësisë,” deklaroi ministri Naqvi. Kryeministri Shehbaz Sharif…

