Ministria e Punëve të Brendshme fillon sot me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit. “Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është konstatuar se ajo është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe e pamjaftueshme efikase, dhe në të njëjtën kohë nuk ka të kenë efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te punonjësit e policisë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen”, thuhet në deklaratë. Ministria e Brendshme njofton se sot në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore do të nisë një…
Author: Hamdi Kumanova
Media britanike “The Guardian” vijon t’i kushtojë vëmendje të veçantë humbjes së jetës së të riut nga Vora, Leonard Farruku. Në një shkrim të gjatë, gazeta hedh dritë mbi mekanizmat që përdor “Home Office” për të mos dhënë informacione mbi ngjarjet e rënda që ndodhin në vendet ku strehohen azilkërkuesit. Rasti i Leonard Farrukut, ka bërë këtë media të kthejë ‘sytë’ jo vetëm nga ambientet ku mbahen të izoluar migrantët, por edhe nga mënyrat se si trajtohen e deri te mënyra se si informohen familjarët e viktimave! Kështu, Zyra e Brendshme, “Home Ofice”, ka zbuluar se nuk i informon në…
Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu. Kadri Kadriu gjatë kthimit në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”. Pas qëndrimit te të afërmit, kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg. Kadri Kadriu është njëri nga piktorët më të njohur kosovarë, i cili mbetet frymëzim për gjeneratat e reja.
Ish presidenti Donald Trump kritikoi performancën e Jimmy Kimmel si prezantues në “Oscars 2024”, duke e quajtur një nga moderatorët më të këqinj që ka pasur ndonjëherë ajo skenë. Kjo ka nxitur edhe reagimin e Kimmel. Ai zgjodhitti përgjigjet Trump nga skena e Oscar. Pasi lecoi postimin në “X” të ish presidentit, Kimmel falënderoi Trump që po e ndiqte. “Sapo mora një koment dhe doja ta ndaja me ju,” tha Kimmel përpara se të lexonte një pjesë të madhe të postimit. “Mund ta merrni me mend se cili ish-president sapo e postoi atë në Truth Social,” pyeti Kimmel duke qeshur.…
Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili u takua me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump më 8 mars, ka pohuar se Trump ka “plane mjaft të detajuara” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por sipas tij, Trump nuk do të japë “asnjë qindarkë” për të luftuar agresionin rus në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas Orban, Trump ka “plane mjaft të detajuara” se si t’i japë fund luftës ruso-ukrainase dhe planet e tij përputhen me interesat e Hungarisë. “Ai ka një vizion shumë të qartë me të cilin është e vështirë të mos pajtohesh. Ai thotë si vijon:…
Trupat e pesë skiatorëve që janë raportuar të zhdukur janë gjetur pa shenja jete në Alpet zvicerane. Autoritetet janë ende në kërkim të një personi të gjashtë. Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, në një turne skish drejt Arollës përgjatë kufirit zvicerano-italian, raporton BBC. Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale “pa asnjë shenjë jete”, tha një deklaratë nga policia zvicerane e kantonit Valais. Siç raportohet, skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Policia lokale tha se ekipet ishin alarmuar, por…
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina, sot do të mbajnë protestë. Ndërsa Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma”, do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante, njofton Klankosova.tv.
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar shqetësim e frikë. Përballë kësaj…
Historia e Ramazanit: Pse agjërojnë myslimanët dhe a mund ta mbajnë edhe njerëzit që besojnë në fe të tjera Gjatë Ramazanit, muajit më të shenjtë në kalendarin islam, njerëzit agjërojnë dhe bëjnë sakrifica nga agimi deri në perëndim të diellit çdo ditë. Çdo vit, pasuesit e besimit islam mblidhen në adhurim, muaj që zakonisht zgjat nga 29 deri në 30 ditë. Kështu, muaji i shenjtë shënohet në mbarë botën me lutje të përbashkëta, vetë-reflektim dhe bamirësi. Çfarë përfshin agjërimi? Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një “takva”…
Rusia tha se ka shkatërruar 47 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e saj jugore, kryesisht në zonën e Rostovit, që gjendet në kufi me Ukrainën. Kievi rregullisht lëshon dronë në Rusi, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. “Sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan mbi territorin e rajonit të Belgorodit një dron, dy dronë në rajonin e Kurskut, tre në atë të Volgogradit dhe 41 dronë mbi rajonin e Rostovit”, tha ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale më 9 mars. Rajonin jugor i Rostovit është qendër për ushtrinë ruse dhe shërben për…
Sot (09.03.2024) rreth orës 11:00 në autostradën “Miqësia”, afër Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga Bogorodicë kanë ndaluar K.Sh. (24) nga fshati Studeniçan, Shkup. Me automjetin e tij të pasagjerëve “Porsche” me targa të Shkupit, ai ka transportuar gjashtë persona – mërgimtarë nga Kina. Në një shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, K.Sh. ai nuk e ka ndaluar veturën dhe ka vazhduar lëvizjen, pas së cilës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë llambash pranë një karburanti. Në automjet janë gjetur gjashtë persona nga Kina, dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Gjevgjelisë për ndihmë mjekësore. Për shkak…
Në afërsi të Zajazit në Kërçovë ka ndodhur aksident trafiku ku ngelën të lënduar dy persona. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15, në afërsi të Zajazit. Janë lënduar dy persona, nga Kërçova dhe për momentin marrin mjekim në Spitalin e Kërçovës. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe detajet të tjera nga aksidenti, pasi të përfundojë ekspertiza”, njoftojnë nga MPB për TV21.

