Author: Hamdi Kumanova

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan për situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe flirtin e VMRO-DPMNE-së me opozitën shqiptare. Naser Selmani: “Më 24 prill është verdikti i popullit. Në skenën e politikës maqedonase ishte tërmet gjithë ajo përkrahje ndaj VMRO-DPMNE-së. Dinamika e zgjedhjeve me këtë ndikim të VMRO-së do të ketë ndikim dhe tek kampi politik shqiptar. Ne besonim që ndoshta VMRO të ketë ndër 50 deputetë por me këtë trend, VMRO-ja do të jetë në favor të zgjedh se kend e merr partner në koalicion. Kur ka pas…

Lexo më Shumë

Përmes dy skenareve po bëhen komplote për Maqedoninë – tha në tubimin në Kavadar, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke adresuar sërish akuza ndaj BDI-së. Sipas tij, skenari i parë është bojkoti, kurse I dyti, sipas tij, “ndarje pazaresh” LSDM-BDI të resorëve dhe Ministrive, ku fjalën e fundit do ta ketë Ali Ahmeti. “Fati ynë është në duart e BDI-së që kontrollojnë gjithçka. Artan Grubi dhe kompania kanë në dorë Maqedoninë. Thonë se BDI-ja kurrë s`ka patur partner më të mirë se LSDM-ja. Cfarë do që kanë kërkuar kanë fituar. Për këtë shkak shihet nervozizmi I BDI-së, për shkak…

Lexo më Shumë

Me një letër të hapur drejtuar opinionit Lidhja e Sindikatave thekson se lëvizja punëtore në Maqedoni po përballet me një sfidë serioze për shkak të, siç thekson, qëndrimit të politikëbërësve të cilët kanë treguar se kujdesen vetëm për interesat e veta dhe nuk kujdesen për të drejtat e punëtorëve. Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës, që sipas tyre përbën së paku 20% të pagës së punëtorëve në nivel vendi. Në 100 ditëshin e parë të qeverisë së re do të kërkojnë rritje të pagës minimale në 450 euro, duke ndjekur trendin e vendeve të rajonit. Kryetari i…

Lexo më Shumë

Bartësi në Njësinë e dytë zgjedhore i LSDM-së Oliver Spasovski sot para Kuvendit në një deklaratë për mediat theksoi se nuk duhet ta harrojmë dhe të lejojmë që të përsëritet 27 prilli, data më e zezë në historinë e demokracisë sonë. “Fotografitë dhe regjistrimet nga ngjarjet e përgjakshme, për të cilat në këtë mënyrë sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, le të mbesin një kujtesë për atë çfarë pasojash ka nga regjimi i djathtë i OBRM-PDUKM-së. Dhunues, të inkurajuar nga OBRM-PDUKM-ja hynë në Kuvend, duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e…

Lexo më Shumë

Analisti dhe eksperti i Sigurisë nga Shqipëria, Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë”, ka deklaruar se deklaratat që VMRO-DPMNE është parti pro-ruse, janë broçkulla. Duke folur për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, analisti Kulla, theksoi se VMRO-DPMNE është partia e cila është hapur kundër “Ballkanit të Hapur”. Ai ka thënë se partia e Hristijan Mickoskit mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “I kanë marrëdhëniet më të shkëlqyera edhe me Amerikanët dhe një nga gjërat që bënë Amerikantë, i ndihmuan kur kusheriri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish-drejtor i shërbimit që u dënua me…

Lexo më Shumë

Unë, obligohem, se në punën time, do t’i respektoj Kushtetutën, ligjet të RMV-së dhe standardet e etikës së policisë. Me vetëdije dhe me rregull do t’i kryejë punët e policisë dhe do t’i respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit, të garantuara me Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare. Ju uroj për deklaratën solemne. Faleminderit. Këto ishin fjalët që thanë sot gjenerata e re e nëpunësve policorë në betimin solemn të tyre, përcjell TV21. Betimi i gjeneratës së re u bë në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë. Gjenerata 2023-2024 kaloi trajnimin njëvjeçar, që e kaluan…

Lexo më Shumë

Grupi i lojërave të fatit Novomatic ka hapur solemnisht dyert e kazinosë së tyre më të re në qytet – Grand Casino Admiral, një objekt prestigjioz i vendosur në hotelin luksoz Limak Shkup, në kuadër të kompleksit Diamond Of Skopje. Nën moton “Të hedhim zaret me fat së bashku dhe të argëtohemi me artistët më të mëdhenj maqedonas”, Grand Casino Admiral filloi historinë e tij të krijimit të përvojës më të mirë të lojërave. Hapja madhështore e Grand Casino Admiral ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend, e mbushur me argëtim, luks dhe emocione. Grand Casino Admiral është një strukturë…

Lexo më Shumë

Një djalë 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident në Radovish. “Me datë 26.04.2024 në ora 17:00 në Stacionin Policor Radovish është raportuar se në rrugën “Kalauzliska” në Radovish, një motoçikletë e drejtuar nga M.D.(27) nga Radovishi ka dalë nga rruga dhe ka goditur një automjet të parkuar të pasagjerëve “Peugeot” me. Shenjat e regjistrimit të Radovishit. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i motoçikletës, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Shtip. Ndërsa ekipi i Stacionit Policor Radovish ka bërë kontroll të vendit të ngjarjes”, njoftoi sot MPB.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Vllado Buçkovski theksoi se partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit është i njejti fenonmen sikur Partia e Re Social Demokrate e Tito Petkovskit që doli në vitin 2006. “Në zgjedhjet e vitit 2006 ka pasur një fenomen që i ka ndodhur LSDM-së. Pastaj doli PRSD (NSDP), tani Maksim Dimitrievski me ZNAM, i cili ka rezultat edhe më të mirë”, tha ish-kryeministri Vlado Buçkovski në “360 gradë” në MTV. Ai shtoi se sipas vlerësimit dhe përvojës së tij me NSDP-në e Tito Petkovskit, priste rreth 50 deri në 60 mijë vota për Maksim Dimitrievskin dhe tha se…

Lexo më Shumë

Dy punëtorë ndërtimi u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po qëndronin u rrëzua dhe ata ranë tre kate në një shtëpi në Maltë. Aksidenti u raportua në orën 8:30 në Triq Sir Luigi Preziosi. “Times of Malta” mëson se dy burrat, shtetas shqiptarë, po punonin në një pronë fqinje, e cila është në ndërtim e sipër, kur u hodhën në çatinë e pronës ngjitur. Pas përplasjes, çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre. Për pasojë, punëtorët që përfunduan në katin e parë mbi rrënoja. Policia tha se burrat, të moshës 26…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ku viktima të dhunës janë gratë. Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Prishtinë, Viti e Pejë. Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore. Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër…

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga, dhe kandidatin për deputet nga zona 6 zgjedhore, Salih Murat, kanë realizuar takime me qytetarët e Komunës së Berovës dhe banorët e Vinicës, ku në këto bashkëbisedime u dëgjuan problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane.

Lexo më Shumë