Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Tetovës ka shkaktuar reagime të shumta, shkruan Alsat. Kreu i Komunës Bilall Kasami tha se procedura për ndërtimin është konform ligjit. Vendimi i Qeverisë sipas Kasamit është marrë nën diktat të Grubit pasi sipas tij objektin kanë dashur t’ia japin një kompanie për lojëra të fatit. Kasami thotë se në vend që Qeveria e udhëhequr nga kryeministrit teknik Talat Xhaferi ta ndihmojë financiarisht ndërtimin e Stadiumit, ajo miraton vendime në dëm të Tetovës dhe tetovarëve. “Garantoj të gjithë qytetarët dhe institucionet se gjitha procedurat dhe procesi është në…
Author: Hamdi Kumanova
Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, thonë nga MPB. Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa jozyrtarisht zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, aktivistja Natasha Kandiq ka thënë se Serbia nuk ka asnjë arsye të mos e pranoj Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Ajo në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin ka bërë thirrje që të mos glorifikohen kriminelët, ndërkohë ka folur edhe për ndryshime vlerash rreth të drejtave të njeriut, duke përmendur luftën në Gaza e qëndrimin amerikan. Kandiq ka folur edhe rreth sulmit në Banjskë, për të cilin rast tha se ende askush në Beograd nuk është arrestuar. RD: Kohëve të fundit po shohim një lobim të fuqishëm të Serbisë, për të penguar miratimin e…
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar “skandal” gjendjen në këtë aspekt. Ndonëse ka hyrë në fuqi ky ligj nëntë muaj më parë, Tahiri ka thënë se në vend të 50 centëve për votë, sërish diaspora duhet të paguajë nga 70-80 euro. “Votimi jashtë vendit vazhdon te manipulohet duke e pengu zbatimin e ligjit për zgjedhje të përgjithshme, i cili ka hyrë ne fuqi në korrik te vitit te kaluar. Janë bërë më shumë se 9 muaj që ky ligj ka ky në fuqi dhe nuk është marrë asnjë veprim për…
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me politikanin e mirënjohur slloven, Borut Pahor. Meta shprehet se Pahor është avokat i paepur i integrimit të plotë të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kujtojmë se Pahor flitet se do jetë i dërguari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. POSTIMI I PLOTE I lumtur të mirëpritesha në Ljubljanë, nga Presidenti vizionar Borut Pahor, avokat i paepur i integrimit të plotë të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Vlerësova se Forumi Strategjik i Bledit dhe Procesi i Brdo-Brijunit…
Ditën e enjte dhe të premte do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk. Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe paraqitje lokale të stuhive. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë nga 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë në 39 gradë.
Doganierët në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kanë penguar hyrjen e 1,7 tonëve barna Sildenafil Citat Oops dhe Sibutramine, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Nga Drejtoria e Doganave thonë se barnat nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Barnave dhe kompania importuese nuk ka pasur as leje për shitje me shumicë të produkteve medicinale, pra nuk është e regjistruar në regjistrin e personave juridikë për kryerjen e këtij lloj aktiviteti. “Pas ekspertizës u konstatua se medikamenti Sibutramine është një substancë që ndodhet në Listën Kombëtare të narkotikëve dhe substancave psikotrope të kontrolluara dhe se është…
RAPORTET SHKUP – ATHINË Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se ka përfunduar fushata zgjedhore dhe ka ardhë koha që të bëhen serioz dhe ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës” – ka deklaruar Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë një prononcimi për televizionin “Open”. Kryeministri grek bëri të qartë se Greqia nuk është vetëm duke u deklaruar për mundësinë e presioneve më të mëdha ndërkombëtare për Shkupin. “Në këtë moment nuk është Greqia e izoluar, Shkupi është i izoluar. Dhe, mendoj se do ta kuptojnë se nga kjo politikë nuk kanë rrugëdalje dhe besoj se do t`u adaptohen presioneve…
Pas takimit mirënjohës, të realizuar me 7 maj 2024 me ish-rektorët Prof. Dr. Nexhbedin Beadini, Prof. Dr. Sadi Bexheti, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, të cilët e kanë drejtuar Universitetin e Tetovës në të kaluarën, Rektori aktual, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 20 maj 2024 i ka pritur në kabinetin e tij familjarët e themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Rektorit Prof. Dr. Ramiz Abdyli dhe Rektorit Prof. Dr. Agron Reka. Në këtë takim miqësor Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu vlerësimin e tij dhe të institucionit…
Kryeministri grek Kyriakos Micotakis mëngjesin e sotëm për televizionin grek “Open”, në një intervistë të gjerë iu referua kryesisht zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, por edhe problemit me Marrëveshjen e Prespës që u hap pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk shqiptoi emrin kushtetues por vetëm “Maqedonia” në inaugurim që shkaktoi reagime të ashpra në Greqi, SHBA dhe BE dhe u interpretua si shkelje e dispozitave të Marrëveshjes së Prespës. “Marrëveshja nga Prespa duhet të respektohet. Emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na gjejnë përballë. Miqtë tanë në Maqedoninë…
Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për media së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Cameron është një mik i rajonit dhe një partner i rëndësishëm i Shqipërisë. Po ashtu Rama theksoi se me Sekretarin britanik kanë diskutuar për marrëdhëniet 2 palëshe mes vendeve. “Ditë e posacme për ne por edhe për mua personalisht sepse kemi një mik të vecantë, një personalitet të njohur të politikës, pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është aleat dhe partner i rëndësishëm, lordin Cameron por edhe në të njëjtën kohë,…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Lëvizja Hizmet, e njohur gjithashtu si Organizata terroriste FETO, ka qenë një subjekt i shumë polemikave dhe debatimeve, veçanërisht pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016. Në Maqedoninë e Veriut, kjo lëvizje ka arritur të krijojë një ndikim të konsiderueshëm në disa sektorë të shoqërisë, duke ngritur shqetësime të shumta mbi efektet e saj potencialisht destabilizuese. Një shqetësim kryesor është prania dhe aktivitetet e saj në sektorin e arsimit dhe në organizatat e shoqërisë civile, ku ajo ka krijuar një rrjet të gjerë që mund të përdoret për të ndikuar në opinionin…

