Një grua që po bënte vrap u vra kur u sulmua nga një burrë lakuriq në një park në Mannendorf, afër Cyrihut, Zvicër, tha të mërkurën policia.
“Të martën pasdite, një grua u sulmua dhe u plagos për vdekje nga një burrë në Mannendorf”, tha policia kantonale e Cyrihut.
“Kalimtarët raportuan praninë e një burri të zhveshur në Alma Park, i cili bërtiste dhe sulmonte fizikisht personat e tjerë”, shtoi ai.
Alarmi u ngrit kur kalimtarët panë agresorin vetëm 19-vjeçar duke sulmuar rastësisht këdo që kishte përballë.
Policia e gjeti viktimën të shtrirë në bar. Sipas një dëshmitari okular, u bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por ishte vonë pasi ajo i ishte nënshtruar plagëve të rënda.
“Është çmenduri ajo që ndodhi këtu. U trondita shumë kur e mora vesh këtë mëngjes”, tha një banor i zonës.
Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar po atë natë ka plagosur edhe një grua tjetër, e cila ka pësuar lëndime të lehta.
Policia është ende duke hetuar se çfarë ka përdorur saktësisht 19-vjeçari për të plagosur dhe vrarë viktimat e tij dhe ende nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e tij apo nëse ai kishte lidhje me viktimën e vdekur. /noa.al