Fronti opozitar shqiptar ka akuzuar BDI-në dhe zv kryeministrin Artan Grubi se po përvetësojnë projketin strategjik të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10. Sipas opozitës shqiptare Artan Grubi keqpërdor prezencën Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, për të mbuluar skandalet me donatorë partiak të BDI-së, të cilët njëherit do të jenë edhe ndërtuesit e autosdradës së korridorit 8. “Sikur të mos mjaftojë fakti që Artan Grubi keqpërdor rolin e tij për të peronalizuar suksesin, sikur të mos mjaftojë fakti që në mes të projektit vlon konflikti i interesit, duke qenë se kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenjë…
Author: Emad
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe ai i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ishin të ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike. “Ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes…
Siç mëson Almakos nga burime të konfirmuara brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, së fundmi janë shpallur non grata tre diplomatë rus, përkatësisht do të dëbohen nga vendi jonë për thyerje të kodeksit diplomatik në veprimtarinë e tyre të dyshimtë. Emrat e dëbuar rus i ka parë redaksia e Almakos dhe bëhet fjalë për këshilltarët politikë I. Hropjaçkov, A. Rozhdevsdvenski, si dhe S. Popov atashe, i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike. Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e…
Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë, Sot jemi këtu për t’ju njoftuar se ne – një grup deputetësh – të partive AlternAtivA – Lëvizja BESA – Lëvizja Demokratike, sot kemi dorëzuar interpelancë për punën e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski. Ndonëse Lubomir Joveski meriton më shumë interpelanca dhe thirrje në përgjegjësi, sepse nuk është kurrfarë lajmi të themi se Prokuroria Publike është bërë njëra nga ministritë e kësaj qeverie, megjithatë arsyeja themelore e kësaj interpelance është kulminacioni i punës së tij jokonsistente, jontrasnparente, kontraverse dhe humbja besimit publik ndaj institucionit të Prokurorisë Publike…
“Мbrëmë kishim rastin të shohim një teatër nën regjinë e BDI-së për përvetësimin, privatizimin dhe familjarizimin e projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Sikur mjetet për financimin e projektit t’i japin nga xhepat e tyre, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe familjet e tyre, e jo të gjithë taksapaguesit. Ndërkohë, Artan Grubi u mundua ta mbulojë një skandal të ri korruptim me një pjesë të nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor ‘’Bechtel dhe Enka’’. Për këtë arsye sot i parashtrojmë këto pyetje për të cilat presim përgjigje. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se…
Siç mëson ekskluzivisht Almakos më 15 Shtator komisioni disciplinor do t’i vendos në shqyrtim propozimet për procedurat disciplinore të ngritura ndaj dy prokurorëve Fatime Fetai dhe Sasho Rajçev. Prokurorja Fetai dyshohet se ka bashkëpunuar me pronarin e dënuar me vendim gjykate të portalit Dokaz M, Marjan Stamenkovski. Ndërsa, Rajçev, sipas burimeve në Prokurori, do të shqyrtohet nga komisioni për sjellje joprofesionale. Për të dyja rastet janë dorëzuar prova që duhet të vlerësohen nga Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore. Ndërkohë, sipas informatave të Almakos Shefi i Prokuroris së Lartë të Shkupit Mustafa Hajrulahi, ka ngritur edhe një procedur për shpifje…
27 muaj rresht Agim Islami i rastit “Alfa” po pret në burg nëse do të ketë rigjykim të rastit të tij. Gjykata Penale nuk po mund të merr vendim për përsëritje të rastit për shkak të vendimit që po e pret nga Supremja lidhur me të akuzuarin tjetër në këtë lëndë Almir Dërplanin. Ish i akuzuari në “Alfa” Ramiz Dauti thotë se zvarritjet që po bëhen nëpër gjykata, po i kushtojnë Agim Islamit. “Neve na pengon për shkak se 16 muaj gjykata e Apelit, tash 3 muaj gjykata Supreme dhe po bëhen 20 muaj, plus ne kemi dërguar edhe një…
Është e pamundur që Nikolla Gruevski të kthehet i lirë në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas zv.kryeministrit Artan Grubi, ndikimi i neneve të ndryshuara në Kodin Penal në aktakuzat e Nikolla Gruevskit është shumë i vogël. “Nikolla Gruevski me këto ndryshime në Kodin Penal, as në ëndër nuk mund ta shohë kthimin në Maqedoninë e Veriut”, tha shkurt Artan Grubi në Klan Debat. https://www.youtube.com/watch?v=ASO_NatGJMw
Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë – Shkup. Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative. “Nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim të tunelit, njoftojnë nga LAMM. Do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.
Gjatë ditës së somte sikurse të koordinuar krerët e partive opozitare, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA, dhe Afrim Gashi nga Alterntiva, përmes statuseve në rrjetet sociale i kanë parashtruar pyetje të ndryshme publike kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, përcjell Almakos. Izet Mexhiti ka pyetur: “A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasporti javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAEKTORIA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet…
Prodhuesit e makinave po mbledhin të dhëna për shoferët dhe pasagjerët. Fondacioni Mozilla në një raport për 25 marka makinash dhe 15 kompani prodhuese konkludon se të dhënat e mbledhura, që përfshijnë që nga gjendja shëndetësore, aktiviteti seksual dhe koeficienti i inteligjencës, për t’ua shitur ato agjencive të zbatimit të ligjit, por edhe të tjerëve. Studiuesit zbuluan se prodhuesi japonez i makinave Nissan kishte pranuar se mund t’u shesë informacione për aktivitetin seksual të shoferëve dhe pasagjerëve, inteligjencën dhe diagnozën shëndetësore ndërmjetësve të të dhënave, agjencive të zbatimit të ligjit dhe kompanive të tjera. Prodhuesi gjerman Volkswagen tha se mund…
Kompania britanike “Scrap Car Comparison” ka kryer një hulumtim interesant në bashkëpunim me kompaninë konsulente londineze “Censuswide”. Në bazë të analizës me shoferë të Britanisë së Madhe, u konstatua se cilat vetura drejtohen nga shoferët më inteligjentë, shkruan The Sun. Gjithsej 27 marka veturash u përfshin në hulumtim. Konsiderohet se dy të tretat e popullsisë kanë një nivel inteligjence (IQ) ndërmjet 85 dhe 115 pikë. U zbulua gjithashtu se vetëm 2.5% e njerëzve janë jashtë normës, ose për shkak të një rezultati nën 70 ose, në ekstremin tjetër, për shkak të një rezultati mbi 130. Hulumtimi i kryer nga “Scrap…