Author: Hamdi Kumanova

Një grua që po bënte vrap u vra kur u sulmua nga një burrë lakuriq në një park në Mannendorf, afër Cyrihut, Zvicër, tha të mërkurën policia. “Të martën pasdite, një grua u sulmua dhe u plagos për vdekje nga një burrë në Mannendorf”, tha policia kantonale e Cyrihut. “Kalimtarët raportuan praninë e një burri të zhveshur në Alma Park, i cili bërtiste dhe sulmonte fizikisht personat e tjerë”, shtoi ai. Alarmi u ngrit kur kalimtarët panë agresorin vetëm 19-vjeçar duke sulmuar rastësisht këdo që kishte përballë. Policia e gjeti viktimën të shtrirë në bar. Sipas një dëshmitari okular, u…

Lexo më Shumë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se takimi i kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti ka pasur përkrahjen e të gjithë partisë. Ajo gjithashtu ka mohuar zërat se ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për koalicion paszgjedhor. Sekretarja tregoi se para takimit është mbajtur mbledhja e kryesisë ku Krasniqi ka marrë mbështetjen unanime. Çitaku tha se para takimit me Kurtin, PDK është takuar edhe me dy liderët e tjerë opozitarë: Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. “Në rast se ne po kërkojmë zgjedhje, në rast se të…

Lexo më Shumë

Një grua është në luftë me vdekjen pasi pak orë më parë u sulmua brutalisht nga i shoqi i cili e goditi disa herë me thikë duke e plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi sot pa gdhirë, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, raporton noa.al. Burri, J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po…

Lexo më Shumë

Kina filloi herët të enjten stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit që do të zgjasin deri të premten, vetëm disa ditë pasi presidenti i ri i Tajvanit Lai Ching-te mori detyrën dhe i bëri thirrje Pekinit që të ndalojë kërcënimet. Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës njoftoi se kishte filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake me përfshirjen e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe raketore, në zonat përreth Tajvanit. Stërvitjet po zhvillohen në ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe në lindje të Tajvanit, si dhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin të kontrolluara nga Tajvani, tha komanda në një…

Lexo më Shumë

Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Everett në shtetin e Uashingonit për riparim muajin e kaluar, shkaktoi bujë të madhe në qytetin prej 110 mijë banorësh. Jahti gjigand luksoz, 106 metra i gjatë, i njohur si Amadea është bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila dyshon se jahti i përket oligarkut dhe politikanit rus ndaj të cilit Uashingtoni ka vendosur sanksione, Suleyman Kerimov, një aleat i Presidentit Vladimir Putin. Ndërsa shihte drejt portit, banori Bod Templeto shtron pyetjen se kush paguan për mirëmbajtjen e super jahtit. “Duhet ta shesim dhe të…

Lexo më Shumë

Një rrufe goditi në mbrëmje qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, duke plagosur dhjetë persona, katër prej të cilëve pësuan lëndime të rënda, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve (dpa). Sipas një zëdhënësi të shërbimit zjarrfikës, dy të rinj, të moshës 27 dhe 30 vjeç, arritën të mbijetonin pasi pësuan arrest kardiak, raportoi Bernama. Mes kushteve të rënda të motit dhe një stuhie kalimtare në Dresden, rrufeja goditi grupin në brigjet e lumit Elba pak pas orës 17:00. Tri gra dhe shtatë burra, të moshës nga 26 deri në 41 vjeç, u plagosën. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rrezikshme për…

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe pesëdhjetë të tjerë janë plagosur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb në një aktivitet të fushatës për partinë Lëvizja Qytetare, raportoi gazeta lokale Reforma. Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një ere e fortë shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në ngjarjen në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t. Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por se anëtarët e ekipit të tij u plagosën dhe…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot në orën 16:00, sipas kohës sonë, për rezolutën e propozuar për shpalljen e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”. Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës, pra vendet që bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, domethënë vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së. Për miratimin e rezolutës do të mjaftojë shumica e thjeshtë e anëtarëve të OKB-së që janë…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një incident që ka ndodhur të enjten në mbrëmje, më 22.05.2024, në Pejë. Për shkak të plagëve, të plagosurit janë dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë. Mjeku i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori, ka thënë se gjendja e pacientëve është e rëndë dhe njëri prej tyre ka plagë në qafë dhe në gjoks. Lidhur me rastin, Policia Rajonale e Pejës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendin ku është i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë. Sipas Policisë, i dyshuari është Agron (Mentor)…

Lexo më Shumë

Do të zhvillojmë politikë parimore ndaj fqinjëve, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Jemi të gatshëm së bashku me fqinjët tanë. Presim nga ata ta respektojnë edhe qëndrimin tonë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një rrugë me dy kahje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për ëëë.almakos.com dhe ëëë.ora24.tv, duke potencuar se qeverinë e re nuk do të zhvillojë politika të vetëpërçmimin, as në nuk do të irritojë pa nevojë. Përsa i përket fqinjëve, ne do të udhëheqim një politikë parimore, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Ne jemi të…

Lexo më Shumë

I dyshuari i dytë i përfshirë në rastin me gjykatësin Suprem akoma nuk ka dalë para gjykatësit hetues, shkruan Alsat. Ixhet Memeti nuk dihet se kur do të deklarohet për versionin e tij të parë mbi dyshimet që i ngarkohen. Prokuroria Publike ndaj tij ka kërkuar masa kujdesi-obligim me paraqitje, por gjykata për shkak se nuk e ka dëgjuar akoma Memetin, nuk ka sjell vendim. Seanca ndaj tij mund të zhvillohet të enjten. Masa ndaj Memetit nuk ka as nga institucioni ku ai ka pozitën e zëvendës kryetarit. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik Dushica Dimitrievska tha se po shqyrtohen…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (22.2%), administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm (21.7%) dhe arsim (20.9%). Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak është vërejt në sektorët: Minierat dhe…

Lexo më Shumë