Ka përfunduar seanca gjyqësore për “Gërdecin”, ku i pranishëm ishte dhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu. Mediu por dhe dëshmitarët që ishin të pranishëm në seancë nuk kanë pranuar të flasin. Sot në seancë është paraqitur vetëm një dëshmitar Dashnor Çaushi. Ndërkohë Mediu në një deklaratë për mediat është shprehur se do të jetë në dispozicion që të përgjigjet në fund të këtij procesi. Mes tjerash ai nënvizoi se e vërteta del vetëm përmes ballafaqimit. “Nuk e kërkuam vetëm ne, e kërkuan dhe familjarët dhe besoj se kjo është rruga më e mirë e mundshme për faktin se e bën…
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë në Indi tani mban duart e një gruaje pasi iu nënshtrua një transplanti të rrallë të dy gjymtyrëve. Marrësi ishte një piktor dhe i mori organet nga Meena Mehta, një grua që ishte shpallur e vdekur në tru, por ishte zotuar të dhuronte organet pas vdekjes, sipas SS Gambhir, një kirurg plastik i njohur në Indi, i cili ishte i përfshirë në operacion. Kjo ishte procedura e parë e tillë në Nju Delhi, sipas Spitalit Sir Ganga Ram, ku u krye operacioni. Mediat lokale thanë se operacioni u krye në janar, zgjati rreth 12 orë dhe pacienti tani…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM ka komentuar zërat për rikthimin e “gardës së vjetër” të BDI-së në garën për zgjedhjet parlamentare. Sipas informacioneve në media, në krye të listave të BDI-së për deputetë, do të jenë të renditur Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi e Ali Ahmeti. Mexhiti thotë se Ahmetin e ka të qartë se ministrant aktual të BDI-së, nuk kanë ndikim në terren prandaj ka vendosur t’i rikthejë emrat e vjetër në këto zgjedhje. “Është indikative. Në fillim si “Grup i Zjarrit” kemi bërë revizon të raportit të qeveritarëve, dmth ekzekutivit,…
Nga Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se në 24 orët e fundit janë dënuar 30 motoçiklistë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Nga MPB apelojnë për kujdes, pasi kontrollet në trafik ndaj motoçiklistëve do të vazhdojnë. Nga fotografia që është shpërndarë nga MPB, shihet parkingu i mbushur me motoçikleta. “Prej tyre, nëntë vozitës kanë drejtuar motoçikletë pa patentë shofer, respektivisht pa vërtetim që kanë kaluar provimin për shofer, një motoçikletë ka qenë e paregjistruar, 19 masa janë marrë për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse dhe një motoçikletë është konfiskuar përkohësisht për shkak të defektit teknik si…
Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot do të inspektojë aktivitetet ndërtimore të segmentit Petrovec – Katllanovë. Gjatësia e përgjithshme e rehabilitimit me zgjerimin e autostradës A1, segmentit Petrovec – Katllanovë është 10.7 kilometra, ndërsa investimi është 6.3 milionë euro, mjete të siguruara nga BERZH-i. Pas inspektimit, siç është paralajmëruar, janë paraparë deklarata për media.
Ish-kandidati për president të vendit, Imer Selmani thotë se zgjedhjet presidenciale aktuale ndryshojnë nga ato të mëparshme, duke qenë se në raundin e parë zgjedhor do të jenë dy kandidatë nga partitë e shqiptarëve, Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Sipas Selmanit, në mesin e kandidatëve maqedonas janë dy favorit në rrethin e parë zgjedhor, kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Pendarovski dhe Siljanovska. “Me shqiptarët situata është ndryshe, votuesit shqiptarë do të zgjedhin mes dy kandidatëve Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Do të ketë një debat të ashpër sepse të dy janë jashtëzakonisht të mirë dhe aktivë në skenën politike. Fushata…
MPB njofton se ka ndaluar një 63-vjeçar nga Velesi për shkak se dyshohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike. “Më 12.03.2024 në ora 03:30 në Veles, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në kuadër të SPB Veles kanë ndaluar J.K.(63) nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, në oborr janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Sipas informacioneve nga banorët e Negorcit, breshëri ka goditur dy herë rajonin e Gjevgjelisë. “Breshër në madhësinë e një arre ra pak pas orës 12:30, dhe pas orës 13:00 ra sërish dhe gjithçka u zbardh. Sipas informacioneve , breshëri ka goditur fshatin Negorci, qytetin e Gjevgjelisë dhe vendbanimet tjera përreth”, thonë banorët nga afërsia e Gjevgjelisë. Më 7 të këtij muaji, nga stuhia e përcjellur me breshër dhe reshje të dendura shiu është përfshirë edhe rajoni i Gjevgjelisë, ndërsa të nesërmen Komuna e Gjevgjelisë ka njoftuar qytetarët se të dëmtuarit nga stuhia mund të dorëzojnë kërkesë Komisionit për vlerësimin dhe…
Në lëndën penale të njohur në opinion si “Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska”, pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është themeluar lënda VKŽ1-11/24, pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i vajzës së vrarë 14 vjeçare, kundër vendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit. Gjorçevski nga burgu i Shutkës duhet të dërgohet në gjykatë. “Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar sipas propozimit të të dyshuarit, është theksuar në ankesën e deklaruar përmes avokatit mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, ka caktuar seancë publike për 13 mars. 2024”,…
Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill. Madje, në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike. Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së…
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku foli për disa çështje. Ndër të tjera, Osmani u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka këtë, njofton Klankosova. Ai u shpreh se kanë edhe gjuhën zyrtare dhe siç u shpreh, të gjitha institucionet janë mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet. “Sot shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka flamurin kombëtar zyrtar”. “Ne e kemi atje, si shtet i vetëm në botë që ka flamur zyrtar,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që të dërgoj ushtarë në Letoni. Këtë vendim Qeveria e solli bazuar në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes. “Qeveria, në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes ka sjell vendim për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pjesëmarrje në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence -eFP” në Republikën e Letonisë”, qëndron në njoftimin e Qeverisë. Qeveria në seancën e djeshme gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri…

