Author: IM

Në kuadër të përvjetorit 10-vjeçare të themelimit të ‘Ümmet Vakfı – Fondacioni Ummet’, Organizata Kulturore Humanitare MERHAMET, kishte nderin të jetë mysafir në këtë organizim, me përfaqësimin e anëtarit të bordit, z. Xhihad Husejini. Në këtë program, ishin pjesëmarrës 200 personalitete, dijetarë, akademikë, edukatorë, përfaqësues të OJQ-ve nga 40 shtete. Gjatë këtij programi, u realizua edhe paneli me temën ‘Kultura e Fondacioneve dhe Kudsi ynë’. Ku së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, shqyrtuam rrugëtimin 10-vjeçare të ‘Ümmet Vakfı – Fondacionit Ummet’, përpjekjet për mbështetje të Mesxhid-i Aksa-s dhe Kudsit, si dhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur Fondacioni në mbështetje…

Lexo më Shumë

“Shteti Islamik Bektashian” në OKB pamëdyshje do ishte trajtuar si “shaka” e rradhës, e kryeministrit Rama, idea e “Shtetit Vatikanian Bektashian” nëse rrethanat vendore dhe kohore, ku dhe kur u tha kjo ide nuk do të na ftonin për të menduar ndryshe. Do ishte marrë si shaka sepse jo rrallëherë, kohët e fundit, kryeministri Rama ndez me gaz dhe hare edhe eventet e veçanta e të rëndësishme ndërkombëtare, madje vë në lojë edhe liderë me peshë të rëndë rajonale dhe botërore, gjë që në momente të caktuara të bën të thuash: “Mirë ua bën. Të tallemi edhe ne njëherë me…

Lexo më Shumë

Derisa në Prishtinë po zhvillohet mbledhja ndërqeveritare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka ngritur shqetësime për qasjen e ekzekutivit maqedonas ndaj “Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimit të gjuhës shqipe”. Ai, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë për arrestimet e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka ngritur shqetësime për “cenimin e gjuhës shqipe” në RMV. Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt: Sot në Prishtinë takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut dhe gjithmonë kam qenë në…

Lexo më Shumë

Sot, në ambientet e Universitetit të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, drejtimi: Filologji Orientale, Programi Studimor: Shkenca mbi Gjuhën, hoxhë Ridvan efendi Xhaferi, fitoi titullin doktor shkence në filologji orientale. Në përbërje të komisionit, Prof. Dr. Adnan Ismaili (kryetar), dhe anëtarët Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Prof. Dr. Musa Musai, Prof. Dr. Sylejman Baki, dhe Prof. Dr. Ziber Lata, kandidati Ridvan ef. Xhaferi, ka mbrojtur me sukeses temën e doktoratës: “Diskursi dhe aspektet retorike të interpretuara nga Zamahsheriu në Tefsirin “Keshaf” (Shembulli i Sures Neml)”, ku mentor i disertacionit të doktoraturës ka qenë Prof. Dr. Metin Izeti. Pas prezantimit të ekspozesë së…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Arben Fetai, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Tiranë, ku po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë shtetëror. Feteai ka takuar Ulsi Manja, Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë. “Pata kënaqësinë të bisedoj mbi sfidat e përbashkëta në rrugëtiminn tonë drejtë. BE-së, me fokus në avancimin e reformës në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike. Bashkëpunimi ynë për shtetin e së drejtës, qeverisjen e mirë dhe transparencën është thelbësor për integrimin e vendeve tona në BE dhe për ruajtjen e stabilitetit në…

Lexo më Shumë

SH.B. “Logos-A”, njihet si njëra ndër vatrat më të rëndësishme të dijes dhe kulturës shqiptare, e cila me eksperiencën e saj në sferën e botimeve shqipe, po lë gjurmë jo vetëm për botën mbarëshqiptare, por edhe më gjërë. Në kuadër të Panairi i Librit – Tirana 2024, SH.B. “Logos-A”, para auditoriumit shqiptar vjen me botimin e 40-të titujve të rinj, ndërsa veçoria tjetër e pjesëmarrjes së Logosit, në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore është botimi i veprave të rilindësit tonë të njohur Sami Frashëri, në shtatë vëllime të veçanta. Ky koleksion, me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së tij,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë është takuar me ish – Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani. Gashi pas takimit mes tjerash ka thënë se e vlerëson kontributin e tij në historinë e demokracisë shqiptare. “Kisha kënaqësinë që gjatë vizitës sime zyrtare në Shqipëri, të takohem me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Rexhep Meidani. Gjatë bisedës sonë, ndamë pikëpamje për zhvillimet politike dhe sociale në rajon, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. E vlerësova kontributin e tij në historinë e demokracisë shqiptare dhe u shpreha i…

Lexo më Shumë

Më 3 nëntor, imami i mirënjohur nga Shkupi, Dr. Benjamin Idriz, ka mbajtur një fjalim në kishën “Erlöser” të Mynihut, e cila u organizua nga Akademia Protestante e Tutzing-ut. Në kishën me mysafirë përplotë me mbi 600 të pranishëm, në mesin e tyre klerikë, politikanë, përfaqësues të grupeve të ndryshme fetare, pjesëmarrësit mbetën të fascinuar nga mesazhet dhe thirrjet për paqe dhe tolerancë ndaj njerëzimit të imamit shkupjan, Dr. Benjamin Idriz. Në fjalimin e tij, imami Idriz, para të pranishmëve mes tjerash propozoi edhe një deklaratë të përbashkët me figura si Kardinali Marx, Peshkopi Kopp, Presidentja e IKG-së, znj. Knobloch…

Lexo më Shumë

Sh.B. “Logos-A”, në vigjilje të Panairit të Librit – Tirana 2024, para lexuesve shqiptarë, sjell veprën 7 vëllimshe me mbi 30 vepra të rilindasit kombëtar Sami Frashëri. Komunikata e plotë e Sh.B. “Logos-A”: Libri: 𝗩𝗘𝗣𝗥𝗔 𝗜-𝗩𝗜𝗜 Autor: 𝘚𝘢𝘮𝘪 𝘍𝘳𝘢𝘴𝘩𝘦̈𝘳𝘪 Në vigjilje të hapjes së edicionit të 27-të të Panairit të Librit në Tiranë, Logos-A sjell veprën në 7 vëllime të enciklopedistit, eruditit dhe rilindësit tonë kombëtar Sami Frashëri. Kjo kolanë veprash e cila botohet me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së tij, paraqet mbi 30 vepra nga krijimtaria e Sami Frashërit me përmasa të mëdha dhe me vlera edhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, e ka takuar gjeneralin Wesley Clark një mik të vërtetë të kombit shqiptar. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë tē Meidanit: Takimi në Shkup me gjeneralin Wesley Clark, një mik i vërtetë i kombit shqiptar, ishte një moment i veçantë, sidomos këtë herë në rolin tim si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Figurat si Clark mbeten të qëndrueshme e vlerësuara pavarësisht kalimit të kohës – tashmë 25 vjet pas çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjes së Maqedonisë nga destabiliteti i krijuar nga regjimi i Milosheviçit. Ky takim mbarti për mua emocione e…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Organizatës Kulturore Humanitare MERHAMET zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Sofje, Bullgari. Delegacioni i OKH MERHAMET përbëhej nga Ridvan Xhaferi, kryetar; Bekim Sulejmani, koordinator për marrëdhënie me jashtë; dhe Xhihad Husejini, përgjegjës për projekte, të cilët u pritën nga Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit, Shkëlqesia e Tij, z. Ghazi Hamed Alfadli, dhe sekretarja, znj. Bushra Al Tarah. Gjatë këtij takimi, Ambasadori u njoh me aktivitetet humanitare, arsimore dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET. Gjithashtu, u diskutua për projektet e ardhshme dhe mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e programeve humanitare dhe zhvillimore, gjithmonë në shërbim…

Lexo më Shumë

Fitore mëse e merituar; rikthim historik… për Trumpin.Rishkruajte rregullat e lojës… Gati për bashkëpunim të frytshëm në 4 vitet e ardhshme-thotë Meidani, ripostuar nga Grenell. Richard Grenell, njeriu kyç i Presidentit të zgjedhur Trump për politikën e jashtme, ish shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shpërndan në faqen e vet në instagram vetëm … një postim nga Ballkani. Bëhet fjalë për postimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.. Në postim shkruhet: Urime Presidentit Trump për rikthimin historik dhe më shumë se të merituar. Përgëzime Partisë Republikane që e ngjyrosi me të kuqe krejt vendin! Vijon pastaj…

Lexo më Shumë