Me datë 13.06.2024 në ora 19:10 në Ohër, punonjësit e policisë nga SPB Ohër e kanë arrestuar S.G.(46) nga Ohri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe sekuestrua edhe marihuanë dhe një mulli me mbetje marihuanë. Personi është mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Edhe shtatë ish-deputetë të tjerë, ndërsa gjithsej 36, do të marrin apanazh pas përfundimit të mandatit të tyre në Kuvend, ndërsa disa do të marrin edhe pagesa të largimit pas daljes në pension. Ish-deputetët Arben Ziberi, Vjollca Ademi dhe Bedri Fazli nga BDI, Snezhana Kaleska – Vançeva dhe Latife Shikovska nga LSDM, Enes Ibrahim nga Partia për Lëvizjen e Turqve dhe Bastri Bajrami nga Besa do të marrin apanazh, me vendim të Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Ish-deputetët Kole Çarakçiev, Stojan Milanov dhe Panço Minov morën të drejtën e pagesës pas pensionimit. Komisioni më herët pranoi kërkesën për apanazh…
Gjykata Themelore Penale Shkup sot shpalli vendime bazuar në marrëveshje paraprake me shtatë persona të akuzuar si bashkëkryerës të veprës penale – Pengim i një zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare sipas nenit 382, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Gjashtë nga të akuzuarit u dënuan me masë alternative – dënim me kusht, përkatësisht burgim për gjashtë muaj, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti e gjysmë pas hyrjes në fuqi të vendimit nuk kryejnë vepër të re penale. Për një të akuzuar, i cili kreu veprime më të rënda…
Më 5 janar 2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, publikoi Thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë. Në linkun e aplikimit thuhej se Ministria e Arsimit dhe Shkencës pagesat do t`I bënte në bazë mujore për nxënësit që i plotësojnë kushtet. Por, nxënës për Klan Maqedoni, kanë pohuar se pagesat i kanë marrë vetëm për dy muaj dhe prej atëherë pagesa e tyre është ndërprerë. Në kohën kur ka përfunduar viti shkollor për nxënësit e…
Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetar i cili ka hedhur nga makina në lagjen Bojanina. Kështu ka bërë të ditur Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, përcjell Klankosova.tv. “Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Hyseni. Drejtoresha e Inspekcionit, tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme. “Personat fizikë e juridikë që nuk e respektojnë këtë njoftim, do tê sanksionohen në harmoni…
Bujqit tetovarë sot kanë protestuar para Komunës së Tetovës. Ata ankohen për mungesën e kanalit të ujitjes. Disa prej tyre që u deklaruan para kamerës së TV21, thonë se edhe pse ata me investim privat kanë siguruar ujin për vaditje, sërish disa qytetarë e kanë prishur të njëjtin. Kanë pasur edhe takim me kryetarin e Tetovës, por sipas tyre, nuk iu ka siguruar zgjidhje afatgjatë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë. 76-vjeçari Vlash Sokoli i cili po lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje. “Në bulevardin “Zhan D’ark”automjeti me targa TR 6509 H, me drejtues shtetasin Gezim Marashi i dtl.12.07.1969 me leje drejtimi kategoria B , ka perplasur shtetasin Vlash Sokoli 76 vjeç i cili ka qene me biçiklete duke kaluar karrexhaten ne i cili ka ndërruar jetë në vend ngjarje”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i dhanë sot dritë jeshile propozimit që Jovan Mitrevskin, Antonio Milloshoskin dhe Vesna Bendeskën të emërohen për nënkryetar të Kuvendit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit, shkruan Alsat. Propozimi i Komisionit në fjalë për nënkryetarët e Kuvendit pritet së shpejti të jenë në rend ditë në seancë plenare. /Alsat.mk
Në një urdhër ekzekutiv të firmosur më 13 qershor 2024, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rithekson masat ndëshkuese nga viti 2001 kundër të gjithë personave që punojnë kundër Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e veriut. Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli emergjencë kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (50 U.S.C. 1701 e më tej) për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj vendit. Siguria dhe politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, e përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose…
Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po pushon dhe po vazhdon të zbatojë politikën e tij të spastrimit etnik, me vendimin për dëbimin e serbëve nga banesat e tyre dhe vendosjen e shqiptarëve në veriun e Kosovës”. Kurti nuk po pushon, ai po bën gjithçka për të vazhduar politikën e tij të spastrimit etnik dhe ky vendim, që nënkupton që serbët të largohen nga banesat e tyre, është në këtë kuptim”, ka thënë Petkoviq për televizionin publik serb RTS. Petkoviq ka thënë se “Agjencia Kosovare e Verifikimit ka dërguar…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka rrëfyer një episod që mund të kishte çuar në përplasje direkte Shqipërinë me Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës më 1999. Ai kujton se si në vitin ’99, kur Shkupi zyrtar bllokoi kufirin duke penguar për më shumë se 1 javë kalimin e shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, është detyruar që të kërcënojë direkt Maqedoninë. “Ne patëm një debat shumë të ashpër me qeverinë e kohës së Shkupit dhe u detyruam të hapim kufijtë edhe me Maqedoninë dhe brenda një dite mund të kenë kaluar kufirin në drejtim të Korçës 30-35 mijë. Ka qenë situata…
Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes në Evropë, ndërtimin e një kontinenti demokratik, të sigurt dhe të begatë, tha Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalën e saj në Samitin e krerëve të shteteve dhe Qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur dje në Shkup, si aktivitet përfundimtar brenda kryesimit maqedonase të Procesit nën moton “Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit”. Siljanovska Davkova, siç njoftoi kabineti i saj, vlerësoi se në 28 vitet e fundit, Procesi ka ndihmuar pjesëmarrësit të mbyllin disa çështje të hapura, të ndërtojnë besim të…

