Author: IM

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish për arrestimet në rastin e zjarrit të Koçanit. Nga BDI thonë se pronari i klubit “Puls” ku vdiqën 59 persona, merret nga policia pa pranga, teksa ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me pranga dhe me prezencë mediatike. Reagimi i plotë: Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet. Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të…

Lexo më Shumë

Metin Izeti Nata e Kadrit (Lejletul-Kadr), e përmendur në Kur’an dhe traditën islame, është një nga momentet më të thella dhe më mistike të eksistencës njerëzore. Kjo natë, e cila bie në një nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit, simbolizon jo vetëm zbritjen e Kur’anit, por edhe një dialog midis përhershmërisë dhe kohës, midis Zotit dhe krijimit. Përmes Sures Kadr dhe haditheve të Muhamedit (a.s.), kjo natë shpalos dimensione filozofike që prekin thelbin e lirisë njerëzore, destinimin, dhe lidhjen midis njeriut dhe transcendencës. Nata e Kadrit është një metaforë ekzistenciale dhe një udhë e plotë drejt zbulimit të së…

Lexo më Shumë

Arben Taravari i cili ditë më parë mohoi të gjitha mundësitë se do ta jap dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë duke garantuar se atmosfera brenda VLEN është më e mirë se kurrë, ka dhënë sinjalet e para se pas 6 prillit mund t’i jep drejtim tjetër përcaktimit tij politik, përkatësisht mund të rikthen orientimin e vjetër, shkruan Alsat. Kështu të paktën mësohet jo zyrtarisht nga mbledhja që mbrëmë patën liderët e VLEN ku Taravari ka kërkuar mirëkuptimin e liderëve të tjerë deri më 6 prill kur do ta mban Kuvendin e partisë, në të cilën do të vendos…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi , është arrestuar nga policia. Ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndalimit të tij. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ai është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi rastin, shkruan Pacenzurë. Rustemi ka mbajtur disa pozita të rëndësishme publike, kryesisht pas ardhjes së BDI-së në pushtet, duke qenë një nga figurat kyçe në sektorin e infrastrukturës dhe transportit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë detaje rreth shkaqeve të arrestimit të tij.

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, në konferencën për shtyp mbi situatën e pacientëve të lënduar në Koçan është pyetur edhe për zhvillimet e fundit politike. Taravari konfirmoi se krerët e VLEN-it kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së djeshme por se në momentin që do të ketë diçka konkrete, opinioni do të njoftohet. “Po kishim mbrëmë takim me liderët e VLEN-it, ishte atmosferë konstruktive dhe natyrisht në momentin që do të kemi një vendim final, opinioni do të informohet”, tha Taravari.

Lexo më Shumë

Në emer të Iniciativës ZERO – ju falenderohemi që iu bashkuat protestës prej nZERO! Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, ju ishit aty – të pranishëm, të zëshëm dhe të vendosur për të dërguar mesazhin se nuk harrojmë. Viktimat nuk janë thjesht viktima të tragjedive – ato janë viktima të një sistemi të kalbur nga korrupsioni, krimi, paaftësia dhe neglizhenca institucionale. Ka nga ata që kanë tentuar ta njollosin këtë protestë, t’i japin ngjyrime partiake, t’i vënë flamur të huaj mbi diçka që është thellësisht nismë qytetare, nismë e të rinjve me ndërgjegje. Ne fillojmë nga ZERO – sepse aty ku…

Lexo më Shumë

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkovic, i cili është njëherësh edhe përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të agresionit të NATO-s në Serbi. BDI ka publikuar foto nga eventi, ndërsa e quan akt të turpshëm dhe provokim të hapur praninë e tij krah presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik. “Turp dhe provokim – Qeveria në krah të Dodikut në Beograd Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sonte në Beograd me Dodikun dhe Nikoliqin në përkujtimin e përvjetorit…

Lexo më Shumë

Një dramë e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Volkovo të Shkupit. Një qiraxhi me disa të shtëna ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte, si dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, pas çka është vetëvrarë. “Sot (24.03.2025), rreth orës 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Volkovo, Shkup, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku disa persona janë lënduar. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N., nga plagët e marra, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Një i…

Lexo më Shumë

Amir Shabani nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë qytet, që siç thot ai, kanë formuar Njësi Speciale Civile me 9 persona, e në mesin e tyre kanë avansuar dhe policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor. Shabani shkruan se në vend të suspendimit, polici tashmë është inkuadruar në ekip elitar. Reagimi i plotë: LAJM I KEQ PËR BASHKËJETESËN NË KUMANOVË‼️ Të nderuar, Nga dita e djeshme, MPB paska formuar një Njësi Speciale Civile në Kumanovë prej 9 vetave, në mesin e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ivon Veliçkovski Nëse operacioni “T’ia ngarkojmë fajin shqiptarit (Bekteshi)” ka sukses, atëherë hetimi për “dështimin zinxhiror” do të kthehet vetëm në një procedurë për fshehjen zinxhirore të përgjegjësisë. Që nga momenti kur “Puls” u bë “diskotekë” në vitin 2012 deri në mëngjesin fatkeq të së dielës më 16 mars: • në MPB (ministrat, përmes shefave të policisë dhe mbrojtjes nga zjarri, nën kompetencën e tyre), • në komunë (dhe kryetarët e komunës tani të arrestuar), • në Ministrinë e Transportit (ministrat, përmes shefave të njësisë rajonale të emëruar prej tyre), • në UJPD dhe DPI (drejtorët e tyre, përmes…

Lexo më Shumë

MPB njofton se sot (22.03.2025), në orën 12:48, punonjësit e policisë nga Departamenti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga M.E., pasi ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 104 km/orë në një zonë të banuar ku shpejtësia e lejuar është 50 km/orë. Për më tepër, M.E. po drejtonte automjetin pa një leje drejtimi të vlefshme. Kundër tij do të ngrihet një akuzë penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të një automjeti motorik”.

Lexo më Shumë

“Dhimbja është edhe e jona” theksoi ambasadori bullgar në vend Zhelazko Radukov duke komentuar tragjedinë në Koçan. Në intervistë për BTV ai theksoi se Bullgaria ka qenë ndër vendet e para që ka qenë e gatshme të ndihmojë, për çka institucionet shtetërore nuk i kanë pritur kërkesat formale për ndihmë. Sipas Radukovit, bullgarët duhet të jenë krenar për mënyrën se si funksionon shteti dhe institucionet në ndodhi të tilla. “Plaga është e madhe, dhimbja e të afërmve, e njerëzve të dashur, e një shoqërie të tërë është zemërthyese. Kjo dhimbje është edhe e jona. Në momentet e vetmisë, lotët e…

Lexo më Shumë