Stjepan Mesiç, ish-president i Republikës së Kroacisë, foli për rëndësinë e miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe pasojat e saj në rajon. “Kam thënë shumë kohë më parë se gjenocidi në Srebrenicë ishte një shembull tekstual i gjenocidit ku synohej shkatërrimi i një kombi dhe bota duhet ta dijë këtë. Ka nga ata që, për interesat e tyre, ndalojnë lajmet se çfarë ka ndodhur atje. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që OKB-ja me rezolutën e saj të marrë një vendim për atë që ndodhi në Srebrenicë – se ishte gjenocid”, tha Mesiç për Federalna. I…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitreivski njofton se rreth 80 për qind e amvisërive tashmë po furnizohen me ujë në Kumanovë pas defektit nga vërshimet e fundit. Sipas tij nuk ka konstatim zyrtar nëse uji është i sigurt për pije, andaj rekomandon që para se të pihet ose të përdoret për ushqim, të vlohet. “Mbi 80% e amvisërive në qytet tashmë pa ndërprerje marrin ujë nga rrjeti i N.P. “Ujësjellësi” Kumanovë. Në pesë orët e ardhshme, ujësjellësi do të funksionojë plotësisht dhe do të furnizohen me ujë të gjitha amvisëritë e qytetit që janë të lidhura në rrjet. Vërejtje:…
Në lidhje direkte për ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, sot në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore, transmeton TV21. “Deri para 5 minutave, nuk e kemi ditur as rezultatin, as s’kemi mundur të biem në kontakt me vëzhguesit… është simptomatike që ora 22 jemi tash dhe mos të kemi rezultatin zyrtarisht të përmbyllur juridikisht vetëm në një vendvotim”, tha Arbër Admi në Click Plus.
300 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut. Lajmi bëhet publik prej burimeve policore të cilat thonë se kokaina ishte e paketuar në arka me karkaleca me port tranzit Pireun. Ende nuk dihet destinacioni final i ngarkesës. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.
Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare të shqiptarëve “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM”, këtë e shkroi në rrjetin social “X” anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antnoio Milloshoski, pas rivotimit të djeshëm në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, përcjell TV21. https://x.com/AMiloshoski?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1793392413773381762%7Ctwgr%5E61c6997697be370511d3aed5cfd50b0cfeb104e8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fmilloshoski-qeveria-e-re-pritet-te-formohet-deri-me-20-qershor-me-shume-gjase-do-te-perbehet-nga-vmro-dpmne-vlen-dhe-znam%2F
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se forcat e mbrojtjes sot rrëzuan një avion sulmues rus Su-25 në drejtim të Pokrovsky, Donetsk. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda. “Në drejtimin e Pokrovsky, numri i sulmeve u rrit në 25. Në veçanti, armiku po përpiqet të depërtojë në formacionet tona të betejës me grupe sulmi dhe pajisje Situata mbetet e tensionuar: luftimet janë ende në vazhdim”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm. Po ashtu mësohet se sipas të dhënave në dispozicion, ushtarët ukrainas shkatërruan një avion sulmues rus Su-25. (BalkanWeb)
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e quan kampanjë elektorale përdorimin e shifrave të mëdha nga institucionet për numrin e të punësuarve në Kosovë. Sipas tij, nuk ja vlen as të komentohen deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, rreth krijimit të rreth 90 mijë vendeve të reja të punës. Kjo, për shkak që si ç thotë Gërxhaliu sikur të krijoheshin vende të reja të punës nuk do të kishte rënie të eksporteve. “Komentet që vijnë nga insititucionet qeveritare sa i përket punësimit në Kosovë nuk ja vlen edhe të komentohen është mëse e vërtetë që Kosova po zbrazet, është…
Njohësi i çështjeve për integrime evropiane Arbnor Sadiku, thotë se janë afër 500 milionë euro dëmet e shkaktuara nga vendosja e masave të BE-së ndaj Kosovës. ‘’Afërsisht 500 milionë janë dëmet që janë shkaktuara nga vendosja e masave ndaj Kosovës’’, deklaron ai. Sadiku, ka treguar edhe sektorët e prekur nga vendosja e masave të BE-së. ‘’Sektorët që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik dhe projektet që kanë qenë për infrastrukturë, dhe projekte që kanë qenë të bëhen si salla të sportit dhe projekte tjera si fonde të Gizit, që janë të varura nga fondet e BE-së’’, thekson ai. Ai thotë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Click Plus në TV21 tha se në këtë moment është më se e nevojshme tryeza e përbashkët shqiptare. “A ju kujtohet sa gjatë kam fol për tryezën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, për këto momente kjo tryezë është e nevojshme. Këto janë momentet me të cilët ndodhemi edhe si faktor politik, edhe fituesit edhe humbësit edhe Fronti Europian edhe VLEN-i të gjithë bashkë i japin më kuptim legjitimitetit të shqiptarëve”, deklaroi mes tjerash Ziadin Sela. Ai gjithashtu tha se Fronti Europian ka marrë votë që të mbrojë votën e…
Norvegjia do të vendosë kufizime shtesë ndaj turistëve rusë, për shkak të luftës në Ukrainë, tha të enjten Ministria e Drejtësisë e vendit nordik. Hyrja do të jetë e ndaluar pothuajse për të gjithë turistët rusë, sipas Ministrisë. Norvegjia, anëtare e NATO-s, e ndan një vijë kufitare gati 200 kilometra të gjatë me Rusinë në Arktik. Ajo vendosi kufizimeve ndaj turistëve rusë për herë të parë në vitin 2022, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës. Rusia e shton Norvegjinë në listën e shteteve jomiqësore “Vendimi për ashpërsimin e rregullores së hyrjeve, është në…
Jakup Shahu i cili qëlloi me thikë bashkëshorten e tij në bark dhe në qafë, është i njohur për drejtësinë. Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë. Sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, shkaku i plagosjes në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i xhelozisë, kështu ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Edlira Shahu. Kjo e fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Kreu i Republikës Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i nxitur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, një ditë para votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara ka thënë se nesër do të propozojë një ndarje paqësore të Republika Srpskas nga Bosnje e Hercegovina. Dodik ka thënë se këtë do t’ia propozojnë nesër Qeverisë një propozim të tillë në seancën që do ta mbajnë për Srebrenicën. Pas kësaj ka reaguar analisti Driton Tali. Ai i bërë thirrje qeverisë që të ketë kujdes me Asociacionin, duke shtuar se edhe Bosnja është anëtare e OKB-ës nga 22…

