Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një këst të ri prej 6.9 milionë eurosh për mbështetjen e bizneseve vendore, përmes linjës kreditore të siguruar nga Banka Hungareze për Eksport-Import, përcjell INA. Me këtë pagesë të fundit, shuma totale e fondeve të plasuar për ekonominë vendase arrin në 224.3 milionë euro, nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara. Mjetet synojnë të mbështesin investimet private dhe zhvillimin e kompanive, duke nxitur rritjen ekonomike. Fondet shpërndahen përmes bankave komerciale me kushte të favorshme: normë interesi 1.95% në vit, afat shlyerjeje deri në 15 vjet dhe periudhë grace deri në tre vjet.(INA)
Author: Hamdi Kumanova
Partia “E Majta” është në favor të shfuqizimit të të ashtuquajturës qeveri e “Pëzhinos” dhe zëvendësministrave shtesë të panevojshëm me të drejtë vetoje, sepse beson se është e pakuptimtë dhe është shndërruar në një mjet për pazarllëqe ndërpartiake. “Qeveria teknike funksionon si një fasadë dhe shëmbëlltyrë e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe pluralizmit, pas së cilës vazhdon pabarazia thelbësore politike, selektiviteti dhe censura. Prandaj, heqja e qeverisë teknike është e pranueshme për ne vetëm nëse shkon krah për krah me reforma demokratike reale, jo deklarative. Si fillim, futja e një njësie të vetme zgjedhore, si e vetmja mënyrë…
Janë arrestuar dy 16-vjeçarë nga Shkupi, të cilët paraprakisht nuk u ndalën në urdhërin e policies, duke e goditur policin me motor. Njëri nga ata, gjatë arrestimit është sjellë në mënyrë agressive, ka njoftuar Ministria e Punës së Brendshme (MPB) me anë të një kumtese për opinion . “Gjatë detyrës me datën 9 janar rreth orës 00:10 (pas mesnate), policët kanë vërejtur një motor pa targa regjistrimi, i cili drejtohej nga dy të mitur. Vozitësi i motori nuk ndaloi në urdhërin (STOP) e policisë, duke e goditur policin, të cilit i shkaktoi lëndime. Pas ndërmarrjes së masave nga ana e…
Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre” dhe pjesë të një “matrice klienteliste-politike”, ndërsa ajo reagoi se deklarata të tilla ushtrojnë presion dhe shkelin pavarësinë në punën e saj. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, në një deklaratë të shkurtër për “Sloboden Peçat” konfirmoi se sot e kanë marrë njoftimin dhe do të veprojnë sipas Rregullores së miratuar për Sigurimin dhe Garantimin e Pavarësisë së Prokurorëve Publikë, përkatësisht do të formojnë një Komision i cili do të duhet të nxjerrë përfundime. Rregullorja…
Aleanca për Shqiptarët ka nisur zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nën-degëve të partisë, në prag të mbajtjes së Kongresit të rregullt partiak informon Tetovasot. Në komunikatën për opinionin publik, krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Ziadin Sela, bën të ditur se vendimi është marrë në bazë të vendimit të Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, me qëllim forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin real të vullnetit të anëtarësisë në Kongres. Sipas njoftimit, i gjithë procesi do të zhvillohet mbi parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes, unitetit politik dhe përgjegjësisë, duke u cilësuar si…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se po vijon pagesa e të drejtave sociale si në vijim: shtesa e veçantë, ndihma monetare për aftësi ndryshe dhe përkujdesja nga një person tjetër për muajin dhjetor 2025. “Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debitore mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile. Sot, të njëjtët mund t’i tërheqin mjetet në të gjitha filialet dhe në ekspoziturat e hapura të bankave”, kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se nëse shpallen zgjedhje, LSDM-ja do të marrë pjesë në to dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike. Ai shpjegoi gjithashtu vendimin e tij për të mos pranuar një takim udhëheqësish me kryeministrin Hristijan Mickoski. “Nuk ka takim për qeverinë teknike. Është vija e fundit e mbrojtjes kundër abuzimit të plotë të vullnetit të lirë të qytetarëve në procesin zgjedhor. Qeveria teknike, e cila është e vetmja mundësi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk duhet të shfuqizohet. Ata nuk e duan sepse kur të hyjë një ministër nga…
Më 08.01.2026, rreth orës 06:50, në SPB Shkup është denoncuar një aksident trafiku në fshatin Petrovec. Një automjet “Shkoda”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.K. (46) nga Petrovec, ka goditur 61-vjeçaren J.C. nga Shkupi, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.TS
Po më 08.01.2026, rreth orës 12:00, në kryqëzimin e rrugëve “Moskovska” dhe “Zhenevska” në Shkup, një automjet “Citroen”, i drejtuar nga V.T. (54), ka goditur 74-vjeçaren L.V. nga Shkupi. Si pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.TS
Më 08.01.2026, në kryqëzimin e rrugëve “8 Shtatori”, “Kërste Nale” dhe “Rashtanska” në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Në aksident është lënduar rëndë M.C. (46) nga fshati Kukureçan, e cila është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Manastirit.TS
Një ngjarje tragjike është regjistruar më 08.01.2026 në Dibër, ku S.K. (40) nga Dibra ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në rrugën “Vëllazërim Bashkimi”. Ai ishte duke punuar në objekt në momentin e aksidentit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit publik.TS
Më 07.01.2026, rreth orës 15:15, në drejtimin rrugor për në fshatin Zërzë, rrethina e Prilepit, policia ka arrestuar R.A. (36) dhe L.R. (36) nga fshati Cërnilishtë, komuna e Dollnenit. Ata janë kapur gjatë gjuetisë së paligjshme, pas tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.TS

