Author: Hamdi Kumanova

Në intervistën për “360 gradë”, pas përfundimit të zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, ambasadorja gjermane Petra Dekseler shpjegon se cilat janë pritshmëritë e Berlinit nga presidentja e re dhe nga qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE. Sipas saj, e rëndësishme është që qeveria e ardhshme të vazhdojë drejtimin e qartë strategjik në politikën e jashtme të vendit dhe të zbatojë me vendosmëri dhe besueshmëri hapat e nevojshëm në rrugën drejt BE-së, transmeton Portalb.mk. Në pyetjen se a ndryshon diçka në qëndrimin e Gjermanisë ndaj vendit pas zgjedhjeve që sollën një ndryshim tektonik në skenën politike në…

Lexo më Shumë

Fronti Europian konsideron që anulimi i kontratës për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit dhe me një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur. Asnjë Qeveri nuk mund ta anulojë kontratën me konzorciumin Bechtel & Enka. Kështu thuhet në reagimin e Frontit Europian, sipas të cilës, Kontrata me Bechtel & Enka është e nënshkruar sipas të gjitha dispozitave ligjore, korrekte në çdo aspekt dhe askush nuk mund ta njollosë korrektësinë e saj përmbajtësore dhe dobinë që i sjell vendit realizimi i përpiktë i saj. Fronti njëherësh ka pyetur koalicionin VLEN…

Lexo më Shumë

Pasditen e djeshme policia ka ndaluar njëzet e tre vjeçaren J.S. nga Koçani. Siç informojnë nga MPB-ja, ajo dyshohet se të mërkurën ka sulmuar fizikisht gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarin L.M. nga Shtipi, dhe i ka marrë çantën me para dhe dokumente. J.S. ajo është ndaluar në stacionin policor dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimin. Gjërat e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër J.S. do të dorëzohet një aplikim i duhur./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 maj. Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia. Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër…

Lexo më Shumë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G në Prishtinë, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Gjilan më 15 korrik të vitit të kaluar. Sipas policisë, i dyshuari që nga koha e arratisjes e deri më sot dyshohet se përmes telefonit e ka kanosur ish-bashkëshorten dhe vëllanë e saj, ku janë hapur dy raste për “kanosje”. “Pas arrestimit është bërë kontrolluar në trup i dyshuari dhe te i njëjti është gjete se me vete kishte edhe një sasi te dyshuar narkotike (e cila dyshohet te jete hashash me peshe te përgjithshme prej…

Lexo më Shumë

Një stuhi e fortë goditi shtetin amerikan të Teksasit mbrëmë vonë, duke lënë të paktën katër persona të vdekur në Houston, transmetn Anadolu. Mediat lokale raportojnë se erërat e forta nga stuhia thyen dritaret e ndërtesave të larta, rrëzuan pemë dhe linjat e energjisë në gjithë qytetin, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike. “Patëm një stuhi me erëra 100 milje në orë (160 kilometra në orë), ekuivalente me uraganin Ike”, tha kryebashkiaku i Houstonit John Whitmire në një konferencë shtypi, duke iu referuar uraganit të kategorisë 4 të vitit 2008 që shkaktoi dëme të mëdha…

Lexo më Shumë

Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani në Kanal 5, përcjell TV21. Osmani thotë se VLEN, koalicioni që tani po bisedon me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve, ndërsa theksoi se vullneti i shqiptarëve u tregua në zgjedhjet e 8 majit, ku sipas tij, në kampin politik shqiptar fitoi Fronti Europian. “Për fat të keq na kthehet tema bazë, marrëveshja mes popullit maqedonas dhe popullit shqiptar nga 2001-shi, se do të respektohet vullneti i shqiptarëve, respektivisht se nuk do të majorizohen shqiptarët gjatë vendimmarrjes, shfuqizohet dhe kthehemi…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Adonis Georgiadis, duke komentuar deklaratat e presidentes maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe përfaqësuesit të ardhshëm të qeverisë së RMV-së, Hristijan Mickoski, tha se Greqia do të bëjë atë që është paraparë nëse shkelet Marrëveshja e Prespës. Sipas tij, “nuk ka dyshim se nëse lideri i OBRM-PDUKM-së bëhet kryeministër dhe vazhdon me deklarata të tilla, Mitsotakis do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës”. Sipas nenit 19, parashikohet nëse ka shkelje. Nëse qeveria e Maqedonisë së Veriut shkel Marrëveshjen, Qeveria e Greqisë do të bëjë atë që është paraparë, tha Georgiadis në një deklaratë për mediat greke. “SYRIZA nuk…

Lexo më Shumë

Sot (17.05.2024) në ora 01:10 në Kavadar, zyrtarët policorë të Policisë së Kavadarit kanë ndaluar D.A. (36) nga Kavadari. Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar në bazë të një vendimi gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh. Personi është dërguar në burgun e Gjevgjelisë për vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vetëm kur politikanët që vijnë e ikin nga pushteti, do ta kuptojnë se drejtësia është shtylla që mbetet dhe nuk është kukull, as instrument për realizimin e interesave të dikujt, qytetarët do të kenë atë lloj gjyqësori që meritojnë. Ky është reagimi fillestar i Këshillit Gjyqësor pas deklaratave të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, partia e të cilit fitoi më së shumti vota në zgjedhje, se do të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë si zgjidhje për një gjyqësor të pavarur dhe zgjidhjen e problemeve në këtë fushë. Në një prononcim për “Fokus”, nga Këshilli Gjyqësor thonë se…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”. – Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur në lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.

Lexo më Shumë

Në selinë e VMRO-DPMNE-së dje u realizua takimi i parë në nivel të grupeve punuese mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Në takim sipas komunikatës së VLEN është theksuar nevoja për mbajtjen e përcaktimeve programore, të kihet kujdes me principet e dakorduara, dinamizim i fuqishëm i integrimeve të BE-së, lufta e pa kompromis kundër korrupsionit. Gjithashtu bëhet e ditur se për resorët do të diskutohet ditët ne vazhdim. Burimet tona flasin që VLEN do të ketë deri në 30% të pushtetit. Jozyrtarisht flitet që edhe posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë VLEN-it, por ende nuk është definuar. Sipas burimeve…

Lexo më Shumë