Author: Hamdi Kumanova

Policia e ka arrestuar të dyshuarin se ia kishte marrë 2 mijë euro një personi për t’ia hequr pengesat për lëvizje të lirë në zonën Shengen në Bashkimin Evropian. Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në Rahovec. “Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti i ka marrë 2000 € para të gatshme ankuesit m/k, me premtimin se do ia heq pengesat për lëvizje në zonën Shengen. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo më Shumë

Drejtoria për për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike. “Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si…

Lexo më Shumë

Ligji për punonjësit e mbrojtjes do të ishte miratuar më herët nëse nuk do të ishte bllokuar nga opozita dhe më vjen keq që nuk u miratua më herët, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. “Ndryshimet që kemi përgatitur fillimisht janë bllokuar me 10 mijë amendamente dhe shumë nga proceset e punës në Ministri do të ishin përmirësuar dhe do të ishin arritur rezultate më të mira nëse do të miratoheshin më herët. Sinqerisht u habita pse u bllokua ky ligj, sepse jo vetëm që do të përmirësojë proceset e punës, por do të motivojë edhe punonjësit dhe për avancimin…

Lexo më Shumë

Me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE, me Siljanovskën izolimin dhe kthimin. Kjo është zgjedhja që iu ofrohet qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Oferta e DPMNE-së dhe Siljanovskës është të heqim dorë nga e ardhmja, nga shpresa, të izolohemi dhe t’i themi lamtumirë çdo ndryshimi real dhe thelbësor për një të nesërme më të mirë. Në DPMNE nuk ka ndryshim, është e njëjta parti që thotë një gjë, bën tjetër, që bën premtime të rreme, të cilat nuk i përmbush kurrë. Vetëm me Pendarovskin mund të arrihet e vetmja shpresë realiste për një të…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka njoftuar përfundimin e procesit të propozimit të kandidatëve për deputetë, me rreth 1000 kandidatë të sugjeruar nga organizatat komunale, nga të cilët 700 kanë kompletuar aplikimet e tyre. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar se listat e deputetëve do të përfundojnë brenda dy javëve të ardhshme, përpara se të paraqiten për miratim në kongresin e partisë. Gjatë një ngjarjeje në Muzeun e Artit Bashkëkohor, Kovaçevski ka theksuar angazhimin e partisë për barazi gjinore, duke vënë në dukje se në përbërjen aktuale parlamentare të LSDM-së, numri i deputeteve femra është më i lartë se…

Lexo më Shumë

“Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë! Çdo i treti qytetar jeton me vetëm 150 denarë në ditë! Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë. Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se në Eurozonë. Rritja e BPV-së për kokë nga viti 2017 deri në vitin 2023 në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në vendet e rajonit Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi mbi 50%! Borxhi publik është rritur për gati 4 miliardë euro për 7 vite.”, njoftoi partia opozitare VMRO-DPMNE. Nga aty thonë se “Qeveria obligoi…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për qytetarët e Shkupit po fillon me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve. Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen. Prandaj, nga e hëna, 11.03.2024. fillon një proces i ri për lëshimin e kartave të identitetit në ambientet e komisariateve…

Lexo më Shumë

Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRCP) në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe Shërbime Marketingu “Zëri i së Vërtetës”, kanë realizuar një anketë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, qytetarët janë përgjigjur: 20% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO DPMNE-në 12,2% e të anketuarve do të votojnë për LSDM-në, 5,9% për BDI-në së bashku me frontin evropian (ASH krahu i Ziadin Selës, PDSH, PDE e Arjanit Hoxhës, Populli e Zejdit) 6.9% për koalicionin opozitar shqiptar “VLEN”, 2.8% për Të Majtën, 2.7%…

Lexo më Shumë

Me datë 08.03.2024 në ambjentet e qendres kulturore Yunus Emre u zhvillua hapja solemne e organizatës “Horizonte të Ndritshme”. Ky event vijoi me fjalime përshëndetëse hapëse të kryetarit Hamzi Ibraimi dhe me panelin nën temen “Edukimi për qëndrueshmëri, të rinjtë si ndërtues të së ardhmes” e moderuar nga Amela Klimenta. Pjesë e këtij paneli u bënë z.Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe i Shkencës i cili foli më gjërë për arsimimin në vend duke dhënë një pasqyrë më të qartë për trajtimin e problematikave të arsimit. Znj. Fatime Ziberi, psikologe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik e cila foli për aspektin social…

Lexo më Shumë

Gratë janë pjesëmarrëse të barabarta në komunikacionin rrugor, si këm- bësore, ashtu edhe si shofere. Studime të shumta tregojnë se ato kanë kompetenca të shkëlqyera për vozitjen e automjetit, se vozitin me kujdes, parkojnë me ndërg- jegje dhe i respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërsa shquhen edhe me aftësinë për t’i planifikuar udhëtimet duke marrë parasysh rrethana të shumta që mund të ndikojnë në vozitjen e sigurtë. Por, edhe përkundër shembujve të shumtë të grave që janë të suksesshme në të gjitha fushat e jetës shoqërore, një pjesë e grave shofere ndihen të pasigurta në komunikacion. Kjo kryesisht u referohet situatave…

Lexo më Shumë

Gruaja serbe 30 vjeçare me inicialet J.V. është qëlluar me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë. Ajo u plagos nga partneri I.B, 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje. Siç mëson portali Alo!, vajza e plagosur ka një martesë me dy fëmijë, që ishte e divorcuar. Së fyndi ajo krijoi një lidhje me shqiptarin nga Tetova, të cilin e takoi në Zvicër. “ Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës.…

Lexo më Shumë