Author: Hamdi Kumanova

Në vetëm dy ditë kanë qenë të paktën tre raste me tre humbje jete dhe një plagosje me armë gjahu. Kjo tregon se diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, ky është një alarm pasi mesa duket jo çdokush duhet të mbajë një armë në shtëpi pasi në një moment dobësie ose debati situata agravon dhe ndodh një tragjedi. Faik Basha, ekspert i sigurisë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se janë rreth 15 mijë shqiptarë që mbajnë armë gjahu me leje të cilat çdo 5 vjet duhet t’i nënshtrohen kontrolleve. “Kemi 15 mijë armë që janë në duart…

Lexo më Shumë

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”. Anushiq këto komente i bëri të hënën në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it. “Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha ai,…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Nake Georgiev, ndërsa anëtarët e Këshillit kanë miratuar edhe kërkesën për paraburgim të gjyqtarit. Gjithashtu, është marrë vendim për shkarkimin e përkohshëm të tij nga posti i gjyqtarit. “Imuniteti gjyqtarit të lartë po i hiqet për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale. Miratohet kërkesa për miratimin e masës së paraburgimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup. Ai largohet përkohësisht nga ushtrimi i funksionit gjyqësor, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, deri në zgjidhjen…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Më 21 Maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. 21 maji 1999, pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive. Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen ushtria dhe policia serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Repubikës, Bajram Begaj priti në një takim akivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Europian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti Di Europa”. Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi kandidatin Salihu, për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Gjatë bisedës, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkëatdhetarëve shqiptarë. Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se “ata do të jenë gjithmonë kontribues për kombin veç imazhit të mirë…

Lexo më Shumë

Në një takim të nivelit të lartë të kryesuar nga Presidenti i Përkohshëm i Iranit, Mohammad Mokhbar, Kryetari i Parlamentit dhe krerët e Gjyqësorit vendosën që zgjedhjet presidenciale në Iran të mbahen më 28 qershor. Sipas mediave iraniane, sipas vendimit të marrë në takimin e nivelit të lartë, regjistrimi i kandidatëve për president do të bëhet nga data 30 maj deri më 3 qershor, ndërsa fushata për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet nga 12 deri më 27 qershor. Zgjedhjet presidenciale në Iran po mbahen për shkak të vdekjes së papritur të presidentit Ibrahim Raisi në një aksident me helikopter. Sipas…

Lexo më Shumë

Sulmet kibernetike ndaj kompanive të menaxhimit të ujësjellësve në të gjithë vendin po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda, paralajmëroi të hënën Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit. Drejtuesit e kësaj agjencie amerikane kërkuan nga entitetet që menaxhojnë rrjetin e ujësjellësve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur ujin e pijshëm në vend. Rreth 70% e ndërmarrjeve të inspektuara nga zyrtarët federalë gjatë vitit të kaluar shkelën standardet që synonin të parandalonin sulmet kibernetike dhe regulla të tjera sigurie, tha agjencia. Zyrtarët kërkuan që edhe rrjetet e vogla të furnizimit me ujë të përmirësojnë mbrojtjen kundër sulmeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është zotuar se në ditët e para të mandatit do t’i rris pagat. Sipas tij, do të ketë rritje 34 % të pagave në sektorin publik. Ai në Pressing tha se LDK në programin “Rruga e Re” i ka 5 miliardë euro investime. Sipas tij, “e gjithë administrata që sot është e shtypur nga kjo Qeveri, do të ketë rritje të pagës për 34 %.” “Me mua si kryeministër i LDK-së, koeficienti do të jetë 150.Mësuesit tash e kanë 616 euro, do ta kenë 840, pra 224 euro rritje, mjeku nga 814…

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”. “Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës. Zëdhënësi vë në dukje se “qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar vazhdimisht koordinim ndërmjet qeverive tona”…

Lexo më Shumë

Një projektligj ka në objekt krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake parashikon gjithashtu se kjo e fundit mund të hyjë në marrëdhënie me të tretë që mund të jetë ose bashkim operatorësh pse partneritet publik privat. Shoqëria që në këtë rast sipas projektligjit është emërtuar “Kayo” sh.a. në nenin 10 të saj nënvizon “marrëdhëniet me palët e treta” duke dhënë disa specifika rast pas rasti. Kështu sipas pikës 1 të këtij neni shoqëria ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase…

Lexo më Shumë

Eko-svest sot dërgoi letër me propozime në të cilën jep kontributin e saj në programin e Qeverisë së re dhe shpjegon masat për secilin nga komponentët për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Më konkretisht, ajo rendit si prioritet rëndësinë e marrjes së masave dhe aktiviteteve që synojnë dekarbonizimin dhe veprimin ndaj klimës, sigurimin e energjisë “së zgjuar” për të gjithë, pastrimin e pikave të nxehta historike, përmirësimin e cilësisë së ajrit, sigurimin e mbrojtjes së duhur për natyrën dhe ujin dhe realizimin e projekteve që do të mundësojnë zhvillimin e ekonomisë rrethore në vend, transmeton Portalb.mk. “Mjedis i shëndetshëm dhe…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami nga VLEN thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka ka dilema në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, përcjell TV21. I pyetur nëse ka vullnet VMRO-ja për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Kasami tha se duhet pyetur partia e Mickoski.“Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi që koalicioni VLEN një ndër prioritetet e veta si koalicion e ka ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt Bashkimit Europian. Sa i përket pra anës tjetër, VMRO-së, sigurisht pra që edhe ata duhet të deklarohen dhe nuk kanë edhe ata dilema sa…

Lexo më Shumë