Author: IM

Bashkimi Demokratk për Integrim tha se janë parti shtetformuese dhe garantues i paqes dhe stabilitetit dhe shtoi se, kanë marrë përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin dhe vullnetin politik të shqiptarëve. W BDI tha se do t’i ndërmarrin të gjitha masat që siç thotë, për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve. “BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit. Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin…

Lexo më Shumë

Mickoski mori rolin e një polici dhe roje sigurie që në të ardhmen do të siguronte personalisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të shmangur skandalet. Kjo deklaratë është një skandal në vetvete, akuzojnë nga LSDM. “A do të thotë kjo se në të ardhmen ai personalisht do t’i garantojë asaj se nuk duhet të kalojë dhe zbatojë procedurat e përcaktuara? Cili është ky mesazh mosrespektimi ndaj profesionistëve të MPB-së dhe aeroportit që zbatuan vazhdimisht procedurat? Me këtë Mickoski konfirmon se sërish po vjen koha kur ligjet nuk zbatohen dhe procedurat mund të thyhen sipas vullnetit të “Sulltan” Mickoskit dhe…

Lexo më Shumë

MPB-ja në mëngjes ka dorëzuar kallëzim penal dhe propozim për pezullimin nga puna për S.S, pjesë e sigurimit personal të Kryeparlamentarit Afrim Gashi. Lajmin në Facebook e ka publikuar edhe Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski. Sipas tij, ai dyshohet se më 1 gusht, ka mbërritur në Aeroportin e Shkupit, ku me kërcënime verbale ka penguar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrave të punës. Më pas, bashkë me dy kolegë, është drejtuar në salonin VIP ku duke kërcënuar me jetë ka dërguar kërkesa lidhur me kalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. MPB-ja në mëngjes ka dorëzuar kallëzim penal dhe propozim…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, sot ka realizuar takim me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e bashkëpunimit dhe partneritetit shtrategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes, me theks të veçantë u diskutua sfera e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit mes dy vendeve. Të dyja palët u dakorduan që lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes të forcohen edhe më tej në të ardhmen. Gjithashtu, gjatë takimit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e ofruar nga Türkiye për shuarjen e zjarreve në pyjet…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB se me vendim të gjykatës pas ankesës së VMRO-DPMNE-së është hequr pllaka shqipe, që tregonte një pjesë të historisë së objektit në Komunën e re. “Largohet pllaka shqipe, që tregonte një pjesë të historisë së objektit në Komunen e re, dhe atë me vendim të gjykatës, në favor të padisë nga VMRO!!! Ndryshimi për deshqiptarizim ka filluar, dhe kjo e gjithë të tjerat në vijim, në emër të ligjit dhe sundimit të së drejtës do maskohen!” – shkruan Aziri.

Lexo më Shumë

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe se ata i janë dorëzuar organeve kompetente gjyqësore. Dorëzimi i tyre është bërë dje, kanë konfirmuar për televizionin Telma nga MPB, përcjell INA. Ata janë vendosur në burgun e Shtipit për të vuajtur dënimin me të cilin janë dënuar, ku nuk janë kthyer pas një fundjave të lirë në vitin 2020. Si Krasniqi ashtu edhe Ramadani duhet të kryejnë edhe tre nga gjithsej 15 vjet burg që morën në vitin 2008. Ata u dënuan për disa vepra që lidhen me rrëmbim, dhunë, zhvatje dhe armë pa…

Lexo më Shumë

Policia serbe është mobilizuar në kërkim të Artan Hajrizit, 33-vjeçarit nga Kosova të cilin ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq e quajti autor të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën. “Bllokadë e plotë, gjendje rrethimi; Policia me armë të gjata dhe jelek antiplumb; Vijojnë kërkimet për të dyshuarin shqiptar”, shkruan B92. Forca të shumta policore janë vënë intensivisht në kërkim të kosovarit, raportojnë mediat në Beograd. Xhandarmëria serbe është parë duke shkuar drejt Loznicës, sipas disa pamje të publikuara në Danas. U raportua se…

Lexo më Shumë

Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë por është në Gjermani. Aii ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb. “Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht në një deklaratë për Nacionalen. Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se hapja për qarkullimin edhe të veturave të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është kundër askujt, raporton Anadolu. Kurti në një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës tha se hapja e kësaj ure do t’u ndihmonte qytetarëve pa dallim etnie, por edhe ekonomisë dhe tregtisë. Ai tha se mbi lumin Ibër janë edhe dy ura tjera të qarkullueshme edhe për vetura dhe është e pakuptueshme që vetëm kjo urë të jetë e hapur vetëm për këmbësorë. “Nuk është kundër askujt, por për qytetarët dhe për mallrat e kapitalit. I ndihmon…

Lexo më Shumë

Shkruan: Kim Mehmeti Thonë se është pakësuar numri i shqiptarëve kosovarë që sivjet pushojnë në Shqipëri. Andaj edhe pyetjet nëpër media se cili do ishte shkaku që ata i largoi nga bregdeti shqiptarë? Disa thonë se fajin kryesorë e kanë çmimet e larta dhe euroja të cilën narko-mafia e bëri të ‘bie’ më poshtë se gjiza. Tjerët përmendin heqjen e vizave dhe kthimin e kosovarëve në vend-pushimet e tyre ‘tradicionale’ në Greqi. Pa dyshim se gjithë këto ndikojnë në rënien e ‘turizmit patriotik’. Por duke mos harruar as të vërtetën se në të shkuarën, kur të shihte si shqiptar, mëmëdheu…

Lexo më Shumë

METIN IZETI Emri “Muharrem” ka një rëndësi të veçantë fetare, kulturore dhe historike brenda traditës islame. “Muharrem” është një emër i gjuhës arabe që është i rrënjosur thellë në kulturën islame. Rrjedh nga fjala arabe “ḥaram”, që do të thotë “ndalesë” ose “e shenjtë”. Emri është gjithashtu i lidhur ngushtë me muajin Muharrem, muaji i parë i kalendarit hënor islamik. Ky muaj ka rëndësi të veçantë pasi konsiderohet i shenjtë, dhe është një kohë për reflektim si dhe vëzhgim të ngjarjeve të rëndësishme fetare, siç është Qerbelaja. Emri “Muharrem” ka evoluar gjatë historisë së qytetërimit islam. Është një emër që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri në Ministrinë e komuniteve, Ivan Stoilkoviq ka bërë të ditur në Kanal5 se do ti bëj revizion mbi 3 mijë punësimeve që kanë kaluar përmes kësaj ministrie, më parë e njohur si sekretariat për Marrëveshjen e Ohrit. Ai në një intervistë për “Kanal5” paralajmëroi gjithashtu një revizion të posaçëm për të gjithë ata që janë punësuar fillimisht përmes kësaj ministrie, e më pas janë shpërndarë nëpër institucionet tjera. Sipas vlerësimeve të Stoilkoviç, ka më shumë se 3,000 vende pune. Stoilkoviq njoftoi se nga gjithsej 294 të punësuar në ministri që deri më parë udhëhiqej nga Artan…

Lexo më Shumë