Komisioni për Politikë Monetare Operative i Bankës Popullore në seancën e mbrëmshme vlerësoi se norma e interesit të bonove të thesarit duhet të mbahet në nivelin prej 6,30%, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe shtatëditore në nivelet prej 4,20% dhe 4,25%, kumtoi BP. Në seancën e Komisionit u vlerësua se përcaktimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm me kushtet në ekonomi. E pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë. Në të njëjtën kohë, në fund të shkurtit u mor vendim për ndryshime në rregullimin dhe mënyrën e…
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në të cilën janë lënduar dy persona. “MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në kryqëzimin e rrugës Kumanovë-Kriva Pallankë, rruga lokale drejt fshatit Kleçovc dhe rrugës lokale drejt Makresh, komuna e Staro Nagoriçane, në mes një automjeti “Passat” me targa të Kumanovës drejtuar nga G.S. (53) nga fshati Malado Nagoriçane, komuna e Staro Nagoriçane dhe një veture “BMW” me targa të Shkupit drjetuar nga I.B. (42) nga fshati Dolno Sonje të Shkupit. Në fatkeqësi lëndime të rënda ka marrë G.S., ndërsa lëndime…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thotë se në vazhdimësi punon për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve. Nga KSHZ thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë. “Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për të menaxhuar me sfidat e sigurisë, që është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet…
Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski pyesin nëse OBRM-PDUKM qëndron pas 200 botëve të rrjetit “X” të cilat çdo ditë shpërndajnë gjuhë të urrejtjes. “Retorikën të cilën e shfrytëzojnë këto profile na kujtojnë retorikën e OBRM-PDUKM-së me të cilën, në mungesë të argumenteve, partia në mënyrë të pabazuar sulmon Stevo Pendarovskin. Në të njëjtat profile vërehet edhe mbështetja e fortë për OBRM-PDUKM-në. Të njëjtat profile para disa viteve kanë shpërndarë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thonë nga shtabi i Pendarovskit. Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet para opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe se a…
Dje (12.03.2024) rreth orës 17:30 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, nga ana e policëve të SPB Tetovë janë arrestuar A.K.(23), B.N.(27), N.K.(37) dhe I.K.(38), të gjithë nga Tetova, dhe një i mitur nga Kumanova. Ata janë kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje, gjatë së cilës kanë marrë disa sende të NP “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Lideri.mk. “Sendet e konfiskuara janë kthyer në “Rrugën e Maqedonisë”, ndërsa personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, njoftoi MPB./Lideri
Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe e urdhëroi Gjykatën Penale që të vendosë sërish për kërkesën e tij për lirim me kusht, përkatësisht të del nga burgu i Strugës, para përfundimit të dënimit. Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesës së të dënuarit S.M., nga S., e parashtruar përmes burgut të Strugës, ka marrë aktvendim me të cilin respektohet ankesa, ndërsa lënda shfuqizohet dhe kthehet përsëri në procedurë dhe vendimmarrje para gjykatës së shkallës së parë. Ndryshe, duke respektuar ankesën e të dënuarit S.M. vjen pasi propozimi i drejtorit të burgut të…
Më 12.03.2024, në ora 13:10 në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Shkup kanë privuar nga liria N.S.(51) nga Tetova, me banim në Shkup, transmeton Lideri.mk. Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe. “Ajo është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi policia e Shkupit./Lideri
Ballafaqimi me mungesën e fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor kërkon qasje racionale dhe të guximshme. Duhet të shikojmë se çka mund të bëhet në rajon me resurset që janë në dispozicion, dhe jo të veprojmë pas fuqisë punëtore, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZHIT i cili po merr pjesë në forumin ballkanik e cila mbahet në Budapest. Ai tha se kemi nevojë për ristrukturim të ekonomisë, investime në teknologji dhe industri që sjellin më shumë vlerë të shtuar dhe punë më të paguara. “Dallimi në cilësi në mes vendeve të rajonit, e cila është e konfirmuar edhe sipas statistikave të…
Ne muajin mars behet gati dhe nderrimi i ores verore ku akrepat e ores do te zhvendosen 1 ore perpara. Pra nga data 31 mars do te kemi me shume rreze dielli dhe do te flem me pak. Si gjithmon nderrimi i ores behet ne mesnate ku ora 2:00 do te jete 3:00. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev mëngjesin e sotëm ka uruar pjesëtarët e njësiti anti-terror “Tigrat”, me rastin e 43 vjetorit të formimit të këtij njësiti, përcjell TV21. Bojmacaliev thotë se ky njësit në mënyrë të pandërprerë garanton siguri dhe rend në vendin tonë. Ndryshe, në këtë njësit të policisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë shqiptar! “Njësia speciale antiterroriste – Tigrat, është shembull i një niveli të lartë trajnimi dhe profesionalizmi, me gatishmëri për t’u përballur me çdo sfidë që mund të kërcënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë. Njësia është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta reformuese…
Në intervistë me Ana Krstinovskën nga organizata Estima, “Poligraf” bisedoi për propagandën dhe dezinformatat e huaja në vend, si dhe për dallimet ndërmjet ndikimit rus dhe kinez. Poligraf: Shumë hulumtime dhe organizata bëjnë me dije se në vendin tonë kemi ndikime të huaja malinje dhe dezinformata. Cilat janë vendet kryesore nga të cilat vijnë ndikimet dhe dezinformatat dhe cili është efekti i tyre? Krstinovska: Duke marrë parasysh se jemi në njëfarë udhëkryqi mes Lindjes dhe Perëndimit, se nga njëra anë jemi vend anëtar i NATO-s por jo anëtar i BE-së, në njëfarë mënyre ne jemi subjekt i ndikimeve edhe nga Lindja, edhe…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë që ka ndodhur 25 vjet më parë. Kurti ka ndarë edhe disa fjalë të një të mbijetuari të kësaj masakre, Azem Beqirit. ““Kjo është plagë e kësaj lirie!”, na tha Azem Beqiri, i mbijetuar i Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë. Azemi humbi bërrylin dhe sot e asaj dite i vuan pasojat nga sulmi me granatë që përgjaku Tregun e gjelbër në Mitrovicë. “Dihet që Serbia dhe serbët e kanë bërë këtë. Dihet edhe kush ka dhënë urdhër”, tha Azemi, duke i bërë thirrje publike…

