Smith: Përparimi në dialog, i rëndësishëm për ecjen para drejt integrimit në NATO – për Banjskën kemi bërë thirrje për llogaridhënie Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, ka deklaruar se përparimi në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është i rëndësishëm për ecjen para të Kosovës drejt integrimit në NATO, raporton Express. Smith tha se Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet të ngushtë me Kosovën. “…ne jo vetëm që po e mbështesim dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja – i cili ka për synim të…
Author: Hamdi Kumanova
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur sulmuesit e armatosur hapën zjarr ndaj njerëzve që argëtoheshin në një festë ditëlindjeje në Duran, një nga qytetet më të prekura nga krimi në Ekuador, njoftuan mediat lokale. Sulmi ndodhi në rrethin Abel Gilbert të Duranit, në provincën bregdetare jugperëndimore të Guayas. Sipas raportimeve paraprake, viktimat, mes të cilëve edhe 23-vjeçari që kishte ditëlindjen, nuk kishin precedentë penalë. Presidenti ekuadorian Daniel Noboa deklaroi se vendi ishte në një gjendje “konflikti të armatosur të brendshëm” në janar, pas një rritjeje të dhunës që fajësohet për krimin e organizuar…
Autoritetet bullgare në pikën e kontrollit të urës së Danubit në Vidin pranë kufirit rumun kanë kapur 62 emigrantë të fshehur në dy kamionë, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi, thanë zyrtarët. Prokuroria tha në një deklaratë se kamioni i parë, i drejtuar nga një shtetas lituanez, u kap të martën me 33 emigrantë në bord. Emigrantët u fshehën në një ndarje sekrete prej 12 metrash të bërë prej metali, e cila ishte ndërtuar në rimorkio, thuhet në deklaratë. Pasagjerët, 12 prej tyre të mitur, ishin nga Siria dhe të gjithë ndodheshin ilegalisht në territorin e Bullgarisë. Kamioni…
Sot janë bërë 25 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti. Djali i tij Andin Hoti i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka publikuar një letër me një mesazh të babit të tij të shkruar vite më parë. “Të lutëm shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don vëllau Ukshini”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit që i ishte dërguar dikujt prej familjarëve. Ndërkaq Andin Hoti ka shkruar “një çerek shekulli në kërkim tëndin BABË”. Më 16 maj 1999…
Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit, tha Oliver Varhej para liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, ndjesia e urgjencës për këtë çështje tashmë është rritur dhe Komisioni i ardhshëm do të përfundojë zgjerimin e Unionit, duke përfshirë edhe vendet e rajonit, deri në fund të mandatit të tij. Duke folur për Planin e Rritjes, që peshon gjashtë miliardë euro, Varhej thekson se tashmë ka optimizëm që Ballkani të jetë gati për anëtarësim deri në vitin 2027. “Nuk do të ketë justifikime, do të përdor terminologjinë ballkanike sepse edhe unë vij nga këtu, nuk ka…
Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për këtë rajon, po mbahet në Kotor të Malit të Zi më 16 maj. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, dhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, po ashtu po marrin pjesë në samitin, nikoqir i të cilit është kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq. Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti. Samiti po organizohet nën sloganin: “Një rajon, vizion i përbashkët”. Më herët gjatë këtij muaji, Këshilli i BE-së miratoi Planin e…
Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) në bashkëpunim me Instutitin për zhvillim, hulumtim dhe alternativë (IDRA) – Tiranë dhe Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci (CESID) – Beograd organizon Shkollë trilaterale pranverore për parandalim të korrupsionit në arsimin e lartë, e cila mbahet nga 15 deri më 18 maj në Ohër. Shkolla trilaterale është organizuar në kuadër të projektit “Universitetet pa korrupsion në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi” dhe marrin pjesë 30 liderë studentorë dhe aktivistë (nga 10 pjesëmarrë nga tri vendet) si dhe pesë ekspertë. “Nëpërmjet Shkollës studentët kanë mundësi të fitojnë njohuri dhe aftësi teorike…
Dje në SPB Manastir, R.M (48) nga Manastiri ka raportuar se gjatë orëve të mësimit në shkollën fillore në Manastir, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga R.L. dhe NL, prindër të shokut të tij të klasës. Në të njëjtën ditë, M.T. (44) nga Manastiri, mësuese në të njëjtën klasë, ka raportuar se gjatë orës së mësimit është sulmuar fizikisht nga R.L. dhe N.L. Policia po merr masa për zbardhjen e ngjarjes.
Në 30-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, në kuadër të agjendës së takimeve me personalitete dhe veprimtarë që kanë kontribuar për themelimin dhe zhvillimin e UT-së, më 15 maj 2024, e ka vizituar familjen e Kryetarit të parë të Senatit të Universitetit tonë, profesor Milaim Fejziut. Në këtë takim u theksua roli i intelektualëve tanë në ngritjen e këtij institucioni të arsimit lartë në gjuhën shqipe, me theks të veçantë kontributi i profesor Milaim Fejziut dhe i shumë intelektualëve të tjerë shqiptarë, të cilët ideal e kishin përparimin e kombit, avancimin e proceseve të…
Kryeministri i RMV-së Talat Xhaferi, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, me moton “Një rajon, vizion i përbashkët”, u drejtua në Panelin “Gjendja në terren dhe planet e ardhshme – plan i ri i rritjes”. Në fjalën e vet, Kryetari i Qeverisë theksoi se pavarësisht asaj që Maqedonia e Veriut gjendej në periudhë parazgjedhore, për Qeverinë, euro integrimi ishte prioriteti kryesor dhe ishte e përqendruar në zbatimin e reformave prioritare të cilat janë të rëndësishme për anëtarësimin e shtetit në BE, njoftojnë nga kabineti i Kryeministrit. “Qeveria që e drejtoj, mbetet e përkushtuar ndaj realizimit…
Deri te gjykata administrative deri sot në ora 11 ka arritur një ankesë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Koalicioni Vlen për Zgjedhjet parlamentare 2024. Ankesa, sipas informatave të MIA-s, ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme, Gostivar. Paradite ankesë kundër vendimit të KSHZ-së do të dërgohet deri te Gjykata administrative edhe nga BDI-ja për të gjitha shtatë vendvotimet, ku u anulua votimi. Në ueb faqen e Gjykatës administrative u publikua se informohet opinioni se mbrëmë në ora 22:33, pas ankesës së parashtruar nga Koalicioni Vlen në Zgjedhjet parlamentare 2024 kundër Vendimit…
Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është pothuajse numër identik me vitin e kaluar, deklaroi për MIA-n, Irsel Jakupi, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame. “Shifra është plotësuar konform kuotës që e ka caktuar Ministria për Haxh e Arabisë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë, edhe pse janë paraqitur më shumë. Besimtarët do të udhëtojnë nga 4 deri më 10 qershor me çarter fluturime me aeroplan. Ata janë të…

