Author: Hamdi Kumanova

Një grua nga Velesi ka marrë dënim me katër vjet burg pasi më 12 korrik të vitit të kaluar la foshnjën e saj gjashtëmuajshe vetëm në qendër të qytetit dhe u largua. Vendimi u dha nga Gjykata Themelore e Velesit, ku S. K. (22) u shpall fajtor për veprën penale “Braktisje dhe keqtrajtimi i fëmijës”, dhe është i formës së prerë. Sipas aktakuzës, ajo me neglizhencë të rëndë ndaj detyrave të saj si prind la foshnjën e porsalindur në një bankë, në kushte të temperaturës mbi 40°C, e zhveshur, të uritur dhe të dehidratuar. Një kalimtar e gjeti foshnjën dhe…

Lexo më Shumë

Nuk ka pozitë shtesë për Alternativën. Nga takimi i mbrëmshëm në Qeveri, pavarësisht kortezisë së fitores paszgjedhore mes partnerëve të koalicionit, mësohet se për rehabilitimin e zv/kryeministrit Bekim Sali, partnerët duhet të bëjnë kombinime mes tyre, dhe pozita të reja nuk ka. Nuk jepen zyrtarisht detaje nga takimi i mbrëmshëm, por ai ishte i pari kokë më kokë që nga koha e fushatës. I pyetur nga mediat, kryeministri nuk deshi të zbardhte informacione rreth takimit i cili tha se takimi ishte në vazhdën e takimeve të rregullta mes partnerëve. “Të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Mirë,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, reagoi pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSZH), duke theksuar se afati ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në katër komuna fillon që nga 29 tetori, dhe jo nga dita e shpalljes së fundit të rezultateve. Sipas tij, që nga kjo datë ka nisur të rrjedhë afati 60-ditor për zhvillimin e zgjedhjeve në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Zhupë, ndaj mbajtja e tyre duhet të bëhet jo më vonë se fundi i dhjetorit. “Duhet bërë dallimi ndërmjet konkluzionit për shpalljen përfundimtare të rezultateve zgjedhore dhe…

Lexo më Shumë

Ish-kandidati për kryetar të komunë së Bërvenicës, Haqim Ramadani njofton se ai sot ka marrë një letër shkarkimi, por në fakt, ai këtë e cilëson si “kërcënim”. “Sot, më paskan dërguar një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese. E nderuar sekretare shtetërore Juliana, e kuptoj shqetësimin dhe presionin që po tentoni të ushtroni përmes telefonit. Ligjërisht nuk kishit asnjë të drejtë. Nga dita kur shpallen zgjedhjet, kryeministri nuk mund as të emërojë, as të shkarkojë. E megjithatë, më shkarkuat moralisht nga institucioni. Tani, ndoshta prisni vetëm momentin të më “shkarkoni” edhe juridikisht. Por nuk më dhemb pse…

Lexo më Shumë

Pas padis penale ndaj ish kreut të komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vjen edhe reagimi i tij, duke e cilësuar si shantazh. “Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike. Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë. Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për kontroll kufitar e kaloi leximin e parë në Komisionin kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri. Siç u tha në mbledhjen e Komisionit, qëllimi i ndryshimeve është vendosja e një sistemi adekuat për menaxhim të integruar kufitar sipas praktikave evropiane, dokumentet e Shengenit dhe dokumenti i dalë nga tuining-projekti „Aligning the national systems with the EU and the Schengen requirements for border management“ që ishte përfunduar në vitin 2022, ndërsa dha rekomandime të qarta për vendosje të sistemit më efikas, më ekonomik dhe më të standardizuar për menaxhim kufitar. “Konfigurimi aktual, me një organ të veçantë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mikoski i pyetur për të komentuar takimin e mbrëmshëm me partnerët e koalicionit lidhur me rikonstruimin qeveritarë, tha se takimet ishin të rregullta dhe se së shpejti do të ketë informacione. Lidhur me zërat se Muhamet Hoxha do të zëvendësoj Izet Mexhitin në postin e ministrit të Ekologjisë, tha se gjithçka do të dihet ditëve në vazhdim, raporton SHENJA. “Nëse do të kisha diçka më tepër për të thënë do ta thoja në pyetjen e parë”, tha Mickoski. Sa i përket caktimit të besuarve në komunat ku dështuan zgjedhjet, tha se është biseduar për këtë temë dhe…

Lexo më Shumë

Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në qytetin Annecy (Haute-Savoie) të Francës. Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas këtij rasti, tha policia për AFP. Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit. Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë. Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra. Hetimi, i hapur për vrasje me dashje i është…

Lexo më Shumë

Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj tetë personave, ish-funksionarë dhe punonjës të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, si dhe ndaj një inxhinier mbikëqyrës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimin zyrtar, moskujdesit në punë dhe për falsifikimit ose shkatërrimit të librave zyrtarë, përcjell TV21. “Drejtoria për Policinë Financiare ka parashtruar kallëzim penale pranë Prokurorisë Themelore Publike – Shkup kundër: B.B., në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, S.Sh. dhe Q.K., në cilësinë e ish-sekretarëve në Komunën e Sarajit, A.S. dhe Q.A., në cilësinë e drejtuesve të sektorit për urbanizëm në Komunën e…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotshme me numër 157, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzionin për përfundimin zyrtar të Zgjedhjeve Lokale 2025. Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi se me këtë vendim mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, duke përmbyllur të gjitha procedurat ligjore dhe administrative që lidhen me këtë cikël zgjedhor. “Në seancën e sotshme nr.157 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi konkluzionin për përfundimin e Zgjedhjeve Lokale 2025”, ka shkruar Demiri.

Lexo më Shumë

Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet infektive në botë, duke marrë jetën e rreth 1,23 milion njerëz vetëm vitin e kaluar, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke potencuar brishtësinë e progresit në luftën kundër sëmundjes. Numri i rasteve të vdekjeve nga tuberkulozi u ul me tre për qind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i rasteve të sëmundjes u ul me pothuajse dy për qind, theksohet në raportin vjetor të OBSH-së. Është vlerësuar se në vitin 2024, 10,7 milionë njerëz në mbarë botën u sëmurën me tuberkulozë: 5,8 milionë burra, 3,7 milionë…

Lexo më Shumë