Author: Hamdi Kumanova

Ziadin Sela në takimin e sotëm me qytetarët në Komunën e Vrapçishtit ka theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë më shumë se një e treta e popullsisë dhe të drejtat e tyre dhe mundësitë e tyre sduhet vënë në pyetje. Kryetari i njërit nga krahët e Aleancës për Shqiptarët në takimin me strukturat partiake në Negotinë ka folur rreth përfaqësimit të shqiptarëve. Ai premtoi se ASH nuk do të lejoj që çështjet që janë me interes për shqiptarët si që është badenteri dhe përfaqësimi i shqiptarëve. Sipas tij, partia që ai drejton ka ditur ti del zot çdo…

Lexo më Shumë

Me datë 08.03.2024 në ora 19:40 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.E.(30) nga Shkupi, ndërsa sot (09.03.2024) në ora 09:25. kanë privuar nga liria I.E.(27), H.E.(48) dhe B.E.(23) të gjithë nga Shkupi, pasi në zonën e Bit Pazarit me një objekt të fortë dhe të mprehtë kanë sulmuar M.A.(33) nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të përshpejtuar.

Lexo më Shumë

Pas rrokullisjes së kamionit në rrugën Shkup – Bllacë komunikacioni në këtë rrugë vazhdon të ngelet i bllokuar, njoftojnë nga MPB për TV21. “Trafiku ende po zhvillohet nëpërmjet rrugës së Çuçer Sandevës”, theksuan nga MPB për TV21.

Lexo më Shumë

Departamenti i Shtetit i ShBA-së e ka miratuar shitjen e disa automjeteve të lehta taktika dhe logjistikës mbështetëse në Maqedoni të Veriut, aleate e NATO-s, për një kosto të vlerësuar prej 111 milionë dollarësh. Agjencia për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes, pjesë e Departamentit të Mbrojtjes, të premten e dërgoi në Kongres certifikatën e kërkuar të shitjes së propozuar dhe pritet që Kongresi ta miratojë shitjen. Në deklaratën e kësaj agjencie thuhet se shitja e propozuar do ta fuqizojë “kapacitetin [e Maqedonisë së Veriut] për t’u ballafaquar me rreziqet e tanishme dhe në të ardhmen përmes ofrimit të kapacitetit të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 08.03.2024, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB -Veles kanë ndaluar K.G.(22), LB.(19), V.M.(31), L.V..(37), M.G.(29) , I.V.(32) dhe L.O.(25) të gjithë nga Velesi për shkak se u është gjetur dhe marrë hashash, marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, lëndë me gunga të bardha dhe tabletë, dhe I.V. dhe L.O. janë gjetur duke u shitur drogë personave nga Velesi. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Dyfytyrësi e quan VMRO-DPMNE-ja deklaratën e kryeministrit Talat Xhaferi për kodin zgjedhor, me ndryshimin e të cilit partitë thonë se do t’u mundësohet votimi rreth 100 mijë votues që nuk kanë dokument të vlefshëm identifikimi. Xhaferi një herë kishte deklaruar se këto qytetarë kanë mjaft kohë deri në zgjedhje për t’u pajisur me dokumente të reja dhe nuk ka nevojë për ndryshime ligjore, kurse pasi u bënë ndryshimet ligjore, ai tha se ndryshimet janë selektive dhe nuk e zgjidhin problemin deri në fund. “Kryeministri teknik Xhaferi si përfaqësues i pushtetit ekzekutiv mundet të propozojë ligje, si një ndër propozuesit…

Lexo më Shumë

Krenar LLoga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar për kontributin që Mbretëria e Arabisë Saudite do të bëjë për të mundësuar digjitalizimin e plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, vizitova edhe Laboratorin Qendror për Digjitalizim, gjegjësisht Qendrën e Digjitalizimit të Pasurive të Paluajtshme, gjatë së cilës Inxh. Ahmed Alsalamn e njohu nga afër me metodën dhe fazat e digjitalizimit, që në fillim, që nga përzgjedhja e dokumenteve, futja dhe rishikimi, transferimi në laboratorë për digjitalizim, sterilizimi dhe restaurimi, skanimi dhe arkivimi, kontrolli i cilësisë përpara regjistrimit përfundimtar dhe dhënien…

Lexo më Shumë

DPHM bën të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil në disa vende me reshje të herëpashershme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima. E në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme me intensitet më të dobët. Sipas parashikimit, nesër do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore, ndërsa në drejtim të Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi…

Lexo më Shumë

Në rrjetin social “X” është organizuar një fushatë kundër këshilltarit të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Përmes një video të prerë dhe të nxjerrë nga konteksti, llogari të shumta në platformën “X” kanë atakuar këshilltarin e Cramon, Dordje Bojovic, për një diskutim të para disa vitesh ku flitet për krimet serbe të kryera në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, duke thënë se është i irrituar teksa sheh që llogari të shumta në “X” e “të drejtuara nga pushteti” sulmojnë në asketin personal Viola von Cramon dhe stafin e saj, si…

Lexo më Shumë

Në moshën 70 vjeçare ka ndëruar jetë anesteziologu i mirënjohur nga Tetova, Tefik Alili. Alili për njw jetw të tërw ka shërbyer fizikisht e moralisht në spitalin e Tetovës sepse përveç gjithash ai ka qenë dera ku ka trokitur çdo anesteziolog i ri. Edhe pse në penzion Alili thuajse çdo ditë ishte në spitalin e Tetovës për të dhënë ndihmë e për të kontribuar. Tefik Alili shkoj por Spitali i Tetovës do të vijoj ta ketë aty sepse Roland Alili, djali i tij me krenari ecën rrugës së babait të vet. Televizioni Koha i shpreh ngushëllime të…

Lexo më Shumë

Më datë 08.03.2024, në ora 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Palcishtë e Poshtme-Tetovë automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri po nga ky fshat, ka dalë nga rruga duke u përplasur në mur. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer i mitur, ndërsa dy pasagjerë të tjerë të mitur poashtu kanë pësuar lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nxjerrë dy vendime për mbylljen e marketeve, njoftoi drejtori i Inspektoratit, Goran Trajkovski. “Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski. Ai tha se askush nuk duhet të thyejë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët dhe paralajmëroi se do të ndjekin kontrolle të forcuara te shitësit me pakicë dhe shumicë.

Lexo më Shumë