Author: IM

Nga Kim Mehmeti Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash. Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi. Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta të burrështetasve dhe politikanëve tanë. Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modular në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e…

Lexo më Shumë

Ndërsa në Serbi po zhvillohen protesta masive kundër qeverisë së Vuçiqit, një “top zanor” – një armë jo vdekjeprurëse – shpërtheu me një zhurmë të fuqishme, duke shkaktuar panik dhe kaos mes protestuesve të mbledhur për të nderuar viktimat e tragjedisë së fundit në Novi Sad. Sulmi, që ndërpreu minutat e heshtjes së për të vdekurit në Novi Sad, shkaktoi tronditje të madhe mes protestuesve. Çka është ‘topi zanor’? Topi zanor është një armë jo vdekjeprurëse që përdoret për të shkaktuar zhurma shumë të forta, me qëllim të çorientimit dhe frikësimit të turmave. Kjo armë përdor teknologjinë për të krijuar…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike, Asllan Koka ka reaguar ndaj skandalit të publikuar së fundmi për shitjen e tokës publike nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Koka kërkon hetim të rastit nga prokuroria publike, ambasada e SHBA-ve, institucionet përkatëse si dhe mediat që ta zbardhin këtë rast në detaje. Reagimi i plotë: Asllan KOKA Thirrje Publike për Prokurorinë Publike, Ambasadën Amerikane dhe Mediat! 🔴 Kërkojmë hetim të menjëhershëm për shitjen jotransparente të 7000m² tokë publike në qendër të Tetovës! 🔎 Faktet: Sipas informacioneve të publikuara nga një medium, 7000m² tokë publike në qendër të Tetovës (MONOPOLI) është shitur për…

Lexo më Shumë

Në emisionin më të ri të 🎙Ep.05 – Se.02 “Weconomy” bashkëbisedojmë me kryetarin e OEMVP, Mendi Qyra: Ku janë shqiptarët në hartën ekonomike të RMV-së⁉️ 🛑 Si e fitoj OEMVP-ja tatimin e solidaritetit në Kushtetuese⁉️ 🛑 Nisma e bizneseve shqiptare në Maqedoni në vitet e 90, e vështirë⁉️ 🔴 A kemi nevojë për institucione financiare⁉️ 🛑 Investimi në potencialin e resurseve humane, sfidë apo domosdoshmëri⁉️ Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=4s1Xhx8Tt-Y

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Nuk është bamirësi kur fotografohesh pranë sofrës së skamnorëve vetëm që bota ta sheh atë që ua ke dhënë, por përkundrazi, dorë bëmirëse është vetëm ajo që nuk i treguar as dorës tjetër se kënd ka ndihmuar. Nuk është bamirësi as ajo kur me dorën tënde e ndan të huajën dhe kur me lotët e skamnorëve bënë spektakle televizive, duke madhëruar kështu vetveten, por bamirësi është kur bëhesh i padukshëm dhe e mbron dinjitetin e skamnorëve. Bamirësi nuk është as kur nga parat e fëlliqura të hajdutërisë dhe drogës – vetëm për ta mbuluar fytyrën e vërtetë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Mickoski ka treguar edhe se për çfarë kanë biseduar me Meidanin. “Sot realizova takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani. Në takim biseduam për iniciativat e përbashkëta dhe mundësinë për avancimin e raporteve mes dy shteteve tona. Kemi hapur edhe tema nga interesi i përbashkët, me theks në projektet të cilat do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, shkroi Mickoski.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të pres në fund të marsit takimin e ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian. Almakos ka arritur të sheh agjendën e këtij takimi në detaje e që rezulton të mbahet saktësisht më datën 19 dhe 20 Mars në Shkup. Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës Reformuese lidhur me këtë plan strategjik. “Vendimi i BE-së është një njohje e përkushtimit tonë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në familjen evropiane”, thuhej në komunikatën…

Lexo më Shumë

Pr. Dr. Metin Izeti Nëse njerëzimi dëshiron të tejkalojë ankthin dhe shqetësimin që përjeton, mësimet e Muhammedit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) ofrojnë një udhëzim të thellë dhe praktik për të gjetur paqe dhe qëndrueshmëri. Ja disa arsye kryesore: 1.⁠ ⁠Besimi në Zotin dhe dorezimi tek Ai Muhammedi (paqja qoftë mbi të) theksoi rëndësinë e besimit të patundur në Allahun, edhe në kohët më të vështira. Ai mësoi se ankthi mund të zbutet duke kuptuar se Zoti kontrollon çdo gjë dhe se sfidat janë provë për të forcuar besimin. Ne Kuran thuhet: Mos u trishto, sepse Allahu është me…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave zyrtare të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”. Ai shpreh bindjen se Partia e Lirisë do të fitojë 12 mandate ne zgjedhjet e 11 majit. Ilir Meta shprehet se Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer. Presidenti i PL-se thote se për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar nuk kane mundur te kene kandidatë në 4 Qarqe. Sipas…

Lexo më Shumë

I pyetur se kush duhet të jetë kandidat për Strugën, Garip Kaba tha se, pa xhelozi, por në zgjedhjet lokale kandidati për këtë komunë duhet të jetë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pavarësisht se tha se, kanë bashkëpunim shumë të mirë me partnerët e tjerë të koalicionit. “Maqedonia është e vogël, ne njohim potencialet e secilës parti që funksionojnë në komunat përgjegjëse, konkretisht për strugën. Besoj që Aleanca për Shqiptarët është një fuqi politike e organizume, e etablume dhe e fuqishme në Strugë. Ne kemi bashkëpunim shumë të mire dhe të jashtëzakonshëm edhe me partitë simotra të koalicionit, këtu…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka filluar procedurë për vlerësimin e Metodologjisë së Regjistrimit për vitin 2021, gjë që u inicua nga kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi. Sipas njoftimit, me shumicë votash, Gjykata ka vendosur të zhvillojë procedurën për shqyrtimin e dispozitave kontestuese të Metodologjisë për përgatitjen, organizimin dhe realizimin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. “Shumica e gjykatësve dispozitat kontestuese i vënë në dyshim për ligjshmërinë e tyre, dhe nëpërmjet kësaj edhe për kushtetutshmërinë e tyre, sepse në bazë janë paraqitur dyshime…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikave Sociale dhe Demografisë, Fatmir Limani, në menyrë indirekte duket se ka pranuar që Ambasada Amerikane në Shkup i ka refuzuar vizën për një vizitë pune në SHBA. Postimi i plotë Fatmir Limani: ALI AHMETI! Arsyea e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithëçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendëlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare. Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdes’shëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes…

Lexo më Shumë