Bashkimi Evropian ka deklaruar se e ka vëzhguar me një shqetësim operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës. Në reagim thuhet se veprimi i mbylljes së gjashtë filialeve të kësaj banke ishte përkallëzues dhe bie ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se ai minon mirëbesimin e Prishtinës në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut. “Përsëri, veprimet e pakoordinuara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Operacioni i Policisë së Kosovës po ashtu rrezikon negociatat…
Author: Hamdi Kumanova
RAPORTET GREQI – RMV Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, sërish u ka dërguar mesazhe udhëheqësisë së re të Maqedonisë së Veriut, që të heqin dorë nga retorika provokative dhe e jashtëligjshme. Këto komente kreu I qeverisë greke I bëri gjatë një fjalimi në Asamblenë e Asociacionit të eksportuesve në Greqinë Veriore. “Retorika e RMV-së është e jashtëligjshme dhe provokative. Si Qeveri e re e respektojmë nënshkrimin grek të marrëveshjes ndërkombëtare. Mirëpo, duke shikuar ngritjen e nacionalizmit në Shkup, mbetemi të kujdesshëm lidhur me pranimin e memorandumeve. Vendi fqinj duhet të kuptojë se rruga drejt Evropës dhe progresit kalon edhe përmes vendit…
Bullgaria do të dërgojë trupa në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Zëvendësministri bullgar i Mbrojtjes, Radostin Iliev, dhe Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emil Eftimov, do të marrin pjesë me një ceremoni formale për të përcjellë njësinë e tyre ushtarake për në Kosovë e cila vjen në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, raporton medium bullgar, Novonite. Mbi 100 anëtarë nga Brigada e tretë Komanduese në Blavgoevgrad, do të dërgohen për operacione të këitj misioni. Kontigjenti bullgar do të përfshihet në aktivitete që kanë për synim mbështetjen e përpjekjeve për të rikthyer dhe ruajtur sigurinë në Kosovë.
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit. Kështu kanë paralajmëruar sot nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Stajkoski pasi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri ndarjen e certifikatave për deputetë për mandatet e vërtetuara parlamentare, foli për përbërjen e re parlamentare dhe qeverinë. “Me marrjen e certifikatave presim që deri më 28 maj të formohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa deri në mes të qershorit presim që të kemi Qeverinë e re në Republikën…
Dje rreth orës 20:00 në ujërat e lumit Vardar është vërejtur trupi i pajetë i një burri. Sipas dëshmitarëve okular, trupi i pajetë i gjetur te ura e Gurit në Shkup, është larguar nga ana e policisë. “Policia e njësisë për intervenim në kuadër të SPB Shkup e kanë tërhequr trupin nga ujërat dhe tek ai nuk janë gjetur dokumente të identifikimit”, thonë nga SPB Shkup për “Makfax”. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur sot se taksimi i profesioneve të lira shtrenjton jetën e qytetarëve. Tabaku foli nga Gjykata Kushtetuese, ku u paraqit pasi në kalendar ishte data e parashtrimit të argumenteve të tjera, në lidhje me padinë e depozituar nga grupi i PD-së kundër taksës, ajo u shpreh se bizneset në vend po mbyllen dhe një pjesë po zhvendosen jashtë Shqipërisë “Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë…
Vlera e shportës minimale sindikale për majin 2024 është 60.090 denarë. Kjo i bie së për një familje katëranëtarëshe duhen së paku 1.000 euro për ta kaluar muajin. Por, sipas Sindikatës, nëse një familje jeton me qira në një banesë prej 60 metra katrorë, shporta konsumuese rritet në 75.465 denarë. Për një muaj, sipas Sindikatës, më shumë para apo 21.689 denarë harxhohen për ushqim dhe pije. Kjo përbën 36.1% të buxhetit familjar. Për veshje dhe veshmbathje duhen 4.928 denarë ose 8,2% e buxhetit, për harxhimet e faturave 6.014 denarë, për transport 5.020 denarë, për higjienë 1.788 e kështu me radhë.…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se do të largohen rekuizitat argëtuese përballë sallës sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit. Nga MPB thonë se autoritetet kompetente kanë kryer kontroll në lokacionin përkatës gjatë ditës së djeshme. “Njësiti kundër krimeve ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup, në koordinim me zyrtarë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Inspektori Ndërtimor nga Komuna e Karposhit, kanë dalur në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete përkatëse në kuadër të rrethit të kompetencave dhe autorizimeve të tyre. Përkatësisht, nga ana e shërbimeve inspektuese, pas masave dhe aktiviteteve…
Dje rreth orës 20, trupi i një burri është pikasur në ujërat e lumit Vardar në Shkup, transmeton Portalb.mk. Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i burrit u tërhoq nga policia, në qendrën e qytetit – mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”. Për momentin policia nuk e di identiteti i tij. “Policët e Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë nxjerrë trupin nga lumi dhe me të nuk janë gjetur dokumente identifikimi”, kanë thënë për “Makfax” SPB Shkup. Është kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Shoferi 32 vjeç nga Kërçova ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në rrugën magjistrale A2, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se edhe pasagjeri në veturën “VW Touran” ka pësuar lëndime trupore. “Me datë 20.05.2024 në ora 13:00 në Departamentin e Policisë në Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore A2, afër fshatit “Trapçin Doll”, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Touran” nga Kërçova me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.B. (32) nga fshati Kolibarë i Kërçovës ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë shoferi A.B. në vendin e aksidentit, ndërsa pasagjeri L.XH. ka pësuar lëndime trupore,…
RIVOTIMET E 22 MAJIT Nis zbatimi i rivotimit në disa vendvotime ku KSHZ-ja konstatoi, kurse Gjykata Administrative konfirmoi parregullsi gjatë votimeve në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Të mërkurën e 22 majit, në të shtatë vendvotimet, të drejtë vote, kanë gjithsejt 4.336 qytetarë. Në Njësinë e 6-të Zgjedhore do të votohet vetëm në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës. Në këtë vendvotim të drejtë vote kanë 992 votues. Në zgjedhjet e 8 majit, votuan 48.29% e votuesve apo 479. Në Njësinë e 5-të Zgjedhore votohet në gjashtë vendvotime. Në Strugë votohet në vendvotimin 1848, ku janë të regjistruar 576 votues.…
Më datë 20.05.2024 në ora 15:00 në SPB-Tetovë, D.S.(45) nga Gllogja e Tetovës ka raportuar se rreth orës 10:20 në vendin e punës në fabrikë në Bërvenicë të Tetovës, pas një debati të mëparshëm ka qenë e sulmuar fizikisht nga kolegja e saj M.K (50) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS

