Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të kryejë inspektim në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujit në vendin e populluar Kuçevishka Bara, Komuna e Çuçer Sandevës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin 129.717.440 denarë. Nga atje shtojnë se pas kryerjes së inspektimit, është parashikuar deklaratë për mediat nga kryeministri Mickoski.
Author: Hamdi Kumanova
Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Shkodrës në lagjen Kiras ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhrit të patrullës për të ndaluar. Në pranga ka rënë Ervis Baba, shofer i automjetit dhe një i mitur, ndërsa në kërkim është shpallur Barush alias Bajram Bregu, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Ibrahim Licit. Barush Bregu ka qenë gjithashtu pasagjer në automjet, i cili ka qëlluar në ajër dhe më pas ka arritur të largohet. Policia ‘blindoi’ lagjen Kiras me kontrolle, por nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e tij. Barush Bregu është…
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka lëshuar një njoftim duke i informuar qytetarët e RMV-së në Bahrein se një autobus do të niset nga Bahreini për në Riad të mërkurën, nga ku do të kthehen në vend me një fluturim special. “Ju informojmë se të mërkurën, më 11 mars, në orën 06:00 të mëngjesit, një autobus i Flynas do të niset nga Bahreini (Manama) për në Riad – Aeroporti Ndërkombëtar King Khaled, nga ku do të ktheheni në vendin tonë me një fluturim special të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë”, thuhet në njoftim. Vendi i nisjes…
Hidhet shorti për rekursin e Belinda Ballukut në Gjykatën e Lartë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se rekursi i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe i Gentian Gjylit dhe Erlad Elezit, do të relatohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Pas hedhjes së shortit ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes. Në këtë proces, Balluku është ankuar vetëm për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi sipas avokatëve të saj nuk ekziston asnjë rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë.
Ziadin Sela mohoi zërat se ASh-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe se kishte takim Sela-Mickoski. Ai në emisionin I ftuar në Click Plus, tha se janë të gatshëm të flasin për tema politike e programore me këdo që është mandatar i Qeverisë, por siç shtoi, nuk do të flasin për ministri, por për Kushtetutën e Gjykatën Kushtetuese. Tutje, Sela tha se “Ftesa ka përditë. Ftesa ka nga shumë aktorë politikë, por përgjigjia ime është ajo që është”. “ASh-ja është e gatshme të falsë për tema politika, për çështje programore dhe të platformës, me këdo që është mandatar i…
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa ndaj tij të vërtetohet fajësia nga organet e drejtësisë. Ademi këtë qëndrim e shprehu gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Rishtazi në KohaCast, ku theksoi se parimi i prezumimit të pafajësisë është një nga shtyllat kryesore të sistemit juridik. Sipas tij, jo vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe vetë rendi juridik i vendit e konsideron të pafajshëm çdo person derisa fajësia të dëshmohet në mënyrë ligjore. “Jo vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, por vetë rendi juridik i vendit e konsideron të pafajshëm, për shkak…
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, në një intervistë për Alsat-M ka thënë se partia është dakorduar për modelin me bashkëkryetarë, për të organizuar më mirë strukturën e saj si parti politike. “Pas shumë debateve dhe argumentesh, pro dhe kundër, u dakorduam që modeli më i përshtatshëm për VLEN është të ketë bashkëkryetarë, bashkë me Bilall Kasami,” tha Mexhiti. Ai shtoi se janë dakorduar rreth ideologjisë së VLEN, që do të jetë më shumë qendër e djathtë. “Është zgjedhur modeli i lidershipit që është një risi. Karakteristikë e VLEN është dialogu dhe jo vendimet autokrate. Edhe pse është modeli…
Ish-ministri socalist i Financave Arben Malaj, ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po trajtohet lufta kundër korrupsionit dhe ndikimi i krimit në politikë dhe ekonomi. I ftuar në “Off the Record” në A2 CNN, Malaj tha se qëndrimet e ndryshme të politikës ndaj luftës kundër korrupsionit krijojnë dy standarde dhe dëmtojnë demokracinë. Sipas tij Shqipëria rrezikon një ngadalësim të konsiderueshëm në procesin e integrimit europian për shkak të mënyrës se si po trajtohet reforma në drejtësi. “Në qoftë se i njëjti lider ka një qëndrim ndryshe ndaj luftës kundër korrupsionit deri në dorëzimin vullnetar të imuniteteve dhe…
Dashnor Kaloçi/ Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës. I dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë…
Dorëheqja e papritur e presidentit të Ohio State University, Ted Carter, ka shkaktuar reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi dyshohet se lidhet me një marrëdhënie të ngushtë me një prezantuese podkasti me origjinë greke. Carter, 66 vjeç, njoftoi largimin e tij nga drejtimi i universitetit pasi pranoi para bordit të administratorëve se i kishte dhënë “qasje të papërshtatshme në administratën e universitetit” një gruaje që po kërkonte ndihmë për biznesin e saj personal. Në deklaratën e tij ai e cilësoi këtë si një gabim dhe la të kuptohej se bashkëshortja e tij, me të cilën është…
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS, kreu i diplomacisë iraniane deklaroi se Republika Islamike është e përgatitur të vijojë përballjen ushtarake dhe të përgjigjet me sulme të reja kundër kundërshtarëve të saj. “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë goditjet tona me raketa kundër tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe për aq sa do të kërkohet”, theksoi Araghchi. Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë u shpreh se lufta “do të përfundojë së shpejti”.
Të hënën vonën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi një tjetër paralajmërim për Iranin në lidhje me ndërprerjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit. “Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës NJËZET HERË MË FORT sesa janë goditur deri më tani”, tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, shkruan BBC, transmeton “Bota sot”. Rreth 20% e naftës botërore kalon nëpër ngushticë dhe lufta ka ulur ndjeshëm trafikun detar dhe ka rritur çmimet globale të naftës. “Përveç…

