Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Kosovës e ka prezantuar të shtunën planin për reformim të skemës së asistencës sociale në Kosovë. Projekti i reformave është mbështetur dhe financuar prej Bankës Botërore. Kjo nënkupton që të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të kyçen në platformën shtetërore eKosova prej 18 majit për të kuptuar nëse kualifikohen për asistencë sociale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se skema e re do të krijojë barazi dhe do të nxisë punësimin, duke bërë vlerësimin e varfërisë në secilën familje. Ai e ka konsideruar diskriminuese skemën aktuale që e përjashton një familje nga asistenca pasi një…

Lexo më Shumë

Njëzet pacientët me mbështetje mekanike të zemrës, me vite paguajnë çmim të lartë për pjesëmarrje në shërbimet shëndetësore. Ndonëse katër muaj më parë u publikua në “Gazetën zyrtare” vendimi me të cilin ata lirohen nga ky shpenzim, ende nuk është i zbatueshëm në praktikë, reagon Shoqata “Zemra e guximshme”. Nëpër klinika ende paguajnë shuma të larta për ndërrimin e baterive, servisimin e pajisjes dhe për kontrolle. “Pacienti nga shoqata “Zemër e guximshme” tentoi ta ushtrojë atë të drejtë, por i thanë se ne nuk jemi të përfshirë në sistem. Në veçanti ndërrimi i baterive, servisimi i pajisjes për të cilën…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk është problemi se Frontit Evropian me të cilin udhëheq ai po i merren dy deputetë, por problemi qëndron tek siç thotë ai marrëveshjet politike nëpër bodrumet e kuqe. Ai shtoi se marrëveshjet e tilla janë të dëmshme dhe do t’i demaskojë në kohë. Ahmeti para takimit me kryesinë qendrore të BDI-së shtoi se në KSHZ anëtarët shqiptarë janë mbivotuar. “Nuk është çështja këtu a i humbën apo i fiton Fronti Evropian dy mandate. Fronti Evropian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Ajo fitore është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet…

Lexo më Shumë

Deri sa bisedat per formimin e qeverisë së re ne Shkup po i afrohen fundit, sot në Prishtinë do të realizohet një takim mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë njoftuar burime partiake për portalin Lideri.mk nga Shkupi. Sipas këtyre burimeve, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku sot në ora 14 e 45 do të priten nga kryeministri Kurti në Qeverinë e Kosovës. Temë e bisedimeve, siç merr vesh lideri.mk, do të jenë bashkëpunimi mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe Taravari dje ka…

Lexo më Shumë

“Më datë 17.05.2024 në SPB-Ohër është raportuar se në ora 08:10 në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër ka ndërruar jetë një foshnje 9-muajshe, që paraprakisht me ndihmë të shpejtë u soll në gjendje të pakontaktueshme. Është kryer kontroll, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për abduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.

Lexo më Shumë

MPB parashtroi kallëzim penal kundër L.K (66) nga Stajkovci për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Ai dyshohet se më 14.05.2024 në shtëpinë e tij me objekt të fortë ka sulmuar vëllanë e tij dhe bashkëshorten e tij të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Pas propozimin nga prokurori për caktimin e masës së paraburgimit, gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e Prokurorit. Caktimi i paraburgimit tani vjen pasi që të dyshuarit i është përmirësuar gjendja shëndetësore.

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Velesit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të energjisë elektrike, përcjell TV21. Personi në fjalë është dorëzuar në burgun e Idrizovës. “Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria personin E.R. (44) nga Velesi. Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në ora 22:55 në SP Kërçovë është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Kërçovë – Osllomej. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes makinës “fiat” e drejtuar nga S.D (18), automjetit “Vw passat” e drejtuar nga D.D (33) dhe automjetit “audi” e drejtuar nga V.H (59), të gjithë nga Kërçova. Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “fiat”, ndërsa me lëndime kanë përfunduar edhe vozitësi dhe një bashkëudhëtar i tyre. Shoferi i automjetit “vw passsat” dhe bashkudhëtari i tij Q.R (30), po ashtu kanë marrë lëndime…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së arrestit për personin që dyshohet se ka kryer vepr[n penale “vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal. Kundër personit u zbatua procedurë hetimore më 14 maj, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në shtëpinë e tij në Stajkovci dhe dyshohet se ka vrarë vëllaun dhe bashkëshorten e tij. Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e vëllaut dhe objekt të fortë në kokë, dhe më pas ka vrarë edhe vëllaun. Pas ngjarjes i dyshuari ishte i hospitalizuar.…

Lexo më Shumë

Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria personin ER (44) nga Velesi. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Kosova arriti t’i kalojë dy faza për tu anëtarësuar në Këshill të Evropës, por për “çudi” në fazën finale Kosova nuk arriti të futet as në mbledhje diskutimin në Klshillin e Minsitrave të Jashtëm. Avokati Tomë Gashi ka thënë se shtetet anëtare të BE-së iu përulën edhe njëherë Serbisë. Postimi i plotë: Perulja e KiE Shtetet anetare te Keshillit te Europes edhe nje here iu perulen Serbise se Vuqicit siq me heret per 12 vite i peruleshin Millosheviqit Pjesa tjeter e asaj peruljeje dihet se si perfundoj …

Lexo më Shumë

Me seancën konstituive në Kuvend për përbërjen e re parlamentare me shumë gjasë do të udhëheqë deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku, përcjell TV21. E pyetur nga TV21, Koxhaxhiku tha se do ta udhëheq seancën nëse ashtu e parasheh ligji. “Po nëse me takon mua, do ta udhëheq seancën konstituive”, tha Koxhaxhiku. Koxhaxhiku është deputetja më e moshuar në Kuvend, që ligjërisht i takon që ajo të udhëheq seancën, pasi është për një vit më e moshuar se deputeti/lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nga Lupço Dimovski nga Partia Socialiste, transmeton TV21. Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më…

Lexo më Shumë