Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro. “KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR- Gjilan 28.10.2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, (njëri drejtor i shkollës dhe tjetri zyrtar në të njëjtën shkollë) pasi që, kanë keqpërdorur pozitat dhe kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës me vlerë 19 067.69€. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Zyrtari tjetër…

Lexo më Shumë

Kosova ka kohë që ka paralajmëruar padi ndaj Serbisë për gjenocid, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe pas gati 26 viteve nga përfundimi i luftës, Kosova nuk ka arritur të bëj gati një padi, përmes së cilës Serbia do të paditej për gjenocid. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte dhënë një premtim se qeveria e tij po planifikonte të inicionte një padi ndaj Serbisë për gjenocid për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe politikat e “aparteidit dhe ndarjes etnike”. “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera”, kishte thënë Kurti…

Lexo më Shumë

Një burrë që thuhet se ka lindur në vitin 1884, në fund të shekullit të 19-të, ka vdekur në Arabinë Saudite, duke bërë të mundur që ai të ketë jetuar në tre shekuj të ndryshëm. Sipas raportimeve nga mediat saudite dhe të tjera arabe, Nasser bin Radan Al Rashid Al Wadaei vdiq në Riad në fillim të janarit dhe thuhet se ishte 142 vjeç në kohën e vdekjes së tij. Data e vdekjes është dhënë si 8 ose 11 janar, varësisht nga burimi. Familja e tij thotë se ai ka lindur në rajonin Dhahran Al Janub, shumë kohë para…

Lexo më Shumë

Pasi humbi finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës 3-2 në fundjavë, Real Madridi u mposht nga Albacete në Kupën e Spanjës mbrëmë me të njëjtin rezultat. Humbja tronditëse nga një nga ekipet më të dobëta në Segunda-n spanjolle ka ndezur alarmin në Madrid, dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz që kujtojnë me nostalgji Luka Modricin. Njëri prej tyre është Predrag Mijatovic, ish-lojtar dhe drejtor sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatović (56), i cili theksoi në emisionin El Larguero në një stacion radiofonik spanjoll se Realit aktualisht i mungon një figurë autoriteti, ose një lojtar që mund të…

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur. Duke u bazuar tek burime shumë të sigurta, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve. Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë. Të akuazuarit që do të paraqiten në gjyq janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, u mbajt më 17 prill 2025, në të cilën tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Po ashtu ata në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm. Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata në gjendje të mirë shpirtërore dhe mendore, pavarësisht kohës së gjatë pa u takuar. Ai shtoi se Thaçi dhe Veseli janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues. “Edhe pse ishte një kohë e gjatë që nuk i kisha parë, i pashë shumë të motivuar, shumë të relaksuar,…

Lexo më Shumë

Blerja e Ardon Jasharit ishte padyshim transferimi më i përfolur i AC Milan gjatë verës së kaluar. Ishte një negociatë e gjatë, e mbushur me përshpejtime të papritura dhe pengesa të papritura, të cilat dominuan vëmendjen për muaj të tërë përpara se marrëveshja të realizohej më në fund. Një investim i rëndësishëm, me vlerë afërsisht 40 milionë euro, i cili në mënyrë të pashmangshme rriti pritshmëritë rreth mesfushorit shqiptaro-belg. Një fillim i vështirë midis dëmtimeve dhe adaptimit Megjithatë, ndikimi i Jasharit në futbollin italian nuk ka qenë i lehtë. Siç theksoi edhe Calciomercato.com, kalimi nga Belgjika në Serie A…

Lexo më Shumë

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, thotë se ia ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një njohje e angazhimit të tij për lirinë e vendit të saj. “Mendoj se sot është një ditë historike për ne venezuelasit”, tha ajo pasi u takua personalisht me Trumpin për herë të parë, disa javë pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas dhe e akuzuan atë për trafiku droge, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Trump shprehu mirënjohjen e tij në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian (BE) nuk e përjashton mundësinë e ashpërsimit të mëtejshëm të sanksioneve kundër Teheranit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e bëri këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin qipriot Nikos Christodoulides, i cili mori pjesë në një takim dy-ditor të komisionerëve të BE-së që filloi të enjten në Qipro. E pyetur nëse priste që SHBA-të dhe Izraeli të ndërhynin ushtarakisht në Iran, von der Leyen tha: “Nuk mund të komentoj për veprimet e vendeve të tjera – kjo është puna e tyre. Por ne po shqyrtojmë shtrëngimin e sanksioneve kundër Iranit.” Sipas…

Lexo më Shumë

Kryeministri finlandez Petteri Orpo ka shprehur mbështetje për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke përmendur shqetësimet për rënien e aktivitetit fizik dhe angazhimit në hobi midis të rinjve. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Komiteti Olimpik Finlandez të mërkurën, Orpo tha se koha e tepërt para ekranit është e lidhur drejtpërdrejt me lëvizjen e reduktuar dhe pjesëmarrjen në aktivitete rekreative midis fëmijëve dhe adoleshentëve, raportoi transmetuesi publik YLE. “Koha para ekranit është e lidhur drejtpërdrejt me atë se sa lëvizin fëmijët dhe të rinjtë tanë dhe sa merren me hobi”, tha…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, rreth orës 22:20 Policia ka pranuar njoftimin se një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. “Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e saj në vendin e…

Lexo më Shumë