Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njoftoi se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair në mesnatën e ndërrimit të moteve kanë lindur dy vajza -binjake, përcjell TV21. Këtë deklaratë Aliu e dha gjatë vizitës në Qendrën Klinike në Shkup, ku autoritetet vizituan foshnjën e parë që lindi në Klinikën e Gjinekologjisë, Evgenija Kamçevën. “Viti 2026 na filloi mirë, për shkak se kemi tre lindje, tre vajza. Në traditën tonë vajzat janë mirëqenie për shoqërinë, kështu që uroj që viti 2026 të jetë vit i mirëqenies”, tha mes tjerash Aliu duke shtuar se do të vizitojnë edhe binjaket në Klinikën…

Lexo më Shumë

Disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një shpërthim dhe zjarr në një bar në resortin e njohur zviceran të skive Crans-Montana gjatë natës, ka konfirmuar policia. Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas orës lokale në barin Le Constellation, dhe shkaku nuk dihet ende, raporton BBC. Më shumë se 100 persona ndodheshin në barin zviceran në kohën e shpërthimit, raporton radioja zvicerane Rhone FM. Një dëshmitar i incidentit i tha radios se një numër i madh shërbimesh emergjente kishin mbërritur në vendngjarje, me disa helikopterë që morën pjesë në trajtimin dhe transportimin e të…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë politikani kosovar, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, mëson Indeksonline. I ndjeri ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe edhe si President në detyrë të Kosovës pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006. Ai është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar./Indeksonline/

Lexo më Shumë

Nga pagesa e taksave rrugore, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh ( 67.624.624 euro). “Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, informoi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të realizojë vizitë pune në Komunën e Kavadarit. Mickoski, siç është njoftuar, së pari do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në ndërtimin e urës përmes lumit Luda Mara deri në fshatin Marena. Më pas, Mickoski do të marrë pjesë në vënien në funksion të shtratit të rregulluar të lumit të rindërtuar nga Ura Video Smilevski deri në bulevardin Verior dhe do të inspektojë aktivitetet ndërtimore të kolektorit fekal në Opitno Pole. Mickoski do të inspektojë edhe aktivitetet e ndërtimit të një pishine të mbyllur, të financuar nga Ministria e Sportit në shumën…

Lexo më Shumë

Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit me -15 gradë celsius Siç raportohet nga DPHM , -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup – Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar dhe -4 gradë në Gjevgjeli. Temperatura maksimale sot priten të jenë nga -1 deri në 6 gradë.

Lexo më Shumë

Nga data 1 janar 2026, çmimi i energjisë elektrike do të rritet mesatarisht me 2,28% për rreth 85% të familjeve në Maqedoninë e Veriut, çka do të reflektohet me fatura më të larta mujore, nga rreth 57 deri në 900 denarë, përcjell INA. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se, pas analizave të detajuara, ka miratuar rritje dukshëm më të ulëta se ato të propozuara nga kompania “EVN Home”, e cila kishte kërkuar një rritje mesatare prej 7,66%. Sipas vendimit të KRRE-së, rritja e çmimit sipas blloqeve të konsumit do të jetë si më poshtë: Blloku i parë: rritje prej…

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së ndërrimit të motmoteve në qytetin e Gostivarit. Sipas informacioneve fillestare, një 18-vjeçar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri brenda shisha barit, pas një zënke fizike që kishte ndodhur më herët në ambientet e lokalit. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave, i cili më pas ka eskaluar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë intervenuar njësitë e policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Viti 2025 ishte një nga periudhat më stagnuese për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Megjithëse Bashkimi Evropian e përsëriti se dera për zgjerim mbetet e hapur, procesi i anëtarësimit të vendit mbeti i ngrirë për shkak të mosrealizimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mosmarrëveshjeve të thella me Bullgarinë. Diskutimi për BE-në u shndërrua nga një projekt shtetëror në një temë përplasjeje të ashpër politike, ku identiteti, gjuha dhe garancitë evropiane dominuan debatin publik. Eksponentët qeveritarë patën vetëm fjalë ndërsa në fund të vitit, Maqedonia e Veriut nuk arriti asnjë hap konkret drejt hapjes së kapitujve negociues, duke mbetur prapa Shqipërisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nesër (01.01.2026), në ora 11:00, do ta vizitojë foshnjën e parë të lindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Në ora 12:00, ministri Aliu do ta vizitojë gjithashtu foshnjën e parë të lindur në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair. Së bashku me ministrin Aliu, të porsalindurit në të dy spitalet do ti vizitojnë edhe Fatmir Limani – Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit, Jovica Andonovski – Zëvendësministër i Shëndetësisë, si dhe Rozi Mickoska – bashkëshortja e Kryeministrit. Në Spitalin Special…

Lexo më Shumë

Foshnja e parë e lindur në Maqedoninë e Veriut në vitin e ri 2026 është një vajzë, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë (KGJO), lindja ka ndodhur saktësisht në mesnatë. “U lind një princeshë në KGJO”, thuhet në njoftimin e kësaj klinike. Nga klinika kanë bërë të ditur se më shumë detaje lidhur me foshnjën dhe nënën e saj do të publikohen gjatë ditës.

Lexo më Shumë