VMRO DPMNE-ja opozitare premton se pas formimit të qeverisë së ardhshme, nëse vjen në pushtet, do të lirojë çmimin e energjisë elektrike. Siç thonë në njoftimin me shkrim, kjo do të bëhet duke hequr kompensimin që paguajnë qytetarët për qasje në rrjet. “Pas formimit të qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, faturat e energjisë elektrike do të bëhen më të lira, për shkak të anulimit të tarifës së qasjes në rrjet. Tarifa për qasje në rrjet prej 200 denarë është tarifë e re e vendosur nga LSDM për të mbledhur më shumë para nga qytetarët në buxhet. Platforma 1198 parashikon heqjen…
Author: Hamdi Kumanova
Nga kufiri kroat vetëm brenda këtij viti janë kthyer tri dërgesa, ndërsa vitin e kaluar një, me produkte ushqimore bujqësore të Maqedonisë së Veriut kjo pasi në bazë të dhënave të Sistemit të alarmit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë, në to është gjetur sasi e lartë e pesticideve të dëmshme për shëndetin. Së fundmi, më 19 shkurt të këtij viti, ky Sistem alarmi për ushqimet ka bërë të ditur se është regjistruar sasi e lartë e pesticideve në prodhimet bujqësore të Maqedonisë së Veriut të dedikuara për tregun kroat. Bëhet fjalë për sallatë të përzier, në të…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi se sot do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101, pjesa Prilep – Manastir, me mbyllje të plotë për qarkullim. -Seksioni do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore për projektin “Rehabilitimi i bykut të rrugës në afërsi të urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903”, kumtoi LAMM.
Kina ka prezantuar rregulla të reja që synojnë parandalimin e përdorimit të procesorëve amerikanë nga Intel dhe AMD, dhe synimi është të bllokojë Microsoft Windows dhe produkte të tjera nga bazat e të dhënave të huaja në favor të zgjidhjeve vendase, shkruan Financial Times. Të gjitha agjencitë qeveritare mbi nivelin e qytetit duhet të kenë kompjuterë dhe serverë me harduer që konsiderohet “i sigurt dhe i besueshëm”. Lista e pajisjeve të miratuara përfshin procesorë nga Huawei dhe Phytium, të cilët në të vërtetë janë të ndaluar në SHBA. Lëvizja mund të ketë një ndikim të rëndësishëm financiar për të dyja…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka njoftuar se i biri pas…
Të hënën raportohet se është djegur një shtëpi në Shtime. “Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në Raporitn e Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”.
Tre persona që luanin bixhoz brenda një lokali në Kamëz janë arrestuar nga policia, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër. Në prangat e policisë ranë shtetasit me iniciale A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ndërsa u sekuestruan 9550 euro dhe 142.500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Njoftimi i policisë: Kamëz/ Finalizohet nga Komisariati i…
Paga mesatare në janar 2024 në Slloveni ishte 1,477 euro, ndërsa në Maqedoni ishte 643 euro. Në vendin e dytë është Kroacia me 1239 euro, në vendin e tretë është Mali i Zi me 819 euro dhe me dy euro më pak është Serbia, e cila është në vendin e katërt me pagë mesatare neto prej 817.7 euro. Paga mesatare në Bosnje dhe Hercegovinë është 679 euro. Paga mesatare (bruto) e llogaritur për janarin 2024 në Serbi është 132,372 dinarë, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) është 95,836 dinarë (817.7 euro sipas kursit mesatar të këmbimit të SBK…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba, nga të cilat: gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 9 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 15 masa për përdorim të celular gjatë vozitjes… “Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të…
Ziadin Sela i ASH-së, thotë se krahu i tij për momentin po shqyrton dy opsione për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ai tha se për këtë do të vendos Kuvendi qendror. “Kuvendin qendror do ta mbajmë deri të premten, të enjten ose të premten dhe aty do të vendoset”. Sela në “ClickPlus” njoftoi se negociatat me BDI-në për t’u bërë pjesë e Frontit Europian, ende vazhdojnë. “Nuk jam nga ata njerëz që fshihem… Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet…
Themeluesi i WikiLeaks, Julain Asasnge nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar në konkluzionin e vendimit kërkoi garanci nga autoritetet amerikane se nuk do të dënohej me vdekje për akuzat e spiunazhit. Vendimi nënkupton se beteja e tij ligjore, thuajse 10 vjeçare, do të vazhdojë dhe se Julian Assange do të vazhdojë të mbetet në burgun e sigurisë së lartë të Londrës, ku po mbahet prej 5 vjetësh. – Advertisements – “Vendimi i gjykatës është befasues. Gjykatat pranojnë se Julian është i ekspozuar ndaj një mohimi flagrant të të drejtave të lirisë…
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se NATO-ja ndërhyri 25 vjet më parë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë pikërisht për shkak të ngjarjeve si ajo në Krushë të Madhe. Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie përkujtimore në këtë fshat në Kosovën perëndimore, ku me 25 mars të vitit 1999, forcat serbe vranë rreth 250 civilë. “NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tilla të tmerrshme që po zhvilloheshin. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme amerikane e shtetit, Madeleine Albright deklaroi ‘e kemi të pamundur të negociojmë ndërsa (Sllobodan) Millosheviçi shton numrin e…

