Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800 frangash. Dy persona janë arrestuar në kantonin Schwyz, të cilët u përpoqën të merrnin një leje qëndrimi duke përdorur pasaporta false kroate. Ata janë paraqitur në Zyrën e Migracionit në prill dhe menjëherë kanë ngjallur dyshime me pasaportat e tyre me pamje të dyshimtë. Ata pretendonin se ishin kroatë, transmeton albinfo.ch. Por, ekspertët nga policia kantonale Schwyz zbuluan shpejt se dokumentet e paraqitura ishin falsifikime. Pas hetimeve të mëtejshme u bë e qartë: Njëri nga ta ishte një…

Lexo më Shumë

Më 20 maj 1506, në Spanjë vdiq në moshën 55-vjeçare, detari italian Kristofor Kolombi, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re. Ai ishte hulumtues dhe tregtar i cili kaloi i pari Oqeanin Atlantik dhe zbuloi Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë. Ai mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit. Vlerësimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një…

Lexo më Shumë

Në rang vendi, detyrimet e prapambetura për 2023 nga 61 bashkitë u ulën me rreth 20%, krahasuar me vitin 2022, sipas raportit “Qeverisja Qendrore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë. Totali i detyrimeve të prapambetura për 2023 arrin në vlerën e 4,75 mld lekëve, kundrejt vlerës prej 5,9 mld lekë. Pavarësisht ecurisë për reduktimin e detyrimeve të prapambetura, 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura ku spikasin bashkia Durrës (+201 milionë lekë), bashkia Lezhë (+75.4 milionë lekë), bashkia Elbasan (+74.3 milionë lekë) dhe bashkia Klos (+53.7 milionë lekë). Nga ana tjetër, vërehet ecuri…

Lexo më Shumë

Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Takimi, sipas zyrës së presidentes, do të fillojë nga ora 9:00, në Kabinetin e Presidentes. “Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar. Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdollahian, u gjetën në mëngjesin e së hënës, pas një operacioni të shpejtë kërkimi. “Presidenti Raisi, ministri i Punëve të Jashtme dhe të gjithë pasagjerët e helikopterit janë mbytur”, i ka thënë Reutersit një zyrtar i lartë Iranian, duke kërkuar që të mos i përmendet emri. Më vonë, vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i këtij shteti, Mohsen Mansouri. Raisi shihej si pasardhësi potencial i Liderit Suprem, Ajatollah Ali…

Lexo më Shumë

19 maj 2024 është data kur Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova u bënë bashkë me bjeshkatarët e “Dardanisë” nga Shkupi për një faqe të re të rrëfimit. “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, kjo porosi shekullore u vu në praktikë nga përfaqësuesit dhe bjeshkatarët e SHBA “Dardania” të cilët pritën bjeshkatarët nga Kumanova. Nëpërmjet ‘rrugëve të dhisë’ dhe dritëhijeve si në hamame, me humor të pandalshëm dhe bisedave nga sporti, politika e deri te familja e shoqëria, bjeshkatarët kaluan disa orë sa një çast. Malin Vodno lirisht mund ta llogarisim si bashçarshia e bjeshkatarisë me mijëra hyrje e…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zgjodhi personat e parë në kabinetin e saj. Sekretar i përgjithshëm do të jetë avokati i diplomuar Gjorgji Bozhinov, ndërsa zëvendës i tij gazetari Goran Momirovski. Ata vijnë në vens të sekretarit të deritanishëm Mile Boshnjakovski dhe zëvendësve të tij Biljana Radeva dhe Toshe Zafirov, që janë shkarkuar nga pozitat e tyre. Sipas të dhënave të siguruara nga INA si pjesë e stafit profesional të ish-presidentit Pendarovski ishin angazhuar 11 ekspertë të fushave të ndryshme në rolin e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve. Prej tyre 3 kuadro ishin shqiptarë. Këshilltar për Siguri Nacionale ishte Blerim Kolalli, i cili…

Lexo më Shumë

Një aksident në punë raportohet të këtë ndodhur pak momente më parë në fshatin  Fush Bull në Elbasan. Betoniera e një firme ndërtimi, që drejtohej nga një 60-vjeçar, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga. Si pasojë është lënduar dhe është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonierës.

Lexo më Shumë

Çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë sa vijnë e rëndojnë jetën e qytetarëve. Madje kostoja e jetesës dikton edhe standardin jetësor të tyre dhe mirëqenien familjare. Ankohen se shpesh janë të detyruar që të kursejnë edhe për ushqime,, duke dëmtuar madje edhe shëndetin. Ata kanë shumë ankesa. “Marketet dhe pazaret i kanë ngritur çmimet si po duan vetë. Duhet të intervenoj qeveria, e cila besoj se ka rezerva që mund ti ndaloj këto rritje dhe të ndihmoj popullin. Besoj se do të realizohet diçka por jemi shumë skeptik”, tha një qytetar. “Sipas standardit tonë, janë shumë shtrenjtë. Po normalisht,…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë negociatat VMRO-VLEN për Qeverinë e ardhshme. Nga e hëna priten takime të nivelit të lartë të grupeve të punës. Nga të dy taboret thonë se negociatat janë në fazën e harmonizimit të programeve, kurse në tavolinë nuk janë vënë resoret dhe kuadrot. Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrihet marrëveshja rreth qeverisë së re – VMRO – VLEN. Gjatë së premtes, Taravari deklaroi se mes grupeve të punës mbretëron atmosferë pozitive. Të hënën, sipas Taravarit, pritet të dilet me programin e përbashkët, kurse deri të premten të ketë marrëveshje përfundimtare për Qeverinë e re. Deri atëherë…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit në 7 vendvotime dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate. Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione. “Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma…

Lexo më Shumë

Kryetari Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski njoftoi se në 6 vendvotime në Njësinë e 5 Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e 6 Zgjedhore do të rivotohet më 22 maj të viti 2024, të mërkurën e ardhshme. Nga KSHZ njoftuan se në cilat vendvotime do të votohet. Kalojmë në pikën 2. Propozim vendim për votim në Njësinë e 5 Zgjedhore në vendvotimet 1470/1, vendvotimi 1470 në komunën e Dollnenit. Vendvotimi 1184, vendvotimi 1202 në komunën e Krushevës, vendvotimi 1844 në komunën e Strugës dhe vendvotimi 1272 në komunën e Ohrit. Konstatoj se Komisioni njëzëri e miratoi propozimin që të…

Lexo më Shumë